top of page

Lluka Perone dhe Kuvendi Kulturor Arbëresh...




Dr Fatmir Terziu

Lluka Perone dhe Kuvendi Kulturor Arbëresh i 17 Majit


Dr Fatmir Terziu


Me emrin e studiuesit të pasionuar Arbëresh, poetit Lluka Perone, jam njohur në vitet tetëdhjetë. Një libërth i vockël i dhuruar nga mësuesi i pasionuar i Letërsisë Shqipe, Xhemal Xhepa, ndërsa shtyja orët e dezhurnit ushtarak në mjediset e katit të tretë të Shkollës më me emër të asaj kohe në Elbasan, “Dhaskal Todhri”, më bëri të hulumtoja më shumë në heshtje. Dhe kështu Biblioteka Kombëtare e Tiranësmë afroi disi më shumë, por fare pak në fakt. Ndërsa lexoja më pas disa fragmente të punimit të tij me shumë interes rreth riteve e zakoneve të martesës, këngëve të dashurisë, të dasmësetj. materiale të botuara në revistën “Kultura Popullore” (1981, nr 1-2), ndjeja atë që më ishte ngjizur për të hulum- tuar akoma më shumë. Kështu mësova se fusha e preferuar e veprimtarisë së Perrones mbeti deri në fund të jetës së tij ajo e hulumtimit dhe e studimit të trashëgimit të madh shpirtëror arbëresh, të botës së pasur dhe orrigjinale, të zakoneve dhe këngëve të lindjes dhe dasmës, të dashurisë; begatia dhe el- eganca e veshjeve popullore; orrig jinaliteti i mjeshtërisë tradicionale etj.


Jeta e Lluka Perone


Lluka Perone tërë hapësirën jetike të tij, që nga lindja e deri në ndërrimin e jetës më 27 Maj 1984, e ka thuajse një hapësirë ku gjendet dhe mishërohet sa vepra dhe orri- gjinaliteti i tij, aq edhe lidhja në rritje e fëmijës që më pas do të mbetej një shtyllë kul- turore në trashëgimi. Lluka Perone, lindi në Ejaninë të Kalabrisë (vend afër Frasnitës së Kozencës) në vitin 1920. Ai u formua në një mjedis ku ishte zhvilluar veprimtari e dendur dhe e gjithanshme në lëminë e trashëgimit kulturor arbëresh. Dhe kështu vetë ky mjedis që në lindje e ngjizi me udhën e përkushtimit ndaj vlerave.

Megjithëse kishte studiuar për jurisprudencë e letrësi frënge Perrone nuk e largoi asnjëherë lapsin dhe vëmendjen prej atij trashëgimi kulturor që iu shfaq e iu këndua që në djep, prej atij trashëgimi të madh shpirtëror. Ky trashëgim e mbajti gjallë nëpër shekuj mallin e pashuar për atdheun e orrigjinës. Pra ai vërtet stu- dioi për drejtësi dhe gjuhë frënge por ai ishte mbledhës i pasionuar i pasurisë folkloristike. Botoi vëllimin me përralla të mbledhura në ngulimet arbëreshe “Novelistika italo- arbëreshe” (1967). Pra, atë e tërhoqi në fillim fusha e pro- zës. Nëprmjet saj ai pati rast të depërtonte në një nga shtresat më të lashta etnokulturore ar- bëreshe. Fryt i kësaj pune ishte “Novelistika italo-arbëreshe” me 179 njësitë e saj, të rregjis- truara në Frasnitë, Ejaninë, Çift, Pllatani, Kastërnexhi e Farnetë dhe të sistemuara duke psur parasysh katalogun ndërkombëtar të përrallave, përfaqëson jo vetëm punën më të plotë e më të mirë të realizuar midis arbëreshëve, por edhe një arritje me interes për prozën popullore shqiptare në përgjithësi.


Veprat e Lluka Perone


Lluka Perone punoi me të njëjtin pasion edhe në lëmin e vjershërimit, duke dhënë ndihmesën e tij në zhvil- limin e poezisë arbëreshe. Ai botoi vëllimet me poezi “Lule Shkëmbi” (Kozencë 1968), “Hijea e ariut” (Kastrovilari 1969), “Vjershë lirie” (Kas- trovilari 1971), “Dërrudhëz” (Frasnitë, 1977) etj. Edhe në këto krijime ai u udhëhoq nga dashuria për vlerat mo- rale të botës shpirtërore të arbëreshëve.

Kështu emrin e tij në këtë përvjetor të kujtimit të jetës së tij, në përvjetorin e njëzetë e nëntë të vdekjes së tij, e gjejmë edhe në përmbledhjen “Antologji e poezisë bashkëkohore arbëreshe” të cilën e shqipëroi Nasho Jorgaqi dhe e botoi Shtëpia botuese “Dudaj” në vi- tin 2001. Në këtë përmbledhje janë paraqitur poezitë më të shquara të poetëve arbëreshë, ku krahas emrit të tij janë edhe emrat e Dushko Vetmo, Vorea Ujko, Karmell Kandreva, Pietro Napolitano, Xhuzepe Skiro di Modika, Xhuzepe Skiro di Maxho, Vinçens Belmonte, Kate Xukaro, Françesko Alti- mari, Xhuezepe del Gaudio, Matilda Ferraro dhe Enca Skutari.

Lluka Perone ka lënë edhe një tog materialesh në dorësh- krim. Dashuria me të cilën pu- noi Perrone g jatë g jithë jetës së vet për hulumtimin dhe studimin e trashëgimisë folk- lorike të ngulimeve arbëreshe, ndihmesa që ai dha për zhvil- limin e rilindjes së tyre kul- turore përbëjnë një shembull dinjitoz veprimtarie patriotike dhe shkencore që meriton të ndiqet dhe të përkujtohet edhe në Kuvendin Kulturor që i kushtohet 100-vjetorit të pa- varësisë së Shqipërisë (1912-2012), organizuar nga Mons. Donato Oliverio, peshkop në Ungër për arbëreshët në Ital- inë Kontinentale, të shtunën 11 maj 2013.


Ftesa e At Papàs Antonio BELLUSCI


Ashtu siç edhe citon në ftesën drejtuar meje studiuesi At Papàs Antonio BELLUSCI, “Arbëreshët, si mirë na tregon historia jonë letrare dhe shoqërore, që nga Kuvendi i Lezhës (1444) deri në ditën e sotme kanë mbajtur gjithëmo- në të gjallë ndërgjegjen kom- bëtare dhe kanë vepruar për pavarësinë e Shqipërisë.” Në këtë ftesë citohet se “Kuvendi jonë do të vërë në dukje lidhjet tona shpirtërore, kulturore dhe politike me Atdheun e parë, duke mbajtur të gjallë ritin bizantin, gjuhën emtare, zakonet, traditat, vallet, rapso- ditë dhe kujtimin e prindërve tanë të pavdekshëm, që kanë luftuar me Heroin Skënderbe.

Kështu me plot gojën mund të themi se interesi i shikimit të dritës së botimit të ve- prës së plotë dhe asaj të lënë në dorëshkrim nga Perrone, do të jetë edhe një vëmendje e këtij Kuvendi, pra edhe nga gjithë Komiteti organizator.


40 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page