top of page

Asllan Osmanaj: PËRPIKMËRI ME DASHURI


Nga Asllan Osmanaj

Dukuritë epiteto-metaforike


  Komandanti ynë me njëjtësimin Muço Muçaj, përfaqëson shtresimin e   njerëzve fisnikë. Fatmirësia e udhëtimit studentorë e një vijim, me njerëz të tillë, është gurë hapësinorë i nderuar. Rastisi që patëm një grup aq të mirë, sa ta kenë zili tjerët në Shqipëri e kudo. Ku ka meritë dhe Muçoja. Pa caktim muajsh moshorë, ne ishim kokëulur para tij. Përpikmëria me dashuri na fuste me krye në hi. Arsimimet e herëpasherëshme akademike dhe karriera e ngjitjeve nga baza deri në shkallët madhore e formësuan të fortësuar si njeri e drejtues. Për çdo detyrë me përpikmëri e përkushtim të përgjegjshëm. Magjia e arritjeve nderuese të M. Muçajt përkon me “çelësin” e artë të komunikimit e të veprimit të tij. I vlerësuar si kuadër me cilësi të veçanta dhe figurë të lartë kualifikuese. Me metodologji të frytshme në përgatitjen teoriko-vepruese me personelet e shkallëve të larta.

Pas çmendjes së elitave politike shumica e kuadrove të arrirë mbetën në udhëkryq. Trimi vlonjat në Fier, në krye të shoqatës “Tregëtisë e industrisë” ngjiti lartësi biznesi. U përball me rrezik jete dhe fuqiplotë, nuk u hakmuar kurrë. Dhe kriminelët e penduar përpiqen nga larg ta nderojnë. Thejshtësia e shpirtgjerësisë sa e rrit.

“Sëmundja” e dorëzanisë së krijimtarisë me urrejtjen, “nën e mbi vlerësuese” më tundon. Nga dashuria personale për të gjetur fjalët më të zgjedhura për Muçon, hamendësova veten. Ndaj, “provokova” fshehtasi dy zëra të zgjuar e të largët. Leonidha Shkurti : “… Muçoja, shokë i rrallë, i drejtë me të gjithë, mendja dhe syri i zgjuarsisë…”.

Alfred Biraçi: “… fjalëpakët e punëshumë, nivel i lartë i çiltërsisë së karakterit luftarak i të nderëshmit…”.

 Muçoja me veprimtarë të guximshëm; si Adem Ajdini, Nuri Shehu, Vasillaq Balca, Mehmet Hysi e të tjerë na përfaqësojnë plotësisht ne të largëtit e të pamundurit. Me pjesëmarrje e kurora, lule, çertifikata, dëshmi, mirënjohje tek familjet e kolegëve të ikur.

Kolegët që jetojmë në Shqipëri, orë e çast, shprehim vlerësimiet më të larta për të. Dukë vështruar dhe të larguarit prej vitesh, në kontinente të ndryshme; si Grigori, Xheladini, Pashoja, Besniku, Leonidha, Alfredi e të tjerë kur e kujtesojnë dhe nga gjumi ngrihen në këmbë në shenjë nderimi. E si mund të rri unë pa shkruar, pak fjalë të ëmbla meritore për Muço Muçajn.

Ime grua interesohet të gjejë ortake. Ato i gjegjen: “Asllanin e kemi idhull, por s’ka para…”. Unë i drejtoj tek Muçoja. “…shtatëgjatë, bukurosh, trim i zgjuar, ish-ushtarak madhorë, me arsimim e kulturë, biznesmen me para djerse…”. Vrullshëm sulen drejt tij. Makthi i tyre vijon : “… të nxjerrin “leje-liçensën”  e dorëzanisë së gruas…”. Gjasojmë, se të dy mbetem zbuluar. Urojmë ta kemi gjatë, komandantin tonë, gjallnikun që na nderon!

“QIELLGËRVISHËSJA” NGA KARROCA

Pas romanit tim të monografive “Pasaporta e Mjemalthit”. Pasojat e 31 korrikut 1975 të aksionistëve kombëtarë, nxënës e kuadro të shkollës së mesme të Tropojës ishin fatkeqe. Në lari drejtimesh e gjithfarëshe. Personazhi i tanishëm, Zyra Ahmetaj u ngjason befasues. U kurua brenda e jashtë vendit. Me gjithë kujdesjet e jashtëzakonshme pas dy përmbysjeve të tmerrshme, brenda ditës (në humnerë e në derë të spitalit) arriti të lëvizte me shkopinj. Përmbysja e tretë e ktheu përjetësisht në karrocë. Tash pesëdhjetë vjet me vuajtje dhe e panënshtruar. Bukuroshja fatkeqe që njëzet e një vjeçe asnjë çast nuk u përgjërua. Nisma falenderuese e saj, skajshmërisht e guximshme, nuk u pajtua me asgjë. Prindërit, katër vëllezërit, motra, njerëz me cilësi të shkëlqyera. Ata bënin të pamundurën për Zyranë. Ajo caktoi “kufinjtë” e provës mbijetësore. Ju lut të gjithëve që ta linin në qetësinë ku mund të “ecte”. Mori banesë në kat të parë, që të hynte e te dilte me shkopinjë e më vonë me karrocë. -S’dua të më shërbejnë, dua ta provoj veten - thoshte. Dhe ashtu veproi. Z. Ahmetaj është autore tekstesh këngësh, për fëmijtë, të rriturit e për vete. Madje dhe me përshtatje muzikore zanafilliane. Për skena dhe me klipe. Librat poetike të saj janë përkthyer në disa gjuhë. Ka një meritë cilësore për librat që përbëjnë bazën e vazhdimësisë për përurimet e festimet e fillestarëve. Veç poezive, publicistikës përditëshme ka botuar e vazhdon dhe me monografi. Librat e saj i ka përuruar në shumë vende evropiane. Faktoj rastin e freskët të Ambasadës Kosovare të Londrës, ku Zyrasë i lartësuan shkallë të reja për librat e saj. Që ndërtuan piramidën poetike me kurbën e nivelin ngjitës e rritës. Ajo thërret vëllezërit e nipat e shkon nëpër përurime kolegësh si në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë  e Veriut etj. Dhe edhe me “zor” bëhet protagoniste e çështjeve krijuese. Duart e Zyrasë kanë krijuiar e stilizuar veshje popullore në tërë mjedisin e shtëpisë. Të mahnit si përfshihet në veprimtari, shpesh si organizatore dhe drejtuese. Vallëzimi e këndimi mbi karrocë në çdo cep të mjedisit kulturorë. Bashkë me guximin e të vërtetës, secilit i shprehet sy më sy. Lexon, shkruan, nxiton t’i gjallojnë përjetimet. Kurdoherë me buzëqeshjen, syrin e zërin engjëllorë.

“HAPËSIRA” E PAFYTYRËSISË

Shpesh personaliteteve të shquara në shumicën e rasteve nuk iu thuhet asnjë fjalë në përcjelljet fundore. Thjeshtësia, tronditjet familjare të tyre mirëkuptohen. A mjafton heshtja kaluese me një fjalë të vetme ngushëlluese si i vetmi detyrim nderimi?! Me kaq, përfundon misioni i kolegëve, miqëve, bashkëpunëtorëve e veprimtarëve të tyre?! Me fikjen e trurit të të ndjerëve pse të shuhen jetët e veprat e tyre? Ku  është nisma e guximi i grupimit që i ka pëlqyer? Paaftësi, frikë a hipokrizi e të vërtetës?!

I kundërt kahu i disa tjerëve. Të afërmit që mundohen të shpërlajnë përcjelljen e të cofurve tregohen “të zellshëm modern”. Këtu s’është fajtorë vetëm ai që ikën. Tek bashkohen dhe dy kategori; si të interesuarit, po dhe paçavuarsit. Të dëshpëruarit e zemëruar përpiqen të gjallojnë nderin e vdekur. Po pse kthehen hipokritë të ndyrë; fjalëshkruesit e fjalëmbajtësit e nekrologjive. Kur gëzohen në heshtje, edhe se e dinë se i cofuri ish-rrenc, hajdut, përdhunues e kriminel i shumë dukurive nuk i dëgjon. Vërtet i gëzohen një grushti parash turpi. E drejta me alibinë e parave janë larg. “ I detyruar”, tek arkivoli, shkon shprehja: “Mbase tek të shumtit të gjesh qetësi duke marë këmbën zhag edhe për të tjerë si ti…”. Si i ngritni në qiell ata tipa? Ndjesa pa fajësi vesh çdo kënd me dobësi. Ata përcjellin e shpërndajnë të keqen duke gënjyer.

Se të pafytyrët si përcjellësit e të ikurit e ngordhur nuk e kanë çështje shpërfilljen e vetes.

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page