Shikon garën elektorale në Amerikë dhe duket tejet e ashpër dhe ne këtej nga Shqipëria gjithë sy e vesh e ndjekim me të gjitha mjetet e komunikimit, që nga televizionet dhe celularët dhe natyrshëm lind pyetja : po pse nuk ndjek një medie tjetër ku flitet për 500 faqe të SPAK-ut ? Të kesh shtator elektoral njësoj me Amerikën thashë me vete ia vlen, por kështu siç po ndodh tek ne nga shtatori në shtator e prit gomar të mbij bar e as tutje e tëhu me SPAK-un edhe kjo nuk shkon. Trimërohen ca njerëz në medie e marrin poza sikur po mbrojnë Dimitrovin këtë e pashë me vëmendje se desha të ndiqja diçka ndryshe nga televizionet e tjera. Pastaj bëra zaping me taç edhe të tjera medie po njësoj të njëjtin avaz. Nuk m'u durua edhe pash një televizion ku dilte një avokat me një emër shteti. E mendova edhe thashë të jetë dikush që e kam në fis ok po e shoh .
E jeta jetë thashë duket kjo botë ka larushmëri ndaj është edhe e bukur, e shtrenjtë e athët, e thartë, gri, kundërmuese e pangjyrë si frika...po pse frika? Frika është natë, frika të vret e natën bashkë me frikën ose fle dhe sheh ëndrra të bukura ose dielli si drita rezaton frikshëm , se kot nuk thonë: "E vrau në mes të ditës". Po e ndërkalla këtë paszh frike dielli se kështu ka qenë historia e gjithkujt të paktën në kohën nga 1912 e këtej në disa familje shqiptare. Njëherë shkëlqenin nën adhurimin e popullit me shpresën që u ngjallnin shqiptarëve dhe njëherë kurbetonin ose syrgjynoseshin internimeve dhe burgjeve të kohës. Por derën duhej ta mbaje hapur për njeriun e gjakut . Kishin biografinë e keqe këta të mijtë nga mamaj ta shikoje fotografinë e Enverit sa një mal dhe tërë ditën e ditës shanin e uro in që të vdiste sa më shpejt. Frikë dhe urrejtje të dyja bashkë nuk shkojnë.
Sipas Shekspirit duhet të jet "Dashuri dhe urrejtje". Kohët e kaluara të zengjillëkut epshonin në sunduqe dhe në arturina në ditë festash fetare. Humor pa fjalë kur ti me biografi të mirë kërkoje kushuririn e damkosur sterrë të zi nga biografija, kur të pyesnin ishte o natë pus ose shiu litar e kush do të pyeste? Po qëllonte njëher në njëqind e tjetri ikte sikur po e provokoje me fjalë kundër partisë. Ç'të shkruash kur jeta të përqesh me fatin e njerëzve të fisit. Kemi talente deri në Hollivud se në Angli njëra po xhiron një serial edhe e pyes të atin se mos kandryshuar emrin? Kemi me thes politikan , shkrimtar ekonomist biznesmenë e avokat e ç'farë nuk kemi e more miq mos i paçi aq mediatik se të vënë brekët në kokë. Po njeherë e një kohë dikujt me poste i duheshin nipat e mbesat si shembuj nga klasa punëtore, me mbiemrin nuk të qas njeri në punë dhe pse?
"Kur nuk të bën i yti nder , pse do të bëj unë"? Gallatë shqiptare kthehet rrota e historisë me fjalën "ku ishe ti kur unë vuaja burgjet e internimet" i varfër e papunë, i përbuzur e telendisur ? Ja që kjo more miq është çështja. Ndaj e nisa me fjalën frikë, se të kesh frikë është normale dhe thonë që vetëm budallenjtë nuk kanë frikë , por të kesh frikë nga i yti se kryen një profesion në mbrojtje të dikujt kurrë nuk e kisha menduar. Po nëse nesër po ky avokat mbron një klient tjetër çfarë do më thuash?
Sot ta fala me këtë shprehjen që më shkrove "Se edhe lidhëset e këpucëve vijnë era korrupsion". Shaqo Bregasit të shohin rrugën se mos gremisen dhe qentë le të lehin , karvani të ecë përpara. Shqiptarët ndër të cilët edhe njerëzit e fisit tim që kanë marrë rrugët e botës ikën se ta bën jetën ferr ky taklm njerëzish. Nxirre bukën e gojës me mënyra të tjera dhe jo me metafora krokodilësh, se sot i shërben një dore që të jep ca kokra misri , por edhe nesër këtë punë do bësh po këtë dorë do ta kafshosh.
Comments