top of page

MIKU IM FABULIST


Pierre-Pandeli Simsia dhe Bardhyl Mezini

Nga Pierre-Pandeli Simsia

* * *

Miku im fabulist është ndër fabulistët më të mirë në Diasporën Shqiptare. Ai shkruan, shkruan gjithmonë fabula, godet në shenjë me sarkazmën, me fabulat e tij të pëlqyera e të suksesshme. Miku im është bir Vlore, por jeton prej shumë vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Jetën e tij e jeton midis Vlorës së bukur bregdedare dhe Çikago-s së bukur dhe të ftohtë. Edhe pse në moshë pensioni, miku im fabulist, jeton me vendin e tij dhe tonin bashkë, me Shqipërinë tonë të dashur, me klimën e trazuar të politikës shqiptare dhe, si i tillë, ai i thurr aq bukur, aq mjeshtërisht fabulat e tij. Miku im fabulist shkruan në heshtjen e tij të plotë, pa e menduar se me krijimtarinë e tij letrare do vlerësohet me ndonjë certifikatë vlerësimi për ta "valvitur si flamur fitoreje" atë vlerësim në rrjetet e ndryshme sociale për ngritjen e lavdisë së tij; ato certifikata të shumta e pa kriter ndër krijues të ndryshëm letrarë dhe, ata të vlerësuarit që kënaqen me klikimet e shumta, pëlqej, like nga miqtë e tyre të njohur dhe virtualë në rrjetet sociale dhe komentet e fryra, ato komente që janë bërë bajate nga lexues të ndryshëm që klikojnë dhe komentojnë pa i lexuar fare ato çfarë na sjellin krijues të ndryshëm letrarë për ti lexuar. (Ah, ato certifikatat e shumta vlerësimi nga juritë e ndryshme dhe amatore që krijohen dhe u shpërndahen pa kriter krijuesve të ndryshëm letrarë, pavarësisht krijimeve të tyre me nivele të dobët krijimi, pavarësisht se e shkruajnë gjuhën tonë të bukur me gabime të ndryshme, pa përmendur gabimet gramatikore, e megjithatë, ata ato, vlerësohen, pa përmendur edhe fakte të tjera kur të ashtuquajturit anëtar-ë-e të kryesisë së ndonjë shoqate vlerësojnë veten e tyre me certifikata të ndryshme...!!!) Krijimtarinë e tij letrare, fabulat e tij të pëlqyera, miku im i shpërndan vetëm në rrjetin e tij privat social, në fb e tij. Miku im nuk është vetëm fabulist i talentuar, ai është njeri me personalitet të lartë njerëzor, i nderuar, i respektuar, nga familja, familjarët e tij, nga miqtë dhe shokët e shumtë. Miku im fabulist është burrë fisnik, intelektual i urtë, fjalëpak, por mendjendritur në krijimtarinë e tij letrare fabulistike. Miku im fabulist është bashkëshort, prind shembullor që së bashku me bashkëshorten zonjën e tij fisnike kalë lindur, rritur dhe edukuar fëmijë të mbarë shembullorë. Ai është gjysh i lumtur. Është në nderin dhe kënaqësinë time që kam një mik të tillë edhe pse jetojmë në shtete të ndryshme këtu në Amerikë. Miku im fabulist ka një emër të ndritur dhe të nderuar. Ai quhet: BARDHYL MEZINI, shembull, i urtësisë, i inteligjencës, i qytetarisë, i mirësisë, intelektuali, që çdo njeri do dëshironte të ishte në miqësinë e tij.


141 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page