Lumit Buna
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Apr 29, 2020
- 1 min read

Lumit Buna (Ripublikim)

Nga Fatmir Terziu
Të kishin parë në ëndërr njerëzit tek “Kafja e Madhe” duke pëshpëritur me xhamat dhe sokakun e pazarit rrëshqisje i zmadhuar. Nguc e qesh. Si njeriu i asaj ane. Ia kishe dhuruar krapin njeriut që të dashuronte valën ia kishe parë gjirin e lënë jashtë “Rozafës” pikonte me dhimbje qumështin e saj të legjendës. S’erdha tek ty të pi, por të shuaj mallin, të shoh kofshët si shishe mbi biçikleta, vetëm ti ma di hallin, ndaj e drejtova me kujdes për tek ty timonin të bashkoj fijet e këputura stinëve të largëta kur të dy ndanim bashkë tollonin. Tek ty jam krehur e kam larë lotët, tek ty laheshin edhe fatet e të tjerëve, mos vallë i ke harruar? Vetëm ty të lejohej të puthje brigjet vetëm ti kishe vizë për botën e ndaluar tek ty deheshin zogjtë e mërguar tek ty mblidheshin edhe shirrat po kurë nuk e durove rrebeshin e tërbuar. Të kujtohet sa më doje, në atë stinë dhe gjatë sezoneve të provimeve më bëje shoqërinë? Ka mbetur në trupin tënd lakuriq kapaku i kuq i historisë prehet në flladin tënd të lehtë bilbili i Mjedës dhe të gjithë lulet që u vyshkën në rrjetë për hir të së vërtetës. Tashti po të lë të qetë, me njerëz bujarë e bletë, por të premtoj se do të vijë prapë, se malli të dyve na djeg në shpirt si fluturat në vapë, që s’kanë shërrim ndaj s’të them lamtumirë se do të dënesja me ngashërim.
Shkodër, Ura e Bunës, 24 Prill 2014
Vasil Vasili: Një poezi që të rrëmben me rrymën e saj të brendshme
edhe pse është shkruar për një lum shumë të qet.
Do ta quaja këtë poezi, emisar të poezisë.
Urime Dr. Fatmiri.
Nevrus Drita HyskaE bukur.
Xhahid BushatiNje mrekulli nga mrekullite e tua, Fatmir!
Agim CekajFlm profesorFatmir TerziuShum te falenderoj qe me dhe mundesin te kontaktoj me Dr Adrianin te jam mirnjohes shum flm te deshiroj cdo te mir ty dhe familjes tane🙏🙏🙏🙏
Pushkin DuljaMiku im fatmir ne keto kohra te veshtira qe po kalon shqiperija ju dhe dhe nji pjese intelektualesh te larguar i nevojitet shume vendit tone me respekte