top of page

Mehdi HYSENI: Ku është Çmimi Nobel për paqësorin Donald Trump?!

  • 5 hours ago
  • 6 min read

Barometri diplomatik


Prof.Dr.Mehdi HYSENI


Ku është Çmimi Nobel për paqësorin Donald Trump?!


1.  I cili pas shtatë muajsh të mandatit të tij,  së bashku me administratën e vet me mjete paqësore  zgjidhi “7 kriza përkatësisht koflikte  të armatosura ndërkombëtare. Lind pyetja, pse deri tash Komiteti i Nobelit në Osllo të Norvegjisë,  ende  nuk ka shpërblyer me ÇMIMIN NOBEL Prsidentin e SHBA-së, Donald Trump ?!.  

2.  -Pse OKB-ja e as BE-ja deri tash nuk kanë nominuar presidentin paqësor Donald Trump, që të laurohet me ÇMIMIN NOBEL për PAQE,?!

3.-Pse Kosova deri tash nuk e ka propozuar presidnetin Donald Trump, që të shpërblehet me ÇMIMIN NOBEL të PAQES ?!


Trumpi me “Bordin e Paqes, tanimë shpalli detantin në shkallë ndërkombëtare, duke përfshirë Kinën dhe Rusinë, si dhe gjithë Ebropën Lindore


-Të gjithë ata që e keqkuptojnë dhe e keqinterpretojnë ndryshe vecse si REND TE RI BOTËROR, do të ngelin në margjina të rendit të vjetër ndërkombëtar, të kufizuar dhe izoluar në fushëveprimtarinë e tyre në SISTEMIN E RI BOTËROR MULTIPOLAR, të prirë nga “Bordi i Paqes së Dolad Trump-it.

-Donald Trump si Gjenerali Charles de Gaulle, synon detantin, sigurinë, paqen dhe bashkëpunimin e Evropës Perëndimore me atë Lindore, ashtu sikur që ish-presidenti francez Charles de Gaulles në vitet e ’60 dhe 70 e vendosi rendin e ri paqësor botëror : “PREJ URALIT DERI NË ATLANTIK” , duke përfshirë gjithë Evropën Lindore të kampit të shteteve socialiste të Bashkimit Sovjetik (1959- 1970).

Kjo ishte e vetmja alternativë e shmangies së përdorimit të politikës së forcës, si dhe të shpërthimit të konflikteve dhe të luftërave mes shteteve socialiste dhe kapitaliste të Evropës Perëndimore dhe Lindore.

** * Donald Trup: “I Would love to have China, Russia on Board of Peace”.( https://gulfnews.com/world/americas/would-love-to-have-china-russia-on-board-of-peace-trump-1.500449364) .

Këtë kërkesë imperative Presidenti  i ShBA-së, Donald Trump e dekalroi me rastin e inaugurimit të Bordit të Paqes, më 19 shkurt 2026 në Uashington.


Donald Trump si De Gaulle, i hapur dhe paqësor ndaj Evropës Lindore !


Kjo filozofi politike vizionare e presidentit Donald Trump shpie drejt shtendosjes së marrënieve bilaterale politike me Rusinë, për shkak të ndërhyrjes ushtarake në Ukrainë, më 24 shkurt 2022. 

Duke qenë se  Bordi i Paqes, është i hapur për të gjitha vendet e bashkësisë ndërkombëtare. Jo vetëm ndaj botës perëndimore, por edhe asaj lindore duke përfshirë  edhe Rusinë dhe Kinën për të cilat shprehet se të dyjave u ka dërguar letër zyrtare, që të marrin pjesë në themelimin e Bordit të Paqes, më 19 shkurt 2026 në Uashington.

Këtë ndër të tjera e dëshmon edhe Platofrma e tij, ku Presidenti Trump ka ftuar për aderim, edhe Kinën, edhe Rusinë. Mirëpo, deri tani ende nuk ka përgjigje nga Moska dhe  nga Pekini, por kjo nuk do të thotë se këto dy fuqi të mëdha botërore nuk do t’i bashkohen Bordit të Paqes  të presidentit Donald Trump, ngaqë do të ishte në interesin e tyre për normalizimin e marrëdhënieve me Amerikën dhe me Evropën Perëndimore si partnerë strategjikë globalë për zgjidhjen e problemeve dhe konflikteve ndërkombëtare.

Kjo do të ishte në interesin e përbashkët të paqes me karakter universal të bashkësisë ndërkombëtare.

Ky do të ishte kompromis ideal  i Moskës dhe i Pekinit në bashkimin e Bordit të Paqes Amerikane, sepse do t’iu mundësonte  pjesëmarrjen e tyre të përbashkët në zgjdhjen e problemeve, të krizave dhe të konflikteve ndërkombëtare. Ipso facto ky do të ishte vendosja e sistemit multilateral të marrëdhënieve ndërkombëtare, përkatësisht e Rendit të Ri Botëror.


S’ka Rend të Ri Botëror pa ndryshimin e Kartës së OKB-së  


Puna e parë  e strategëve të krijimit të Rendit të Ri Botëror, është ndryshimi i Kartës së Kombeve të Bashkuara, sepse ajo është “plakur”  sidomos në dyzet vitet e fundit pas epilogut të Luftës së Ftohtë mes dy superfuqive botërore (SHBA dhe BRSS) më 1989/90 të shekullit XX, u dëshmua e pafuqishme në zbatimin e  së drejtës ndërkombëtare dhe të dispozitave të Kartës së saj, duke qenë se, veç “regjistrimit”, konstatimeve të konflikteve dhe luftërave rajonale mes shteteve të ndryshme deri në luftën e Ukrainës më 24 shkurt 2022, nuk ka  zgjidhur asnjë  problem dhe konflikt të armatosur ndërkombëtar. 

Çdo konflikt, mosmarrëvesje a luftë që ka ndodhur gjatë periudhës së pas luftës së ftohtë (1990) ka për pasojë shkeljen e normave dhe të parimeve të Kartës së Kosmbeve të Bashkuara  (Serbia bëri 3 gjenocide kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës, gjatë viteve 1990-1999; Rusia bëri agresion luftarak kundër Ukrainës, dhe qe 4 vjet po e lufton Ukrainën,  mirëpo,  as Serbia gjenocidale e as Rusia  ende nuk janë penalizuar nga OKB-ja ?!) dhe të së drejtës ndërkombëtare. 

–Atëherë,  shtrohet pyetja e logjikshme kujt i duhet kjo OKB statike, përkatësisht spektatore e zhvillimit të ngjarjeve dhe problemeve ndërkombëtare, pa kurrfarë diplomacie preventive dhe,  ndërrmarrje konkrete të ndëshkimit legal sipas parimeve të Kartës së Bashkuar dhe të së drejtës ndërkombëtare, duke i sanksinuar dhe përjashtuar nga OKB-ja si vende agresore dhe gjenocidale, që kanë ndikuar dhe ende po ndikojnë duke u përzier direkt dhe indiretkt në punë të bendshme të shteteve fqinje, si dhe në destabilitetin  dhe në sigurinë e sistemit të marrëdhënieve ndërkombëtare .


Politika e forcës të zëvendësohet me politikën e koekzistencës aktive paqësore


Ndryshe  njerëzimi, edhe më tej, do të ushqej ëndrra të kota dhe iluzion  shpresëdhënës, se një ditë në shtëpitë e tyre (fshat e qytet) do të agojë paqja, liria dhe pavarësia e tyre. (Ndoshta), por përdorimi i forcës nuk sjell paqe, as zhvillim, as emancipim, as përparim e as civilizm, përpos shkretim, mjerim, varfëri dhe tirani mesjetare të mohimit të drejtave dhe të lirive të njeriut në mbarë botën. 

Prandaj, ka ardhur koha që OKB-ja, të revidojë Kartën e saj sipas kërkesave më të reja të kohës, sepse indiferenca, neutraliteti, staqtus quo-ja  ndaj problemeve, konflikteve, krizave dhe luftërave në skenën ndërkombëtare, impoon domosdonë e novelimit të Objektivave dhe parimeve të Kartës së Kmbeve të Bashkuara.


Presidenti i Bordit të Paqes, Donald Trump ka të drejtë ekskluzive të kërkojë revidimin e Kartës së OKB-së !


Këtë urgjencë të ndryshimit të Karts së OKB-s, pa dyshim se  e paralajmëron edhe formimi i Bordit të Paqësor të Amerikës me presidentin e saj  Donald Trump në krye, i cili u themelua më 19 shkurt 2026 në Uashington, ku participojnë më se 40 shtete me mjetet e tyre humanitare, sponsoruese, financiare, adimistruese, investuese dhe të pjesëmarrjes në kontingjentin paqësor ndërkombëtar të trupave ushtarake të tyre për ruajtjen e paqes dhe të siurisë në Gaza sipas Platofrmës së parashikuar ndërkombëtare të Bordit të Paqes, të prirë dhe monitoruar nga presidenti Donald Trump.

Meqë  Bordi i Paqes është përcaktuar për realizimin dhe respektimin moral, juridiko-ligjor dhe demokratik të idealeve të paqes dhe të sigurisë kolektive në dimensione botërore, atëherë  është krjetësisht e arsyeshme, që  të kërkojë ndryshimin e Kartës së Kombeve të Bashkuara, të cilat kanë stagnuar në zgjidhjen e konflikteve dhe të mosmarrëveshjeve mes shteteve të ndryshme, gjatë periudhës së pas luftës së ftohtë (1989-2026).


OKB-ja të jetë humane, efektive ,pragmatike dhe  moderne në përputhje me kërkesat e bashkësisë ndërkombëtare


Vërtet, Bordi i Paqes së Trupmit nuk është substitut i OKB-së, por  ka kompetencë dhe autorizime ligjore , që në emër të mbrojtjes dhe të sigurisë së vlerave të Rendit të Ri Botëror  dhe të paqes, të kërkojë novelimin e dispozitave të Kartës së Bashkuar.

-Ukraina po digjet qe 4 vjet,  OKB-ja po hesht !”


-        Akoma s’ka zgjidhje nga OKB-ja !?


-        -Ashtu sikurse nuk ka zgjidhje edhe për aderimin e Kosovës në OKB, sepse qe më se një dekadë VETO-ja e Rusisë ka “betonuar”  ndryshimin e Rezolutës 1244 të OKB-së për Kosovën (10 qershor 1999), e cila nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, ndonëse Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka vlerësuar ligjshmërinë  e shpalljes së Repubkikës së Kosovës, më 17 shkurt 2008, se është në përputhje të plotë me normat dhe me parimet e së drejtës ndërkombëtare (https://www.voal.ch/pozita-juridike-nderkombetare-e-kosoves-nga-prof-dr-mehdi-hyseni/edop/opinione/).

-       Prandaj, është urgjent dhe më se i domosdoshëm që Bordi i Paqes, përkatësisht presidenti Donald Trump të zgjidhë edhe problemin e Ukrainës, ashtu sikurse tanimë kanë filluar negociatat e grupeve (nën monitorimin e amerikanëve) në Gjenevë mes palëve në konflikt (Rusia dhe Ukraina).

- OKB-ja statike, duke “ruajtur” VETO-n e Rusisë kundër pavarësimit të Kosovës, nuk sjell kurrfarë risie noveluese të zbatimit të parimeve të saj në frymën e së drejtës ndërkombëtare e as të Rnedit të  Ri Botëror të Donald Trump, themelet e të cilit   i hodhi më 19 shkurt 2026 në Uashington me rastin  e nënshkrimit të “BOrdit të Paqes”, ku është I hapur të gjitha vendet e bashkësisë ndërkombëtare, duke përfshirë edhe fuqitë e mëdha botërore, Rusinë dhe Kinën si bashkëthemeluese dhe pjesëmarrëse të këtij RENDI TË RI BOTËROR , që do të fillojë me zgjidhjen e konfliktit  izraelo-palestinez në Gaza.\, sepse pa zgjdhjen e tij në mënyrë paqësore, koekzistenca aktive pqësore dhe zbatimi i së dejtës ndërkombëtare, si dhe Karta e Kombeve të Bashkura, do të mbeten “peng” vetëm si “dekor” juridiko-ndërkombëtar, pa kurrfarë efekti në shtendosjen e marrëdhënieve  ndërkombëtare. 

Prandaj formimi i Bordit të Paqes së Trump-it, është OFERTË e sinqertë, e ligjshme dhe demokratike për të gjitha vendet e bashkësisë ndërkombëtare, që në vend të përdorimit të forcës, të zbatohet   KOEKZISTENCA AKTIVE PAQËSORE për të shpëtuar njerëzimin nga luftërat katastrofike, që pas përfundimit të luftës  së ftohtë kanë “vërshuar” në rajonet e ndryshme të  botës.

Për këtë arsye, presidenti Trump deri tash, do të duhej të fitonte ÇMIMIN NOBEL për PAQE, sepse siç ka deklaruar për shumë masmedia dhe takime  të deriashme me shumë liderë të huaj., ka parandaluar, përkatësisht ka zgjidhur këto  kriza dhe konflikte : “ India – Pakistani; Israeli – Irani; Egjipti – Etiopia; Tailanda - Kamboxhia, Serbia  - Kosova; Ruanda – Republika Demokratike e Kongos; Armenia – Azerbejxhani…” (https://www.factcheck.org/2025/08/addressing-trumps-claims-about-ending-multiple-wars/)

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page