top of page

Mehdi HYSENI: Barometri diplomatik

  • 6 hours ago
  • 4 min read

Barometri diplomatik



Prof.Dr.Mehdi HYSENI


Marco Rubio(Amerika), Kaja Kallas(BE) dhe Albin Kurti (Ballkan) një asset i artë për Rendin e Ri Botëror

-Kur dikur tre kryeliderët e tri fuqive të mëdha botërore (Amerika, Mbretëria e Bashkuar dhe BRSS-ja) : Franklin D. Roosevelt, Winston Churchill dhe Joseph Stalin në Konferencën e Jaltës (1945) arritën marrëveshjen historiko-politike, diplomatike dhe ushtarake, që të formojnë RENDIN E RI BOTëROR ( që zgjati jo më pak se 81 vjet pas përfundimit të Luftës Dytë Botërore, atëherë, pse sot më 15 shkurt të vitit 2026 në Konferencën e Sigurisë së Munihut , ku po marrin pjesë mbi “1000 pjesëmarrës ( presidentë, kryeministra, ministra të jashtëm e diplomatë me 150 delegacione të tyre…etj”, të mos nënshkruhet Marrëveshja e paqes dhe e sigurisë kolektive ndërkombëtare –RENDI I RI BOTËROR, i firmosur nga Sekretari Shetëror Amerikan, Marco Rubio, nga Kaja Kallas (përfaqësuese e lartë e BE-së dhe Albin Kurti, kryeministër i Kosovës (Kisinxheri i Ballkanit).

Kjo nuk është utopi, por realitet, sepse atë çfarë deklaroi Marco Rubio në Samitin e Sigurisë Ndërkombëtare në Munih, (14 shkurt 2026), koha është urgjente që të krijhet një REND I RI BOTËROR, ku do të transformojë doktrinën dhe parktikën e funksionimit të sistemit të marrëdhëmieve ndërkombëtare, i cili që nga ’90 të shekullit XX, me mbylljen e kaptinës, së Luftës së fotohtë (1989) pati ngelur pa ekuilibrin e tij, ku si pasojë pati shumë konflikte dhe luftëra rajonale brenda dhe jashtë kontinentit të Evropës. Ndër të tjera. Siç theksuan disa nga liderët politikë në Konferencën e Sigurisë së Munihut (13,14, 15), se vërtet, është koha për të ndryshuar rendin e vjetër në atë të ri botëror, në mënyrë që të mos rrezikohet siguria, bashkëpunimi dhe paqja në Evropë, si dhe më gjerë në sistemin e marrëdhënieve politike botërore.

Marco Rubio, Kaja Kallas dhe Albin Kurti së shpejti do të ndryshojnë rendin e vjetër botëror !

Këta liderë politikë do t’ia arrinë qëllimit që të ndërtojnë një REND TË RI BOTËROR, nëse rigorozisht zbatohet e Drejta Ndërkombëtare dhe, nëse kitvizohet dhe reformohet Karta e Kombeve të Bashkuara, duke vën në jetë PARIMIN E KOEKZISTENCËS AKTIVE PAQËSORE ndëmjet fuqive të mëdha botërore, që është i domosdoshëm për krijimin dhe ruajtjen e ekuilbirt të marrëdhënieve politike ndërkombëtare. Ndryshe, çdo rend i ri pa zbatimin e koekzistnecë aktive paqësore, do të dështojë sikurse ai “vjetri” që po ikën, siç deklaruan disa nga kryeliderët evropianë dhe amerikanë në Samitin e Sigurisë në Munih (13,14,15 shkurt 2026).

Këto tri personalietete të shquara dhe vizionare për ndërtiminn e një RENDI TË RI BOTËROR , ku drejtësia, paqja, siguria, bashkëpunimi dhe demokracia, patjetër do të valorizoheshin dhe mbroheshin si vlera thelbësore universale ndërkombëtare, me vullnetin, me idenë, me konceptet e qarta për një jetë më të lumtur, të begatë, në paqe dhe në liri, garantojnë ardhmërinë dhe ekzistencën e gjithë bashkësisë njerëzore. Këto janë tri figura të shquara, që me angazhimin e tyre serio, moral, intelektual, profesional, politik dhe diplomatik mund të ndryshojnë rendin e vjetër botëror (1990-2026), i cili përpos viktimave dhe shkatërimeve të njerëzimit nuk la asgjë më të dobishme në favorin e drejtësisë, të zhvillimit dhe të përparimit tӕ gjithmbarhsëm njerëzor në dimensione ndërkombëtare.

Marco , Kallas dhe Albini po synojnë paqen dhe sigurinë kolektive në frymën e drejtësisë dhe të koekzistencës paqësore, jo të përlgijgjes së recidivave të “luftës së ftohtë” dhe të “përplasjes së qytetërimeve” siç pati paralajmëruar para 30 e sa vitesh Samuel Hunington në librin e tij “ The Clash of Civilizations …”

Siç bëjnë të ditur masmediat, së këndejmi, edhe gazeta “Kosova Sot”, Sekretari Departamnetit Shtetëror Amerikan, Marco Rubio, para se të nisej për në Munih të Germanisë, ku më 13,14 e 16 2026, do të mbahet Konferenca e Sigurisë Ndërkombëtare, në Mryland (nga Baza Ajrore Andrews deklaroi : “Bota po ndryshon shumë shpejt para syve tanë. Bota e vjetër ka ikur – sinqerisht, bota në të cilën u rrita – dhe ne jetojmë në një epokë të re në gjeopolitikë, dhe kjo do të kërkojë nga të gjithë ne që të rishqyrtojmë se si duket kjo dhe cili do të jetë roli ynë,” (https://www.kosova-sot.info/lajme/761259/rubio-bota-e-vjeter-ka-ikur-jetojme-ne-nje-epoke-te-re/

Këtë shpresë të madhe për mbarë njerëzimin e paralajmërojnë “tri dallëndyshet” e Amerikës, sekretari shtetëror Marco Rubio, Sekretarja e Jashtme e BE-së, Kaja Kallas dhe Albin Kurti kryeministri Kosovës, të cilët me plot të drejtë po kërkojnë krjimin e një RENDI TË RI BOTËROR, ku alfa dhe omega do të jenë ZBATIMI i rregullave, i normave dhe i parimeve të së drejtës ndëkombëtare, si dhe rigorozisht zbatimin e dispozitave të Kartës së Kombeve të Bashkuara, e cila më nuk do të jetë vetëm “teatër kazaçok” i VETO-s së fuqive të mëdha, por pronë legjitime dhe legale e barabartë për të gjitha (193) vende anëtare të OKB-së.

Për t’u mënjanuar ky gabim i deritashëm antidemokratik, nevojitet që Karta e OKB-së të jetë e vlefshme dhe e zbatueshme për të gjithë anëtarët e saj njësoj, ashtu sikurse për 5 anëtaret e përherhsme të OKB-së me të drejtë VETO-je (Amerika, Kina, Rusia, Franca dhe Britania e Madhe). Për këtë qëllim domosdo nevojitet ridefinimi dhe ndryshimi i Kartës së Kombeve të Bahkuara. Ndryshe, nëse edhe më tej praktikohet kjo “metodologji” votuese në Këshillin e Sigurimit, s’ka dilemë se do të zhvlerësohet keq zbatimi i së drejtës ndërkombëtare dhe i vetëparimeve të Kartës së OKB-së.

Kjo padrejtësi, do të ketë për pasojë zhbalancimin e sistemit të marrëdhënieve politike ndërkombëtare. Fatkeqësisht ky fenomen negative i VETO-s në OKB qe më se një dekadë ka “gozhduar” Rezolutën 1244 të Kosovës, sipas së cilës Kosova nuk njihet si shtet i pavarur dhe sovran, edhe pse Gjykata e Drejtësisë e OKB-së në Hagë ka vlerësuar të kundërtën, njohjen e pavarësisë së Kosovës, sepse është shpallur në përputhje me normat dhe me parimet e së së drejtës ndërkombëtare.

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page