top of page

Minush Hoxha: A është gjëndja në Kosovë patundueshëm pesimiste?

  • 1 hour ago
  • 2 min read

Optimizmi për ardhmëri!

Kudo e nga do mësyejnë reagime pakënaqësie nga gjëndja ekzistuese në Kosovë. Dhe të gjitha reagimet apostrofojnë subjektin e fajësisë: pushtetarin i cili në ushtrimin e pushtetit të dhënë nga populli, votuesi, qytetari, devijoj shkaku i interesave të veta, deri në shkallë urrejtjeje dhe cytjeje edhe për ndonjë mënyrë reagimi nga e kaluara më herët.

Dhe, bëhet pyetja nëse ka një rruginë, një shteg, një vrimë të dilet aty ku diktoj synimi shekullor. Synimi që në vete mbërthen histori të trishtë e tragjike njëherit edhe endërren për një ditë jo sikur kjo.

Tek e vështroj realitetin me shumë kurreshtje, nga çdo anë e skutë duke kërkuar një deriçkë ikjeje nga kjo, një llampinjon që më ndriçon rrugen nga do ia mbathi, se ç'më del para me tërë bukurinë, syrin largëpames, guximin e vendosmërinë të këtheses së shpëtimit, GRUAJA SHQIPTARE-KOSOVARE, KUDO E KURDO. Gruaja që me përgjegjësi e betim Zotit, përtrinë specien e njeriut. Gruaja që pa frikë e shqetësime po substituon burrin e ngathtë e të devijuar dhe po shpie popullin, shtetin, jeten nga ardhmëria. Çguxim e çmençuri kishte në qenien, shpirtin e sajë, e çtrajtim çnjerëzor që i bëhej. Gruas që përtrinë e di të drejtoj familjen, të zotëroj politiken e shkencen, që zotëron oratorinë si në kohëra, që njeh maestralisht teknologjinë digjitale, që ka sensin e përcepton domethënësinë e diplomacisë, që di, organizon dhe avancon kulturen dhe mondensinë e femres, që di të jetë edhe nënë, edhe mësuese edhe mësimdhënëse universitare, edhe drejtuese institucioni shkencor dhe të gjithë vokabularët tjerë që paraqiten domosdoshmëri për zhvillimin e një njeriu, shoqërie e shteti.

Ndaj, njeri, qytetarë, popull i Kosoves, davaris disfatizmin, dhe shih sot ate që do ndërtoj sot e neser vision i gruas tonë të shenjtë. Patjetër që magji e sajë do na shpie tek një ditë të qetë e të lumtur, mu sikur e kemi endërruar me shekuj.

Shkrimet e fundit

bottom of page