Kristo Çipa: MË GËNJE!
- Jul 20, 2025
- 1 min read

Më thanë u trazua deti
Dallgët i bëre kulmore
Ato nën fustan verefi
Mbi gjunjë kërkonin sinore.
Për k’ta sy e e k’të zëmër
Më gënje! Qoftë dhe në ëndër!
Shkumë e bardhë e valë e kaltër
S’bënin mbrapa, nën gjunjë
Puthin lëkurën e rrafshët
Aty donin edhe gjumë.
Për k’ta sy dhe për k’të zëmër,
Më gënje! Qoftë edhe në ëndër!
Nëse bota do vithiset,
Ti moj ti, varka e Noes!
N’atë varkë le të gremisem!
Në sy të saj të varrosem!
Më gënje! Qoftë dhe në ëndër!
Botë e re! Paç Zot një femër!









Comments