top of page

Liljana Troqe: Magjia e xhazit!

  • Dec 13, 2024
  • 1 min read


 

Na ish një kohë në rininë time.

Kur na çonin të gjithëve në aksion.

Bëheshim gati me nga një valixhe.

Prej druri ish, por e lyer me bojë!

 

E iknim e zinim vënd në kapanone.

Të ngritura me dërrasa brënda dhe jashtë

Aty në ato shtretër ne vajzat flinim

Ashtu si dhe djemtē pak më larg!

 

Në mëngjes pa na dalē gjumi na çonte boria.

E rreshtoheshim për të ngrënë shpejt mëngjes.

Pastaj po në rresht na nisnin në punë.

Ku ngrinim hekurudhat nëpër Atdhe!

 

Por nuk na linin pa na argëtuar.

Na sillnin herë- herë ndonjë grup muzikor.

Dhe këndonim e kërcenim të dielave.

Ky ishte gëzimi, që na bashkonte fort!

 

Më shkoi mëndja tek një natë e bukur.

Kur një grup muzikor na erdhi një të dielë.

Ata këndonin e i binin bukur xhazit.

Hareja më ngacmoi një pasion të fshehtë!

 

I rashë xhazit atë natë të dielë feste.

E të gjithë shoqe e shokë rreth meje vallëzuan.

Nuk ma dinin këtë magji të fshehtë.

Nga im vëlla fshehurazi e kisha mësuar!

 

Dhe e provova xhazin edhe në Qerret.

Një fshat Elbasani tej grykave atje lartë.

Atje shkuam vullnetarë për higjen.

Por mbrëmjeve me xhazin i dëfreja sadopak.

 

Dhe sa herë bënim mbrëmje në aksion.

Të gjithë thërrisnin si në kor emrin tim.

Ngrihesha dhe nëse doja a s'doja.

Ishte dëshira e të gjithëve për atë argëtim!

 

                       Një ngacmim rinie

                       Liljana Troqe 2024

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page