top of page

La Maison de L'Albanie Francë aktivitet letrar shkrimtarit Aleko Likaj


La Maison de L'Albanie Francë aktivitet letrar shkrimtarit Aleko Likaj



Shkrimtari Aleko Likaj, që prej disa vitesh jeton, aktivizohet, krijon dhe shkruan nga Franca ka pasur një rast të veçantë gëzimi kushtuar promovimit dhe diskutimit letraro-profesional kushtuar librave të tij. Kështu ka qene takimi i zhvilluar para disa ditësh nga „Maison d'Albanians“. Takimi është zhvilluar në Paris dhe ka qenë sikurse e cituam vetëm për krijimtarinë e Alekos.

Në fletëpalosjen dhe njoftimin zyrtar të aktivitetit bie në sy përkushtimi i pankartës njoftuese dhe vetë aktivitetit letrar për tre novelat e tij: „Përrallë vjeshte“; „Kthimi i babait në shtëpi“ dhe „E Fshehta përvëluese“. Kështu më pas në Espace 26, Place Denfert-Rochereau, Paris 14 është folur gjatë nga emra të njohur të letërsisë shqipe për Alekon dhe krijimtarinë e tij.

Sikurse cituam organizator i eventit ka qenë La Maison de L'Albanie Francë, Albinfos, editions, dhe organizatori kryesor ka qenë shkrimtari, Luan Rama. Në një nënshkrim prezantues thuhet se evenimenti është kryer nën kujdesjen e Ficep, Forum des Instituts Cultures étrangers à Paris.

Më saktë, e diela e 18 Nëntorit 2023 në evenimentin e dedikuar shkrimtari Aleko Likaj ka qenë kryefjala e radhës dhe protagonistët e kanë thënë fjalën e tyre për këtë shkrimtar, që ka prurë tashmë mjaft tituj të vlerësuar në mjedisin letrar shqiptar.

Këto janë disa nga fotografitë e këtij evenimenti:




@copyrightwww.fjalaelire.com

78 views0 comments

Comentarios


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page