top of page

KULLAT E UNITETIT


FASLLI HALITI

FASLLI HALITI

KULLAT E UNITETIT

- Mbresa dhe shënime nga puna për zhdukjen e pasojave të tërmetit

DHJETOR 1982

TËRMETI I PARË

Ishim në fushën e Labotit atë kohë. Disa po luanin kur nëntsh. Të tjerët shihnin si i luanin gurët ata që lunin. Një lëkundje, një dridhje toke. Lëkundja ishte e egër. Dukej sikur toka ishte inatosur. Ky inat vinte nga fundi i dheut...

- Tërmet, - tha xha Kadriu. - Ulu në gjunjë, - thirri xha Rakipi. Ishte tërmeti i parë që unë po ndieja. Fusha e Labotit buzë Kënetës së Tërbufit u lëkund atë ditë si një dërrasë vigane mbi ujë.

Nuk e harrova për një kohë të gjatë egërsinë e atij tërmeti. Më mbetën në kujtesë rrënimet që la prapa. - Po ti, pse nuk u ule? – më tha xha Rakipi atëherë. - Pse? – i thashë unë. - Nuk e di ti? Ai që bie dhe vritet gjatë tërmetit, nuk shërohet më kurrë. Atëherë unë u frikësova. Më vonë e kuptova se kjo nuk ishte veçse një bestytni, një thirrje për t’u përgjunjur, për t’u përulur para forcave të natyrës. Edhe një gjë tjetër kuptova më vonë. Ato që binin nga tërmeti e nuk shëroheshin kurrë, ishin shtëpitë e shembura, të shkatëruara. E kush t’i shëronte. Qeveria? Ajo ishte e bejlerëve. Populli nuk e kishte akoma qeverinë e tij. Atë vit të dëmtuarit u strehuan për një kohë të gjatë në mullarët e kashtës gjersa erdhi pranvera. - Domethënë, ky vit do të jetë i mbarë, - tha xha Kadriu. - I mbarë, - tha xha Rakipi, - me bereqet. - Kështu ka ndodhur. Pas tërmetit, ka gjithmonë mbarësi, bereqet, - tha xha Toli. Fshatarët i frikësoheshin tërmetit. Ndaj e merrnin atë me të mirë. Flinin me eufemizëm për të, si i dërguar nga Zoti. - Një qime luajti kau dhe bëri hatanë, pa le të kishte luajtur kokën, ujët e zi do të kishte dalë; - tha xha Kadriu. - Cili ka? – pyeta unë, i vogli. - Kau që mban tokën mbi kurriz. Që atëherë unë e perfytyroja tërmetin si një ka të zi të tërbuar. Sa herë që Kazili ynë dridhte lëkurën për të trembur mizat, mua më dukej sikur ai shkaktonte tërmet. Kur Kazili i binte mullarit me kokë dhe mullari lëkundej, mua prapë më dukej sikur binte tërmet. Përfytyrimet naive, fëmijërore. Më vonë mësova plot gjëra për tërmetet. Dhe, akoma më vonë, mësova edhe se si mposhteshin ata. Këto i mësova në Dibër, Shkodër, Lezhë... Dhe ja tani këtu në Kolonjë, Bubullimë të lushnjës, kur në nëntor të këtij viti ra tërmeti i fundit.

NË KOLONJË

Një copë suvaje gërvishti një shokun tonë. Filluam ta mjekonim. Brigadat antitërmetase filluan të “mjekonin” të çarat e mureve... Kur erdhën? Kur filluan? Kur?... Kjo ishte habia e një plaku. Brigadat aksioniste vazhdonin të vinin. Ato vinin me këngë. Një parullë me beze të kuqe valëvitet nga era: “Tërmete bien, Shqipëria rinohet”. - Ju? - Antitërmetas nga Tirana? - Po, ju? - Nga Librazhdi! Dhe pastaj nga Puka, nga Pogradeci , nga Gramshi... Përballë fatkeqësise, uniteti socialist. - Ju lumshin krahët, ju lumshin ! - Ju faleminderit. - Ej, ju të llaçit, llaç - Ju jeni brigadier Xhemal Dorëzi? - Po, për pallatet që ngrihen këtu. Po s’ngrihen vetëm në Kolonjë. Edhe në Bubullimë. Të dëmtuarit nuk deshtë ta linin fshatin e tyre dhe pallatet për to po ngrihen atje. - Brigadier Xhemali, ku ta shkarkojmë çimenton? - Te pallati i dytë! - Pallati i parë po ecën mirë. Është ngritur goxha. Edhe i dyti mirë. - Po dy të tjerët më ngadalë? - Na penguan në fillim themelet. Nuk mbanin. I thelluam. I bëmë më të gjerë. Po do të ecin. Eja pas dy ditësh... Piktori Jerasimo Ruci bën një peisazh të kompozuar. Piktori i ri Besim Golemi vizaton portretin e brigadierit. Brigadier Xhemali është tip dinamik, por para vizatuesit rri si i ngrirë. - Ej, piktor, na e bëre gur brigadierin, - qesh dikush. - Piktor, po e vonove dhe ca brigadier Xhemalin, do të mbetet i fundit në tabelën e emulacionit, - e ngacmon një murator që luan në estradën amatore të ndërmarrjes. Të qeshura përsëri. Portreti mbaron. - Shofer, tullat shkarkoi këtu! - Pse, ore, vetëm ju doni tulla të kuqe? - Tullat e kuqe i lakmojnë të gjithë, - thotë brigadieri. Kullojnë më shpejt. Kurse tullat e bardha nuk kullojnë kollaj. Të pengojnë. Sidomos në suvatim. Po unë i ndaj drejt. U jap të gjithëve njëlloj. - Po ata të rinjtë atje? - Janë nxënësit e shkollës së ndërtimit. Janë vajza dhe djem të mrekullueshëm. Punojnë. E duan profesionin. Janë të disiplinuar, të edukuar... - Të lumshin krahët, Abdurrahim ! - Ju faleminderit! Ku ma ditkeni emrin? - Për punëtorët e mirë interesohen të gjithë, -ia kthen dikush. - Të mirë janë të gjithë këtu. I mirë është Durim Lame, Eduard Kalemi... Të mira janë Vjollca Kuka, Diana Dinaj. Të gjithë janë punëtorë, djersijnë. Pastaj shaka midis të rinjve: - Kjo është Silvana Carkanji. Mban një tullë më shumë se të tjerët që të mos e marrë era. - Kurse Dulla mban një shok mbrapa që të mbushë gropat që lë, si peshë e rëndë që është. - Kurse ky është Eduardi, nxënës, punëtor, aktor dhe poet. Shkroi një poezi për tërmetin. Brigadieri kontrollon punën. - Punojnë me cilësim -thotë. – Janë vajza dhe djem me ndërgjegje dhe me dituri. “Vini re, vini re. Këtu qendra e zërit. Grupi artistik i naftëtarëve do të japë një koncert për ju aksionistët”. Muzika ngre ritmin në punë. Ata të llaçit ecin më shpejt; duart i radhisnin më shpejt tullat. - Ej, ju të llaçit, llaç!... Themelet lartësohen. Djersa bie në themele si një “flijim” i ndershëm.

NË BUBULLIMË

Fshatarët i digjte malli përfshatin e tyre dhe Partia po ngre këtu banesa të reja. Punën e drejton brigadieri Bashkim Duro. - Kur do t’i mbaroni? Më 15 dhjetor. - Si shpejt! – hidhet dikush. - Dëgjo këtu. Një gjë të them unë: e shikon atë ustanë atje? Një të marrë zjarr ai dhe dy mijë tulla radhit. Kështu dhe shokët e tij nga Tirana dhe Dushku. Qemal Gjola, Rakip Nallçia, Hajdar Alla, Gani Vrano, Ali Bala, Mylim Boci, Viktor Nasi, Agron Xhindoli, Afrim Sefa etj.., askush nuk ia përton punës këtu. - Ej, ju të tullave, tulla!.. Piktori freskon qendrën e emulacionit. Afishon rezultatet e mermetimeve. Atyre po u vjen fundi. Parulla me beze të kuqe valviten edhe këtu mes plepave. “Tërmete bien, Shqipëria rinohet”. - Po sikur të bjerë shi këto ditë? - Le të bjerë. - Nuk ju pengon? - Hm, - mërmëriti brigadieri. – Do ta mundim edhe atë. Dhe është i kuptueshëm nënteksti i tij. Kooperativistët do ta kalojnë gëzueshëm Vitin e Ri në këto banesa të reja, që janë dhuratë e Partisë dhe shteti socialist. Dhe këto pallate na vjen t’i krahasojmë me kulla të reja të unitetit tonë socialist.

Gazeta "Drita"

19 dhjetor 1982

SHENIM

Esene:

KULLAT E UNITETIT

Po e dërgoj siç është botar në vitin 1982.

Nëse duhet hequr diçka që në shkon - le të hiqet

27 views0 comments

Commentaires


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page