top of page

Magjia e Detit


Magjia e Detit

Nga Fatmir Terziu


Dashuria ime e parë, zemra ime e parë që rrahu ndryshe.

Ajo ishte e bukur në çdo aspekt

dhe madhështore në çdo vend.

Nuk ia kam ndjerë kurrë trupin përpara se të pikturoja detin.

Nuk ia kam ndjerë kurrë sytë përpara se të ndjeja fytyrën.

Kurrë nuk i kam ndjerë madhështinë para se të ndjeja krahët,

i ndjeja të vareshin në shpinë

dallgët sikur po praktikonin ngjyrën,

ishte ndonjë enigmë, apo po pozonte profil?


Dhe e doja aq shumë!

E pikturoja me zemër në hell,

me një ekuipazh stërkalash digjesha errësirës në gjumë,

ku unë isha kapiten.


Me ekuipazhin e ujtë

brodhëm, lebetitëm, kënduam, hëngrëm

e zhbëmë imazhin.


Dhe ne i bëmë të gjitha,

sepse çdo gjë që qëndronte në barkën time, e dinte trendin

me të zbardhej dhe ngrysej dita.


Oh nuk e shkundnim dot magjinë e detit,

as edhe një grimë.

Çdo ndjesi në barkën time, kthehej hajdut prej sikletit.

Ajo ishte nimfë.

17 views1 comment

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page