top of page

ME PYETI IM BIR



Me pyet im bir si shte koha juaj Me buzëqeshje dhe befasi pyeti Ndoshta mendonte nuk kam përgjigje Andaj qeshi më të madhin shpirt

Or biri im koha ishte vertët e njejtë Por mënyra e jetës ishte pak sa ndryshe Kombi juaj ,imi ishin në robëri të thellë Andaj përkonte edhe më errësirën

Reflektimi i dritës vetëm sa kishte filluar Me hapjen e shkollave këto kështjella drite Zhdukja e analfabetizmit ishte primare Hapja e shkollave ,por edhe univerzitetit

Hapat e para,pas sundimit Rankoviqian Ku shqiptarët i quanin njerezë me bishta Kishte shumë punë e mund për të berë Që nga kosova të largohëj errësira

Femra ishte ,qenje për mbajtje të kombit gjallë Shtëpijake të dëgjuara që mbanin familjën Baballarët ishin ata ustallar të devotshëm Që për gjithë çka vetëm ata ipnin përgjigje

Koha kaloi dhe gjithë çka ndryshoi për mirë U kuptua se pa shkollimin e femres ska jetëgjatsi Sepse ajo ishte edukatorja e parë e njerzimit Që rritë edukon fëmijët që në gjenëzë

Sot or birë edhe ne jemi këtu ku kemi arritur Me mund dhe djersë edhe shumë sakrifica Rruga që kemi trasuar që nga e kaluara e rëndë Ju takon juve të vazndoni drejtë horizonteve të reja

29-04-2021 Gjermani

 
 
 

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page