Marsyas
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Apr 30, 2020
- 1 min read

Marsyas
Sokrati ishte i varfër, nga një familje e shtresës së ulët, por fuqia e fjalës së tij ishte e jashtzakonëshme. Megjithëse kishte një farë besimi në shoqërinë e lartë athinase, ai tregohej i kujdesshëm ndaj saj. Fjalimet e Sokratit, që kur ishte gjallë, krahasoheshin me muzikën e satyrit Marsyas, i cili duhej vetëm të vinte fyellin e tij në buzë për të magjepsur njerëzimin. Mitologjia thotë se Marsyas u ‘muar sysh’ për shkak se mburrej me talentin e tij. Apollo u hakmuar dhe trupin i tij e hodhi nga një shkëmb që u bë burim i lumit Marsyas. Në Romën e lashtë, Marsyas u bë gjithashtu eponimi i Marcii, një nga popujt e lashtë të Italisë. Nga emri tij lindi edhe koncepti filozofik “parrhesia” - të folurit e së vërtetës përballë parisë, sy-për-sy me të fuqishmit.
“Dallimi midis jush dhe Marsyas”, i thotë Alcibiades Sokratit gjatë një bisede, “është se ju mund të sillni të njëjtin efekt pa asnjë instrument - me asgjë përveç disa fjalë të thjeshta, madje as me poezi. Dhe zemra ime hidhet dhe lotët fillojnë në sytë e mi....Ky Marsyas i ditëve të mëvonshme, këtu, shpesh më ka lënë në një gjendje të tillë mendore sa jam ndjerë se thjesht nuk mund të vazhdoj të jetoj ashtu siç kam bërë ... Ai më bën të pranoj që ndërsa po e kaloj kohën time në politikë, unë jam duke lënë pas dore të gjitha gjërat që janë duke qarë për vëmendjen në veten time”. Sokrati, kur kishte qenë ushtar në luftë, i kishte shpëtuar jetën gjeneralit athinas, Alcibiades.
Astrit Lulushi ne asnje rast, nuk ulet te shkruaj, se paku te publikoj, nese nuk ka dicka per te thene. Qofte edhe thjesht per ta ne kujtuar se Ata qe kane njohur e shpjeguar Njeriun dhe Shoqerine Njerezore, nuk kane folur thjesht per veten e tyre, madje as per kohen e tyre. Se Koha gjithnje eshte e Njeriut. "Ai më bën të pranoj që ndërsa po e kaloj kohën time në politikë, unë jam duke lënë pas dore të gjitha gjërat që janë duke qarë për vëmendjen në veten time”. Sokrati i ka thene keto. Na jane sjelle prej Astrit Lulushit, si bartes i shkrimit te tij te mbrame.