top of page

Kasam Shaqirvela: SEÇ PO BIE NJË KAMBANË

  • 27 minutes ago
  • 1 min read

SEÇ PO BIE NJË KAMBANË

(gjuhës sonë amtare)

 

Nuk shndrit Dielli që dhuron jetë, as

Nuk buzëqesh Hëna që ndriçon natë

Kumtçe kur bie një kambanë...

Dhemb shpirti e qanë zemra te çdo nënë

Për atë gjuhën e vet, fort të dëlirë

Ta mësojnë fëmijët si është më mirë.

 

Kush e prek gjuhën e nënës...

E ka hak mallkimin e nëmës

Atë gjuhë perëndie që është hyjnore

Thoshte Josif Bagri, ndjesë pastë

Mosni, “taqe-vaqe” kur keni tuajën,

Folne atë të nënës dhe jo të huajën!

 

Atë të Nënëlokes sonë shekullore

Gdhendur në shpirtin tonë,

Ajo mijëravjeçarja prore...

Tingëllimën e kambanës s’e dëgjon

Ai që është shurdhmemec...

Atë ndërgjegja nuk e lejon, po

Edhe i verbti atë nuk e sheh

Se nuk e ka, ose shkarravinë me teh.

© Kasam Shaqirvela

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page