top of page

Kur pikëtakon thelbin e bukurisë së Gjuhës Shqipe


Prof Hasan Mustafa Shahinaj

Kur pikëtakon thelbin e bukurisë së Gjuhës Shqipe


Prof Dr Fatmir Terziu


Si pikënisje


Pak gjeografi mjafton të kuptosh se si fjala poetike e një mjeshtri të saj bën arsyen më logjike në perceptimin vargor. Pak gjeografi në një qasje poetike, natyrisht nga dora dhe mendja e Hasan Mustafa Shahinaj të jep një botë të madhe e të magjishme përpara syve. Shfaqet në vendlindje, atje ku flladi freskët mahis gurin e latuar e fija e hollë e barit të jep finesën e një bote, që mbahet akoma në virgjërinë e saj. E më tej emetohet në bukurinë blu të Detit, aty ku Adriatiku zë një dimension tjetër në jetën e poetit. E aty është „Pigmenti“ në sytë e Brikenës, aty ku poeti thotë qartë: „shoh detin që shkumbëzon,/ qiellin që kaltëron.“ Aty është bluja reale që pikëtakon, e jo ajo që ai ëndërron. Aty është Brikena e dashur, duale, është qielli, toka, po aq sa dhe deti dhe hëna. Ndaj poeti sjell një diskurs logjik „blero mal e prill e maj/që kemi sytë e saj!“. Ky diskurs është vetë përshkrimi dhe lidhja, vetë gjografia e një jete të nënshkruar në sy trashëgimie, në sy të bukura vajze.

Aty është edhe „Dielli“, kjo simbolikë e fortë e jetës. Aty është ajo që vjen si formë e tillë jetëdhënëse, ku „Lindi“ nuk është thjesht një veprim por një arsye më shumë, „lindi dhe sot universali“, pra lindi Dielli…, lindi jeta dhe e vërteta, „O Diell jetëdhënës, se pa ty s’ka jetë/E s’ka etë!...“. Më ëtej autori ndalet dhe në tema të ndryshme ku poezi të tilla „No koment“ dhe „Keqdashësve“ japin një diapzazon më të ndjeshëm për tematikën që ushqen autorin që vjen i mirëformuar nga gjiri i familjes së tij arsimdashëse, dhe arsimdhuruese, ku i Ati, një mësues legjendë e një zone të ndjeshme, një Normalist me emër i dha ngjizjen e parë me Gjuhën e bukur shqipe, i dha dhe dashurinë për një zonë të bur, të njohur në lëmi të shumta dhe krenare për bijtë e saj.


Ushqimi didakt


Këtu është pikërisht ushqimi didakt. Është kjo zonë… Kjo zonë është zgjedhur nga Zoti, sa që poeti, thjesht bën një qasje vargore, aty ku terreni i shenjtë është një magji në të gjitha sezonet, gjithmonë një hap përpara në udhën e jetës, e ngjizur mes gurit dhe tokës. Pra, një tokë e jashtëzakonshme është jashtë perceptimeve të tjera, është një magnet që ka mbetur që nga përzgjedhja një magji, e cila vetvetiu ka tërhequr mprehtësisht Hënën. Dhe kjo është shkëlqyeshëm unike, Hyjnore. Është shkruar Hyjnisht në gur! Një copë toke, që çdo yll pëlqen të prekë, aq shumë sa Mali e di se si mund të pasqyrojë, piramida në sipërfaqen e tokës, kjo perlë planetare, pluhuri i artë i tokës!

E gatuar me flladin e largët të blirëve të Peshkopisë, në lojë me diellin, këtu ajo ngjyros erën, i jep prekjen magjike Kalasë së lashtë ilire të Gradishtës dhe bën një marrëveshje për të ndarë një re të siluetuar. Se, një vend bukurie i tillë, ngre vetullat e ditës në një lartësi, në fytyrën e ndritshme të Stugarës së artë në mes të ditës! Nëse kjo rezulton thjesht një fjalë, në varg është duke hedhur përfundimin në një gjeometri në rezervë, diku në mjedisin e gjelbër, aty ku Perënditë shkruajnë festiven, dashuritë e një simpoziumi melodik dhe tërë shebangun e tij të pasur. Xhevahiri në gur themeli nga rrënja e tokës!


Guri


Gdhendja e artë e gurit është aq e fortë, sa që akoma duket se çdo cifël e dalë, është një copë e re e varur në gjerdanin e dashurisë së vetë jetës. Ajo që humbet në të zbut një ylber duke tantalizuar çdo sy që shikon! Nën të kalon Zana e përzgjedhur që asnjë dorë nuk mund ta prekë. Shtatë ngjyra shkëlqejnë në një copë toke të artë, që për tu prekur mer një kuptim për vetë pasurinë e saj, që shumzohet me mineralin mangan në çdo grusht tokë. Ajo përputhet me tokën e shenjtë! Ai që është në dijeni të kësaj, kërcen në gurin e themelit që u ngrit në qiell në Natën e Ngjitjes. Si bëhet pasqyra e rregullt e tokës nga ajo thelbësore? Kjo është një enigmë e tërë në vëllimin poetik të Hasan Mustafa Shahinajt, "Virgjëri e pa faj", të botuar në maj të vitit 1998.

Çdo atom pëlqen të zbulojë kuptimin e kësaj toke të magjishme. I njeh lëvizjet e vazhdueshme, vallëzimin pa mbarim, që e mban atë në majë të koreografisë dhe që gjithnjë festivja e përshëndet mes koloritit të kostumeve që konkurrojnë sa nga brenda saj dhe nga jashtë.


Estetika


Me këmbët dhe lëvizjet më të koreografuara, është vallja e banorëve të kësaj zone ku gjithmonë në lëvizjen e saj ka një kanavacë, që pikturohet mjeshtërisht nën këmbë e në çdo lëvizje magjike të dritës me errësirën. Pyes veten a është drita e hënës që derdhet edhe poshtë në kanavacën e lëvizshme të valles së kësaj zone, apo vala bukuroshe që u shkëput nga dielli në një grusht tokë të tillë të përzgjedhur nga Zoti? Këtu e ardhmja shfaqet pikturë më vete. Hëna shëtit mbi Liqen të Strugës dhe kthehet përsëri në virgjërinë e saj e në trupin e saj të paprekur, që ende mban aromën dhe erën antike! E si mund të pasqyrohet ndryshe në këtë pikë vargu që sjell "Struga magjike" (1999).

Zhurmat e buta mbushin ajrin duke zbuluar skenat e ëndrrave, dhe zogjtë e mëngjesit ndjekin duke kënduar ritmet mistike, çdo mëngjes dielli kërcen larg kodrës që shtrihet në një diafant të ri, qilim me dritë ari nën të, por ende për të pikturuar një gjurmë, magjia e pangjyrë e syve të rrethnajës, e lëre më pjesën kryesore, ku magjishëm ushqehet djepi i legjendave. Kohërat përsëri duke numëruar mirësitë e tokës që e lindi, rriti dhe edukoi poetin, edne mbajnë freskët në trëndafilin e lulëzuar shijen dhe aromën më të mirë, sikurse ndodh dhe me retë e cirrusave që kërcejnë mbi shtatë ylbere, duke dëbuar bluzën e tistë mesditës e duke kënduar këngën lumit të Radikës, që transmetohet si një jehonë nga hapësira e paqtë e Trebishtit. Ndërtuar në mes të rrjedhave të pastra ujore, e vendosur nën freskinë e pemëve, secila vatër e gdhendur nga duar mjeshtërish është një kanavacë. Shkëlqen duke ndryshuar ngjyrimet në në të gjitha sezonet unike të kësaj zone, ndërsa lëkunden dhe kërcejnë lirshëm gjallesat fluturake të panumërta në degët e pemëve, ku shumëzojnë dhe murmuritje me rrjedhën e sipërme dhe flladin marramendës. Engjëjt e habitur bredhin lirshëm gjatë rrugës së hapur nga vargu i poetit dhe destinohen për në parajsë duke marrë nga kjo udhë jetike edhe një perëndim dielli, vazo të ngjyera në enën me yje të pastra të shakuara mbi Drin e Strugë e pastaj shkojnë në magjinë e bukurisë mbi Spilje, kumadhërishëm pasqyrohet ecja dhe vrulli deri në orët e vona. Tika-taket e këtyre orëvë të vona, që përplesen qetësisht në asfaltin e Dibrës së Madhe, mund të përzihen fare lehtë me cicërrimat që dëgjohen „pianissimo“ në këtë tokë shumëvjeçare të ruajtur nga Zoti.


Zgjuar


Asnjëherë nuk bie në gjumë, është zgjuar sa nga skalitja e gurit, që u mësohet brezave, aq dhe nga ninullat në dygjuhësi të nënave e gjysheve, që përcjellin melos dhe gëzim. Kjo është dhe një nga kryeqendrat shpirtërore ku një grusht tokë peshon më shumë se sa tonelata ar, ndaj për poetin është dashuri, lidhje e pandashme, fakt dhe mall. Një e vërtetë e ngulitur thellë, vendlindja e poetit në brinjë të Raduçit e Stugarës herë qaset e veshur me një jelek të qëndisur nga duar të dashuruara e herë shkon në thepin e Biblës së Shënjtë, që mbetet shekujsh në ato anë një sundimtar, një mburojë, për të shpalosur orrigjinën dhe rrjedhën e pastër të Njeriut!

Një grimë e vogël bën vegimin e fuqishëm, si një fjalë e vetme në buzë, fillon e tjerr meloditë e lashta që tregohen nga epet e mëdha të maestros. Thjesht me një grusht toke të përzgjedhur nga dashuria dhe lidhja jetike e Njeriut, poezia e poetit është si qasja e qashtër e kësaj hapësire, që fillon të shpaloset para syve, një e vërtetë e ngulitur thellë me gjithë tonalitetin e pastërtisë së qielltë, para panoramës së tokës pjellore e të begatë, ajo zbulon pasqyrën në të cilën krihet e pavdekshmja, sublimja e pazëvendësueshmja. Me një jardë të tërë në maksimumin e saj, në një dimension të pastër të shtrirjes së paqtë natyrore, me një hapësirë të sheshtë, me rrëpira, djerrina, bahçe, korije, zabele, fushëza e maja, male e kodra, përrenj e lum, burime e rrjedha të pashtershme uji të freskët e të pastër ndjehesh gjithnjë mes vargut të Hasan Shahinajt në një nga perlat e zonës së Gollobordës, në vendlindjen e tij Trebisht-Muçinë, në një hapësirë gjeografike që ndan si me racion të njëjtë bukuritë dhe gjelbërimin. Besoni apo jo, Trebishti, është përzgjedhur nga Zoti, si qershia nga dora e tij në tortën që feston gëzimin e ardhjes së Njeriut! Por në atë fshat, në atë zonë me një rrjedhë të tillë arsimdashëse, me një dashuri të madhe për shkollën dhe edukimin, natyrisht me Hasan Mustafa Shahinajn, pikëtakon thelbin e bukurrisë së Gjuhës Shqipe, pasi aty u gatua nga dora dhe mendja e mësues Mustafait, jo vetëm Fjala e duhur e Gjuhës poetike, por dhe koleofrafia tipike e të shkruarit bukur dhe estetikisht me dorë. Këtë e kanë dhuratë brezat që mësuan dhe edukuan ata, pra babë e bir, natyrisht, që lexohen dhe si mesazhe diskursive në vëllimet poetike të poetit Hasan Shahinaj.


Kush është autori i këtyre dy vëllimeve poetike


Hasan Mustafa Shahinaj ka mbaruar Universitetin e Tiranës me diplomën „Dalluar“ më 1970- ën, degën e gjuhë-letërsisë shqiptare, si dhe kursin e gazetarisë me dëshminë përkatëse. Zotëron gjuhët frënge, ruse e maqedonase. Ka punuar redaktor në gazetën "Mësuesi", më pas mësues në rrethin e Dibrës e të Bulqizës. Prej vitit 1989 shërbeu arsimtar në rrethin e Durrësit, në qytezën Sallmonaj të Shijakut, shkolla "Bajram Curri" në Plazh të Durrësit, aty ku doli në pension pleqërie, në vitin 2014.

Krahas veprimtarisë publicistike të pandërprerë, ka botuar vëllimin poetik me titull "Virgjëri e pa faj", maj 1998. Në vitin 1999 boton vëllimin e dytë me lirika "Struga magjike", si dhe ka dorëshkrime të tjera për fëmijë e të rritur në poezi e prozë. Ai ka vite që drejton gazetën lokale "Golloborda", ku është edhe kryeredaktor i saj. Hasan Mustafa Shahinaj është anëtar i Klubit të Shkrimtarëve e Artistëve të qytetit Durrës. Botimet letrare të tjera tw Hasan Shahinajt janw: „Vizioni shkollor“, (poezi, 2000); „Rrëfimet e Drinkollit“, (përralla e tregime 2001); „Visaret e fëmijërisë“, (poezi për fëmijë, 2002); „Urë ylberi i Drinit të Zi“, (prozë për fëmijë, 2003); „Blegërimet e Rekës“ (prozë, 2004); „Sfetigradi“, (anekdoda për Skënderbeun, 2005); „Tregime të zgjedhura për fëmijë“, (2006); „Antologji e fjalës së mençur“, (2007); „Kambanat e kujtesës, skenar filmi dokumentar, (2008); „Shkolla emërmadhe e Trebishtit“, (monografi 2018).

84 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page