MBRËMJA E FUNDIT E MATURËS



(Fragment nga romani „Matura 72“

Nga Sakip Cami

Ishte korriku i vitit 1972. Bënte nxehtë. I nxehtë korriku. Ne kishim mbrëmjen e fundit të mbarimit të shkollës, mbrëmjen e maturës. Kishim marrë dëftesat e pjekurisë. Dëftesat ishin me fotografi. Para nesh ata që mbaronin shkollat e mesme sidomos ato profesionale merrnin diploma. Por edhe kjo lloj dëftese me fotografi dhe e ilustruar ishte një pikturë e vërtetë, që të hapte në mënyrë magjike dyert e jetës.

Si çdo herë edhe këtë rradhë mbrëmjen e vallzimit, mbrëmjen e maturës do ta organizonim në palestrën e shkollës. Na ishin ofruar edhe vende të tjera si në kinokubin e qytetit, në sallat e ndërmarrjeve me të cilat kishim patur lidhje ndër vite, por ky vend na sillte shumë kujtime, të cilat donim t’i kishim para sysh.

Vajzat ishin veshur me rrobat më të mira që kishin. Disa kishin prerë e qepur fustane e funde vetëm për këtë festë. Buzëqeshja seicilit i lexohej në sy. Por kishte edhe djem e vajza, që në fytyrë ju lexohej trishtim. Një nga shokët nuk gëzohej fare sepse duke mos plotësuar mesataren nuk kish