top of page

Këngëvaji - një buçetë vargjesh nga një zemër e mërguar


Ambasadorja Shkëndije Geci priti 26 maj, 2023 në ambasadë shkrimtarin Rizah Sheqiri

Rizah Sheqiri është anëtar i Lidhjes së Shrimtarëve të Suedisë që nga viti 1994, shruan recensione dhe kronika për gazeta të ndryshme në Suedi dhe është lektor i BTJ ( Rrjetit bibliotekar të Suedisë) për të cilët shkruan recensione që nga viti 1998. Ka magjistruar në Suedi në lëmin e Pedagogjisë dhe është autor e bashkëautorë i shumë librave shkollorë. Për krijimtarinë e tij, ai ka marrë shumë çmime.




Këtu po ju sjellim një recension të shkrimtarit, kritikut letrar dhe eseistit të njohur suedez Thomas Nydahl për librin e Rizah Sheqirit “Këngëvaji - një buçetë vargjesh nga një zemër e mërguar”, të shkruar në gjuhën suedeze por përkthyer edhe në shqip:

Recension

Secili njeri bart origjinën e vet të prejardhjes, rrënjët e veta, nga do që të shkojë

Rizah Sheqiri: ”Këngëvaji – një buqetë poezishë nga një zemër e mërguar”

(”Sorgesånger– en diktbukett från ett hjärta i exil”)

”Këngëvaji– një buqetë poezish nga një zemër në ekzil”-” Sorgesånger- en diktbukett från ett hjärta i exil” është një përmbledhje e poezive të Rizah Sheqirit të cilat për temë kanë kurbetin, mallin për atdheun, vujatjen në vend të huaj si dhe dashurinë e paskajshme për të mirën e gjithmbarëshme njerëzore.

Përmbledhja ”Këngëvaji – një buqetë poezish nga një zemër në ekzil” është e organizuar në gjashtë cikle në gjuhën suedeze dhe pjesërisht në gjuhën angleze

dhe secili cikël është i ilustruar me


Ndjenja e të qenurit pa strehë është një çështje e filozofisë klasike. Filozofja franceze Simone Weil ishte përpjekur ta refuzonte këtë duke thënë që njerëzit, për dallim nga drunjtë, i kërkojnë rrënjët. Gabimi vendimtar në rezonimin e saj është, që secili njeri bart origjinën e vet të prejardhjes, rrënjët e veta, nga do që të shkojë. Të kesh rrënjë nuk është e njejta gjë sikur të jesh dru dhe pa aftësi ndryshimi e zhvillimi.

Shumë njerëz të kësaj bote moderne posedojnë diçka më shumë se sistemin e rrënjve, më shumë se vetëm një strehë. Kjo ndodhë kështu nga një rrethanë ndjesore ose thejsht nga një rrethanë fizike e praktike. Në këtë kohë të globalizmit duke pasë parasysh çdo lloj trysnie, ekonomike dhe politike, disa prej nesh përpiqemi të fshihemi ngastrat vetanake. Në frymën e Volterit në të vërtetë ne kultivojmë kopshtin tonë. Por të përpiqesh të mbyllësh sytë ndaj katastrofave që po ndodhin në botë do t´ishte një strategji e keqe për mbijetesë.

Në poezitë e tij Rizah Sheqiri tregon se bota duhet të frymojë përmes vendeve ku qëndrojmë përkohësisht, përmes sistemeve të rrënjve të reja ose të vjetra, ashtu që të lindet një ndërgjegje për kushtet vetanake. Rizah Sheqiri posedon dy ndjenja atdhetare: njëra është shqiptare e tjetra suedeze.

Kjo përshkohet në gjitha shkrimet e tij. Ai qëndron me të dya këmbët në truallin suedez, por njëkohësisht gjendet po aq shpesh në të kaluarën shqiptare dhe në ëndrrat për një të ardhme më të mirë për popullin në Kosovë. Kjo përmban një simpati të thellë që duket si vizion i dyfishtë, që në mos asgjë tjetër tregon se sa të barabartë janë njerëzit. Ëndrrat dhe shpresat tona, ashtu si edhe dështimet dhe dëshpërimet, i ngjjajnë shumë njëra tjetrës kur këmbehen. Dhe atëherë kur këto dy vende nuk do t’i mjaftonin Rizasë, ai gjen një të tretë: të shkruarit, letërsinë. Edhe në poezi ka shtëpinë e tij: “në bibliotekë gjeta vëllezër”, konstaton ai në një poezi, kurse në një tjetër thotë se aroma e një bredhi dhe kujtimi i fushës janë të një rëndësie për te. Kështu lidhen mali, bimësia, me një gjuhë ku është rrënjosur ndejnja e vendlindjes.

Thomas Nydahl, shkrimtar dhe gazetar i kulturës.


30 views1 comment

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page