top of page

Me gishtin në tamth


Në vetmi plumbi me gishtin në tamth

Ç’të bëjë me gjithë këte kohen

E punë fare

Si t’i shmangë këto shikime neveritëse

T’atyre me sensin si peri të hollë

T’ atyre që mbajnë veten shenjtëri!

Ato pëshpëritjet. qorr dysyeshi! Treni hiku pakëthimshëm

E ky gënjen veten: me tren do shkoj në jeten e ëndrres!

E dini

Jo që më shpiu koha meskine aty ku dashti

Me at tekin mësuar nëpër shekuj

Jo!

Ajo! Rrahagjoksja pa zemer që nuk pranë me llafe

Jo! S’del sekush të cenoj mëvetësinë time!

Nga mjeshtri kulmore Zoti më është bërë ajo!

Dhe

Kam mësua e ecur rrugëve pa pushtet kohe

Por-shih ti! disi, sikur mu cullakue jeta

E nuk isha mësuar ta shoh të tillë.

Tek më tërhoq brënda vetes-thellë

Se ç’më shploj veten të pa parë më parë.

Dhe, tek u gjeta vrik në labirint hutie

Nuk kisha emëra për at që më rrokte syri.

Tashti

Jam në udhëkryq pa rrugëtregues pushteti

Dhe nuk dij nga t’ia mbajë!

Rruges tek zgërdhaqet e ma urdhëron koha

Apo assaj që s’e gjejë dot në labirint mendjeje.

Sikur dëgjoj një zë tek vie nga vegimi:

I gjori!

Treni i ka hikur ka sa e ky pret të nis udhen me te.

m.m.h.8.3.23.

14 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page