Miho Gjini: QYFYRE NË NDARJEN E VITEVE
- Prof Dr Fatmir Terziu
- 2 hours ago
- 2 min read

Nga Miho Gjini „Mjeshtër i Madh“
Pasi lexova “qyfyret” me emrin “TMERR!” të poetes Natasha Lako, mu kujtua i ndjeri dhe i pazëvëndesueshmi Dritëro Agolli, tek më rrëfente vargjet satirike të pabotuara të A.Z.Çajupit për “Kandarin e prishur!” që më ngjau si analoge me “Vrimën e lauruar” këto vitet e fundit, që “lëshoka energji të pa para” edhe për Jurinë tonë.
Dhe “HOPA!”, më shkoi truri tek vjershëtori i Zagorisë Kiço Spiri që tha se ishte “Nga poetët më i miri, që lojti botën nga Fiqiri!” me librin e tij , “dedikuar shoqeve”, ku justifikohej për “kandarin e prishur!”. Dhe që pastaj shkoi tek varri i Andonit e tha:”Andon Zako, flijë i qetë, vendin tënd e zura vetë!”...
E, që thoni ju, “gjuha vete, ku dhemb dhëmbi”,tek “trokitjet e mia në Drejtorinë e librit”, që më së fundi, në kohën e “mbylljes së siparit” të jetës,mundësuan botimin e librit “BREZI I ARTË I AKTRIMIT”,-një projekt ambicioz,- për 25 aktorët tanë të rinjë, që kanë shkuar në Evropë (me talentin e tyre) , para se të vejë shteti ynë, duke hequr “të zit’ë e ullirit” me Alda Bardhylin, që me vuri si kusht edhe oponencat përkatëse të bashkëpunëtorëve shkencor e artistikë, që nuk u pagua asnjeri e as autori i tyre , po vetëm Shtëpia Botuese, që i thanë autorit kryesor (që jam unë, mos qofsha!) dhe jo titullarit, që:“të mos kemë asnjë shqetësim, se edhe ata do të mbështeten!”, duke më hedhë “degë më degë “e mbushur “trastën me gurë” dhe karocën time ortopedike me 130 copë libra, që “t’i shesë si librarët e rrugës!”, nga të cilat në Akademine e Arteve u blenë prej studentëve, vetëm 5 (!?). Duke e ndjere veten të turperuar me profesora e Mjeshtëra Arti që e bënë të mundur daljen e ketij botimi shkencor me vlerë, si për Universitetin e Arteve, edhe per lexuesin (sikundër shkruajnë vetë oponentët). O Perëndi e Madhe ku je?!…..
Në kete “hulli burokratike” dhe “çorganizim të organizuar”, ky njeri i gjymtuar nga burgjet e DIKTATURËS, (që jam përsëri unë i ziu e mavriu!), me eksperience krijuese 65 vjeçare dhe me 40 botime, i dekoruar me “Urdhërin më të lartë të Shtetit” qysh në vitin 2005, në “moshë të thyer”, i lutet së fundi Alda Bardhylit qe ta shikoj edhe mundësine e paraqitjes së këtij libri të dobishëm , për krijimin e mundësive që t’i paguaj, jo me pensjonin tim të jetesës, po me rivleresimin e këtij risku!….
“E ç’farë thua Zotrote?! Ke “brigje” e “Shtigje të tjera” për të hequr!,-sikur më tha Kiço Spiri,-Të është “prishur kandari”, o i ziu njeri!” Dhe asnje përgjigje nuk me erdhi më …Veç asaj që tha kjo zonjë që është vendosur “të merret me librat”: “Asnjë shqetësim për këtë pjesë” të muhabetit,-më shkruan ajo! Dhe, e pa shkruar:”Vrimën” që duhej “mbyllur” e mbyllëm me sukses!”
Ah, moj Natasha e Mevlanit, më tu lumtë goja e pena! Qesha se s’qaja dotë! Se po keshtu e paska thënë edhe AJNSHTAJNI I MADH: "Nuk mund ta zgjidhësh një problem, në të njejtin nivel, me të cilin u krijua!"
ATIKË,më15 jenar 2026









Comments