Kiril Marishkov: Unë jam thjesht një njeri!
- Prof Dr Fatmir Terziu
- May 13
- 1 min read

Unë nuk jam komunist dhe nuk do të bëhem kurrë.
Unë nuk jam nihilist dhe nuk do të jem kurrë.
Unë nuk jam Antikrishti dhe nuk do të jem kurrë.
Unë jam thjesht një person.
Unë jam thjesht një njeri!
Unë nuk jam ekstremist dhe nuk do të jem kurrë.
Unë nuk jam shovinist dhe nuk do të jem kurrë.
Unë nuk jam terrorist dhe nuk do të bëhem kurrë.
Unë jam thjesht një person.
Unë jam thjesht një njeri!
E dua qiellin blu, e dua tokën.
E dua fytyrën tënde, e dua dritën.
I dua duart e tua që thërrasin për liri!
Dhe i urrej të gjithë ata që më pengojnë të jem Njeri!
Unë nuk jam burokrat dhe nuk do të bëhem kurrë.
Unë nuk jam teknokrat dhe nuk do të bëhem kurrë.
Unë nuk jam tarikat dhe nuk do të bëhem kurrë.
Unë jam thjesht një person.
Unë jam thjesht një njeri!
Më shumë ...
Sqarim: Kush është Kiril Marishkov? Kiril Marishkov është padyshim një nga yjet më të ndritshëm të muzikës bullgare - një këngëtar, muzikant dhe kompozitor legjendar, i njohur më së miri për punën e tij në grupin rock "Shturtsite". Emri i tij është sinonim i muzikës rock, talentit dhe një karriere të gjatë. Talenti, karizma dhe zëri i tij unik e kanë bërë atë një nga muzikantët më të dashur dhe më të respektuar në Bullgari.
Përktheu: Fatmir Terziu
Kyj eshte shume me shume se kompozitor . Esht epoet i pelqyer dhe filozof . Me pelqeu poezia . Natyrisht dhe perkthimi . I. Foto