top of page

KLUBI ATDHETAR « BASHKIMI » I DIBRËS SË MADHE


Razie Pregja me nënën e saj

KLUBI ATDHETAR « BASHKIMI » I DIBRËS SË MADHE DHE ROLI I TIJ PËR PËRHAPJEN E ARSIMIT SHQIP DHE PAVARËSINE E VENDIT

Razie Pregja e para vajzë dibrane anëtare e këtj klubi atdhetar dhe veprimtare e luftës për pavarësi kombëtare

Nga Sakip Cami

Më 19 Shtator 1908, në Dibër u formua Klubi patriotik “Bashkimi” i cili ndikoi në hapjen e 250 shkollave shqipe në Dibër dhe Shqipërinë verilindore

Në fund të dhjetorit 1908 në Dibër të Madhe, klubi atdhetar « Bashkimi », i themeluar që në shtator të atij viti, u vendos me zyrë e qendër në hotelin e Haxhi Rexhës afër shatërvanit të papuçinjve.

Ky klub ka patur një këshill administrativ me kryetar Hafiz Sherif Langun. Fillimet e këtij klubi janë në vitin 1907, kur Hafiz Ismet Dibra themeloi organizatën « Bashkim dhe Përparim » dhe në kryesi të tij ishin Hafiz Sherif Langu, Riza Rusi, Ismail Strazimiri dhe Rushit Kusari. (Haki Stërmilli, « Dibra në prag të historisë » dorëshkrim, 1940) Në vitin 1908 fill pas Kongresit të Manastirit, Klubi « Bashkimi » zhvilloi një veprimtari të gjërë për përhapjen e gjuhës shqipe dhe hapjen e shkollave shqipe. Në Kongesin e II të Manastirit, Klubi « Bashkimi » mandatoi Ibrahim Jegenin që t’i përfaqësonte.

Me këmbënguljen e Hafiz Sherif Langut, Eqerem Camit dhe të Ismail Strazimirit u bë e mundur që në gjimnazin e Dibrës të mësohej shqip dhe mësues të caktohej Shefqet Daiu nga Elbasani. Hafiz Sherif Langu dhe Shefqet Daiu dhanë provim para autoriteteve të kohës në Manastir për të marrë të drejtën e mësimdhënies në shkollat shqipe. Shefqet Daiu, mësuesi i parë i shkollës shqipe të Dibrës së Madhe strehohej në fillim tek Hafiz Sherif Langu dhe më pas tek Riza Rusi.

Klubi pati në përbërjen e tij 65 anëtarë dhe një këshill administrativ prej shtatë vetash ku bënin pjesë : Hafiz Sherif Langu, Kadri Fishti, Riza Rusi, Ibrahim Xhindi, Eqerem Cami, Abdurrahman Tërshana dhe Ibrahim Jegeni. Prof. Mahmud Hysa f. 289, Studime 6, duke ju referuar kujtimeve të Haki Stërmillit « Dibra në prag të historisë » na jep pothuajse listën e plotë të anëtarëve të këtij klubi patriotik që drejtohet nga Sherif Langu :

1. Shyqyri Iljas Pashë Qoku (Dibra), i biri i Iljas Pashë Dibrës

2. Qamil Daci,

3. Vehbi Xhindi,

4. Fiqiri Rusi,

5. Izet Shatku (Dibra),

6. Ali Erebara,

7. Said Najdeni (Hoxhë Voka),

8. Tefik Xhuglini,

9. Hafës Mehmet Kadro,

10.Esat Hajdaraga,

11.Hafiz Vehbi Agolli (Dibra),

12.Ali Zeqo,

13.Aziz Menzelxhi,

14.Abdurahman Xhuglini,

15.Tafçe Isaku,

16.Zeqir Hutani,

17.Abdi Hatibi,

18.Gani Bagolli,

19.Dan Cami,

20. Aqif Uruçi,

21. Sami Gonxhja,

22.Nurçe Xhuglini,

23.Izet Bastri,

24.Izet Pitarka,

25.Haki Xhuglini,

26.Vehbi Hatibi,

27.Gani Bagolli,

28.Murat Daci,

29.Ferid Hatibi,

30.Rakip Pitarka,

31.Hamid Hajredin Aga,

32.Fuad Hajredin Aga,

33.Hysni Qilafku,

34.Shaban Pepa,

35.Hajredin Varvarica,

36.Hafës Muhameti

37.Hafës Mahmudi

38.Haxhi Mulla Mahmudi,

39.Jashar Zeraliu,

40.Muharrem Tërnova,

41.Tafë Tërshana,

42.Abdullah Hatibi,

43.Shaban Cami,

44.Riste Pasinka,

45.Qazim Tufce,

46.Tefik Jegeni,

47.Tole Xhufka,

48.Ali Pustina,

49.Shahin Cami,

50.Jashar Zeneli,

51.Hamid Daci,

52.Izet Maqellara,

53.Sherif Zeqir Berberolli,

54. Eqerem Cami,

55.Kadri Vërzivolli,

56.Dervish Zylfikari,

57.Fiqiri Mersini,

58. Hafëz Meta,

59.Raif Nallbani,

60. Hysen Kodra,

61. Ismail Strazimiri,

62. Maliq Daci,

63.Abdurahman Shemsi Beu,

64.Rifat Miza,

65. Hasan Ballanca,

66.Razie Pregja etj.


Bashkëpunimi me patriotët Vehbi Dibra, Shaqir Daci, Kadri Fishta, Hoxhë Hazis Lila, Hoxhë Voka (Said Najdeni), Aqif Pashë Elbasani, Hoxhë Hasan Moglica, Dan Cami, Mersim Dema, Eqerem Cami etj ishin baza e veprimtarisë patriotike dhe e përhapjes së arsimit shqip të Klubit Patriotik « Bashkimi » të Dibrës.


97 views0 comments

Comentarios


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page