Zgjohemi. Koha vetëm ajo na tiklon
në rrugë „koha“ është shoku më tipik
e vrapi i saj si dëbora
shkrihet mbi qerpikë.
Këmbët shishe, dritë e syve
mbi dy majëza ngrihen piramida,
na zhbiron të dyve,
koha. Koha është simetria
rendim të kapim ditën
natën nga lodhja, nga mërzia,
harrojmë të fikim dritën.
Koha ikën si avulli i kafesë
e mbetet vetëm një tik-tak në sy.
Koha pika-pika është veshur me fustan
melodi gjithë djersë në ëndrrën me ty,
me Fitin ti më ngjan,
apo këngës ia kam marë aty?
Comments