top of page

Mihal Gjergji: DETI IM, BRENGA IME



 

Dhe unë, si ti, rënkime plot’

I mbaj në zemër për ngamot

Dhe pres, dhe hesht, jam vetmitar

Ti gjen një shkëmb dhe dallgën plas

Xhindosur prapsesh me maraz

Këtu liman, më tutje – varr…

 

Mua askush s’më thotë; “Vëlla,

Duro, se jeta dhimbje ka…”

Prandaj kundroj pushtetin tënd

Që kthen në lodër kush guxon

Dhe jetë e fat i flak’ në hon

Pastaj qetohesh përnjëmënd

 

Ç'mistere fsheh, o përgjimtar?

Unë mes gërmadhash s’di ç'të marr

Andaj sodis e brengën tret

Por ti gjëmon tallaz e shkumë

Pulbardha klith e s’bën dot’ gjumë

Laje dhe yllin tim, o det! 

 

Vlorë, Dhjetor 2020

33 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page