top of page

Mihal Gjergji: RRËFENJË PËR KOHËN E MBRETIT

  • Aug 9, 2025
  • 1 min read

 

S'm'i mblodhe fjalët në një letër

t'i shihja vetë së gjalli

Ma mori frymën brengë e vjetër

me të s'më tret as varri

 

Cigari tjetër digjte buzën

tymonte Remziu

Nën hi të fshehur mbante shpuzën

nuk fliste dot fatziu...

 

"...Opingat vesh e dal te fshati

bëj të kaloj rrëpirës

Në kryevënd e vuri fati

të birin e lavirës!

 

Vëlla i tij n' oborr të 'mbretit'

si qeni bën hyzmet

Tjetri këtu, në mes miletit

do nder edhe rryshfet

 

I pari maskë e buzëqeshje

si ëngjëll brenda djallit

I dyti gjarpër dhe në ecje

ngjason në pikë të hallit

 

Marazi shpirtin ua ngushtonte

nga goja nxirrnin vrer

Kur ndodhte halli të të çonte

të hidhnin në defter

 

Moçal i natës shtigjet mbylli

dhe dyert e shkollimit

Dy drurë të shtrembër të një pylli

litarët e varrimit..."

 

Nuk ngjyhet pena në urrejtje

i thonja mikut tim

"Ndërgjegjia ime nuk ka brejtje

as shpirti plot trazim!"

 

Tepelenë, Shtator 1990.

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page