Kur pranvera vjen me vargje
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Jun 25, 2020
- 5 min read
Kur pranvera vjen me vargje
"Do na vijë pranvera" nga LUAN KAMAN ÇIPI
(ese)

Nga Përparim Hysi Sapo ka dalë nga SHTËPIA BOTUESE "ADA" libri me poezi"Do na vijë pranvera" të LUAN KAMAN ÇIPIT. Nuk është e para herë që shkruaj për poezitë dhe për prozën e LUAN KAMN ÇIPIT. Dhe nëse ndodh që shkruaj dhe rishkruaj përgjithçka që nxjerrë pena dhe mendja e këtij krijuesi,kjo vjen nga fakti se ka një penë që nuk shkruan revan, por,sado me tema të larmishme, kurrë nuk ndodh që të lëndojë apo të fyejë dikë:me vargje apo qoftë në tregimet dhe esetë. Parë me një sy të përgjithshëm, në të dy gjinitë që shkruan (në prozë apo poezi) ka një stil të thejshtë dhe çlodhës. Çdo lexues jo vetëm ndihet mirë kur lexon, por ndodhet i relaksuar. Dhe ky relaksim nuk është pa shkak. Në vështrimin tim(dhe,doosdomërisht, jo vetëm në vështrimin tim), poezitë (këto ta japin mesazhin e bukur aty për aty), por dhe shkrimet në prozë nuk të vënë në hamendësime të vështira për të rrokur atë që është themelore:pse është shkruar iks poezi dhe a ka arritur autori që ta përcjellë mesazhin e duhur? Siç mendoj unë,LUAN KAMAN ÇIPI, "vuan" nga "sindroma e bukur" e asaj thënies me aq vlerë që ka thënë qysh në shekullin XIX-të, CHARLES DICHENS që thotë:-Paç një zemër që nuk lëndon kurrë; një temperament që nuk lodhet kurrë; dhe një prekje që nuk lëndon kurrë." Të tria këto karakteristika i gjen në shkrimet e tij. * * * Nuk ke se si mos qendrosh tek poezitë e këtij autori dhe ajo që të çuditë është se po marshon si një"djalosh i përtërirë" drejt të nëntëdhjetave dhe krijimtarinë letrare e ka filluar vetëm në kohën kur u përmbys diktatura komuniste. Vetvetiu të lindë pyetja:"Mos vallë duhet të arrinte në pragpensioni dhe të fillonte krijimtarinë letrare? Kishte arsye shumë domethënëse që talentin e mbante të drydhur. Ashtu si magma e vullkanit që e mban brenda llavën, LUAN KAMAN ÇIPI, një ekonomist ekselent; një nxënës e student honor i mbante brenda tij gjithë atë llavë letrare sa, kur shpërtheu, u kthye në një blerim letrar në prozë e poezi. Ky blerim,sado në moshë të vonë, e ka me vete edhe aromën dhe flladin pranveror, por dhe stinët e tjera që, në sinkron, tregojnë që kemi të bëjmë me një autor dyplanesh i cili jo vetëm nuk është penduar për kohën kur nuk shkroi, por i ndërgjegjshëm se" E kaluara është laboratori më i mirë për të kuptuar të ardhmen",vazhdon edhe sot e kësaj dite duke shkruar në prozë e poezi. Ai,siç duket, e ka bërë devizë të punës së tij krjjuese,atë që me kohë e ka thënë shkrimtari i madh francez;EMIL ZOLA:" Artisti nuk është asgjë pa talent,por talenti nuk është asgjë pa punë". Dhe LUAN KAMAN ÇIPIT, nuk i ka munguar as talenti dhe as puna. Fryt i të dy këtyre faktorëve janë gati 20 libra në prozë e poezi, të gjitha të shkruar në vitet e postdemokaracisë. Dhe,nëse ka heshtur në rininë e tij, fare mirë mund ta zbulosh përmjet shkrimeve të tij. Se nuk është i tillë që të bëjë ciu-ciu si një zok inkubatori, por,sado tangent, mund të zbulosh atë"hije" që i rrinte si shpatë e DEMOKLEUT mbi kokë (se vinte nga shtresë e pasur) apo si një nxënës honor në të mesme,në vend ta çojnë në universitet,e nisin ushtar. Tek mendoj për heshtjen e tij për gati 50-vjet, nuk kam se si mos përqas mendimin e çmuar të shkrimtarit të persekutuar, të ndjerit doktor ASTRIT DELVINA (edhe ai heshti për shumë kohë dhe nga shkrimet e pësoi të bënte burg),që më thoshte:" Guximi dhe të heshturit jetojnë paralelisht,por,përkohësisht, janë të fshehura".
* * * Por tej hamendësimve dhe përsitajeve të mia, një krijues si LUAN KAMAN ÇIPI,si mund të heshttte,kur shikonte para syve të tij dhimbje; kur shikonte plagë;kur shikonte emigrimin;kur shikonte bastisjen; kur shikonte nepoizimin;autokarcinë dhe"llava poetike" çau koracën e magmës dhe vërshoi me vargje e në prozë. "Kur fillon dhe ndjen dhimbjen e të tjerëve, atëherë lind njeriu,- thotë OSCAR WILDE. Ndonjëherë më duket që me shkrimet e tij,LUAN KAMAN ÇIPI, në moshën e pjekurisë së thellë,sikur ka vendosur ta ndryshojë jetën e tij: nga një ekonomist apo kuadër në pushtetin e kohës, në një shkrimtar e poet që të relakson shpirtin, se, siç thotë SIMONE de BEAUVUR"... ndrysho jetën tënde sot dhe vepro tani,pa vonesë". Si të kapur pas kësaj thënieje e gjej LUAN KAMAN ÇIPIN. Tek vëllimi "Do na vijë pranvera" kemi mbi 150 poezi me tematikë të ndryshme. Poezi me temë patriotike; poezi me tema sociale; poezi ku ravijëzohen portrete të gjallë apo të ndarë nga jeta,që duhen marrë si modele që duhen ndjekur. Parë, në përgjithësi, ka ndodhur ajo që vjen si rezultane e paluajtshme:" Asgjë njerëzore nuk është e huaj nga autori." Në poezinë e tij gjen KRYEHERONË EKOMBIT,SKËNDERBENË:" Ky është viti i Skënderbeut/.../heroi i kombit/ku siç thotë:" thërret që të jemi të bashkuar". Apeli për bashkim jepet dhe përmjet poezisë"28 NËNTORI".Ajo që ia rrit karizmën këtij krijuesi me vlerë është një fakt shumë domethënës: nuk është partiak.As i djathtë dhe as i majtë,por realist dhe me gjakftohtësi di t'i vëjë pikat mbi i. Shkruan si për nacinoalistë,si MITAT FRASHËRI e LEF NOSI, por dhe për dëshmorë e partizanë. Shkruan për MUSINE KOKOLARIN e SABIHA KASIMATIN,por dhe për ERVEHEBAZAJ apo ZARIFE HASANAJ;për DINO MARTIKO apo ENVER SAZANIdhe për YMER VESHI dhe QANI KAMBERIN. Për mos vazhduar më tutje: në lupën e tij vëzhguese është e vërteta.Poezitë si një tumbe bukur me lirika thurin portrete të bashkëshokëve të autorit dhe marrin vlera të mirëfillta,se askund nuk gënjen, por ndoshta diçka zbukuron. Sidomos këto elozhe prekëse janë sidomos për shokë që nuk jetojnë më.Por dhe këtu, kurrë nuk e kalon masën. Kur i shikoj,sidomos për njerëz që njoh,s'kam si mos flas në favor të autorit. Ai u ruhet "teprimeve" dhe më duket se për të është e njohur thënia e SERVANTESIT: "E vërteta qëndron mbi gënjeshtrën,ashtu siç qëndron vaji mbi ujë". Këtë"lloj mase",si një kutmatës, e ka ruajtur dhe në ato poezi që ka shkruar,për baban, nënën apo familjarët e tij. * * * Në syrin tim kritik, dua t'i them poetit LUAN KAMAN ÇIPI, megjithatë duhet të kishe bërë një ndarje sipas llojit: a)historiko- patriotike b)politko-shoqëroe c) poezi të peizazhit d) poezitë portrete e) poezitë familjare. Kjo do lehtësonte çod lexues për të shijuar sa më mirë të gjitha poezitë. Autori ia ka arritur asj që thotë DEKARTI: "Vetëm e vërteta është e bukur".Dhe LUAN KAMAN ÇIPI është aq i vërtetë dhe artistikisht,sa ç'është e vërteta. Natyrshëm, ai nuk vuan nga maniera se është i përsosur. Se,siç ma merr mendja, për të është e njohur thënia brilante e NOBELISTES MARIE KYRI që thotë:" Mos e kërkon përsosmërinë,se nuk kini për të arritur kurrë". Ai është sa i vërtetë dhe aq modest dhe kjo është një arsye që ta uroj:- Pena plug,LUAN KAMAN ÇIPI!
Tiranë,25 qershor 2020
Yorumlar