top of page

Mehdi HYSENI: Serbia si shtet agresor

Jul 27
5 min read

Barometri diplomatik

Prof.Dr.Mehdi HYSENI

Serbia si shtet agresor, të përjashtohet nga OKB-ja ! !



-JO vetëm Qeveria e Sveçles ta dënojë racisten Snezhana Paunoviq, por OKB-ja dhe BE-ja ta sanksionojnë Serbinë si shtet racist dhe gjenocidal

-Kjo, sipas Kartës së OKB-së dhe parimeve e normave të së drejtës ndërkombëtare, është detyrë e bashkësisë ndërkombëtare, jo vetëm e Prishtinës dhe e Tiranës zyrtare !

-Edhe sa kërcënime, edhe sa përzierje në punë të brendshme të Kosovës së pavarur, edhe sa spastrime etnike duhet të bëhen nga Serbia, e kjo të mos përjashtohet nga OKB-ja ( si shtet agresor dhe gjenocidal në Ballkan) ???

-Para së gjithash ky duhet të jetë shqetësim serioz për OKB-në dhe për BE-në, sepse lidershipi i Serbisë me Aleksandër Vuçiqin (president), me Ivica Daçiqin “mali Sloba” siç e quajnë oponentët e tij në Beograd e Serbi (ministër i Brendshëm), me Ana Bërnabiqin (kryeparlamentare e Serbisë) përditë po kërcënojnë dhe po frikësojnë popullin e Kosovës, dhe më gjerë, se gjoja “Kosova është Serbi” !?

Kjo sintagmë jo vetëm se është përmbajtja e racizmit dhe e gjenocidit serb ndaj shqiptarëve, por edhe e justifikon racizmin e shprehur të Snezhana Paunoviqit të deklaruar botërisht në intervistën e s-aj më 11 korik 2026 në “TV Kurir” të Beogradit.

Gjithashtu, këtë parullë shumëshekullore raciste gjenocidale e dëshmon edhe Kushtetuta në fuqi e Serbisë (2006) ku Kosova është sanksionuar si pjesë e territorit integral të Serbisë!?

-Nuk janë këto argumente të mjaftueshme, që OKB-ja ta përjashtojë Serbinë nga struktura e saj paqësore dhe demokratike , duke qenë se kolonializmi hegjemonizmi, ekspansionizmi dhe imperializmi gjenocidal i Serbisë ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë Etnike (1876- 2026) , ka karakter shumëshekullor, ku “Qëllimi i përhershëm i Serbisë është zhdukja e popullit shqiptar nga trojet e tij shekullore, duke zbatuar terror, gjenocid shtetëror të institucionalizuar dhe masakra shumë të gjera, si në të kaluarën, ashtu edhe sot, kështu do të vepronte edhe në të ardhmen…”(Shih: Akademik Prof.Dr. Mark Krasniqi, “Kosova Sot”, “Dukagjini”, Pejë, 1992/36), ashtu siç ka deklaruar edhe Snezhana Paunoviq për “TV Korir” të Beogradit, më 11 korrik 2026)

Deri kur OKB-ja dhe BE-ja, do ta heshtin sundimin kolonial gjenocidal të Serbisë në territoret etnike shqiptare në Ballkan (Preshevë, Bujanoc, Medvegjë, Kurshumli, Novi Pazar…etj.)?

OKB-ja dhe BE-ja ta sanksionojnë Serbinë për RACIZMIN e saj kolektiv , jo vetëm verbalisht dhe në mënyrë të izoluar rastin e Snezhana Paunoviqit !

Duke qenë se Snezhana Paunoviq s’është “sensacion”, por, recidiv i kolonializmit gjenocidal serb ( XII – XXI) !

Prandaj, nuk mjafton vetëm shpallja e saj persona non grata në Kosovë nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës.

Ndonëse ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla me plot të drejtë e ka denoncuar deklaratën raciste fashistoide të Snezhana Paunoviqit, ministre e Administratës Publike dhe Vetëqeverisëse Lokale të Republikës së Serbisë, duke e sanksionuar me penalizimin “persona nongrata”, për shkak të prononicimit të saj publik në “TV Kurir” të Beogradit, se gjoja “ të kishte qenë në vend të Slobodan Milosheviqit, do t’i kishte zhdukur shqiptarët e Kosovës përmes spastrimit etnik, duke i deportuar në vendin e tyre-amëz-Shqipëri” !? (https://www.jutarnji.hr/vijesti/svijet/snezana-paunovic-izazvala-skandal-izjavom-o-ciscenju-kosova-15727795).

Përmbajtja e kësaj deklarate fashiste dhe raciste e ministres serbe të qeverisë së Serbisë së Aleksandër Vuçiqit nuk është fare e para, as kurrfarë “novus” për zhdukjen e shqiptarëve në territoret e Shqipërisë Etnike në Ballkan. Por daton që nga shekulli XII e deri më sot në shekullin XXI. -E, nuk do të jetë as fundit, sepse “Serbët qyshkur u bënë fqinjë me shqiptarët vazhdimisht u përpoqën për t’ua rrëmbyer shqiptarëve trojet e tyre shekullore….Këtë e dëshmon edhe “Naçertania” e Ilija Garashaninit (1844), ku shprehimisht dëshmon se qëllimi i përherhshëm i Serbisë duhet të jetë përtëritja e perandorisë mesjetare e car Dushanit, e cila në shekullin XIV kishte pushtuar Shqipërinë, Greqinë dhe pjesë të tjera të Bullgarisë.Këtë Program të zhdukjes fizike dhe territoriale të shqiptarëve nga trojet e tyre autoktone shekullore e ka në zemër çdo qeveri serbe për të dalë në Detin Adriatik në Durrës dhe në Detin Egje në Greqi për të krijuar Serbinë e Madhe…” (Po aty, akademik Mark Krasniqi,”Kosova Sot”, 1992, f.11-12).

Kush është Snezhana Paunoviq ?

Përgjigjja:

-NJË KOLONISTE DHE RACISTE E PEJËS , DORA E DJATHTË E SLOBODAN MILOSHEVIQIT, E ALEKSANDAR VUÇIQIT, E IVICA DAÇIQIT, E SPS-it etj.

- Kjo nuk është kurrfarë sensacioni politiko-propagandistik, sepse kërkesa e saj për zhdukjen e kombit shqiptar në Ballkan, nuk është vetëm ndonjë “novus” i kryekriminelit Slobodan Milosheviq, i cili së bashku me Ivica Daçiqin (ministër i Brendshëm i Serbisë; me Aleksandër Vuçiqin (president aktual i Serbisë); me Vojislav Sheshelin(kryekriminel çetniko-fashist i Partisë Radikale Serbie); me Dobrica Qosiqin (“babai” shovinist dhe racist i kombit serb, shkrimtar dhe akademik i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Serbe në Beograd)… e qindra të tjerë, siç janë Vaso Qubriloviq (akademik); Ivo Andriq (nobelist dhe akademik serb) të njohur me “elaboratet” e tyre politike dhe propagandistike për zhdukjen e shqiptarëve të Shqipërisë Etnike në Ballkan; me Universitetin, me Kishën Retrograde Politike Ortodokse Serbe: me masmediat, me publicistikën dhe me qindra e mijëra vepra “shkencore” ishin të një mendjeje dhe “ industri e përbashkët” institucionale shtetërore-kishtare( kakofonike dhe simfonike) strategjike dhe gjeopolitike për spastrimin etnik të kombit shqiptar në Ballkan, që nga periudha e shekullit XIV të car Dushanit. Këtë e dëshmuan edhe në dekadën e fundme të shekullit XX, kur Kisha serbe me shtetin dhe me “miletin” serb kryen gjenocid mbi 2 milion e gjysmë shqiptarë dhe mbi Kosovën e Shqipërisë Etnike (1989-1999).

Pa dekolonizimin e Serbisë , Ballkani, përherë, do të jetë në luftë, si shkak dhe pasojë e militarizmit dhe e imperizlizmit shekullor serbomadh !

Ky është problemi, jo vetëm racizmi si rast i “izoluar” i Snezhana Paunoviqit !

Pra, së pari OKB-ja dhe BE-ja ta penalizojnë Serbinë si shtet kolonial dhe gjenocidal në territoret etnike shqiptare në Ballkan,

Së pari, Serbia të vihet nën sanksione ndërkombëtare për racizmin dhe fashizmin e Snezhana Paunoviqit !

-Jo panik, retorikë, vulgarizim, dramatizim, ja “mjafton” vetëm “shpallja persona nongrata” e racistes Snezhana Paunoviq nga Ministria e punëve të Brendshme të Kosovës, por urgjentisht nevojitet penalizim ndërkombëtar të Qeverisë së Snezhana Paunoviqit, duke qenë se kjo ministre ka shkelur të gjitha normat dhe parimet e së drejtës ndërkombëtare me deklaratën e saj kërcënuese për “zhdukjen” e shqiptarëve në Kosovë !

- Habit fakti, qysh KS i OKB-së ende nuk e ka denoncuar Serbinë (kolektivisht si shtet, jo vetëm Snezhana Paunoviqin) për racizmin kolekti serb !?

Gjithashtu, habit fakti pse Qeveria e Shqipërisë urgjentisht nuk ka thirrur seancën e jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit në OKB për të denoncuar dhe përjashtuar Serbinë nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, sepse kjo me politikën e saj raciste antishqiptare po kërcënon paqen, lirinë, stabilitetin dhe sigurinë kolektive të Ballkanit, përkatësisht të BE-së.

Një tolerance e tillë ndaj sjelljeve, veprimeve dhe ndërhyrjes së Serbisë në ështje të brendshme të Kosovës, një ditë mund t’i kushtojë shumë shtrenjtë paqes, sigurisë, stabilitetit dhe integritetie e bashkëpunimit të vendeve ballkanike.

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page