top of page

KARAKTERI I VEÇANTË I GJUHËS SHQIPE


Prof Musa Nushi

EDHE NËPËRMJET TITUJVE TË VEPRAVE ORIGJINALE DËSHMOHET KARAKTERI I VEÇANTË I GJUHËS SHQIPE

Gjatë ribotimit të veprave nga letërsia dhe gjuhësia shqiptare nuk ndryshojnë tekstet nga përmbajtja, as nga drejtshkrimi, por shpesh ndryshojnë titujt e tyre. A është kjo në rregull, kur dihet se titulli është tregues i shkurtër i përmbajtjes së veprës, që mund të paraqesë një gjë për ta studiuar, për t’u njohur a për të gjykuar? Ose, kur tregon ngjarje me rëndësi të së kaluarës; kur nxjerr diçka të panjohur përpara lexuesit, studiuesit! Titujt origjinalë të veprave “zbulojnë” njohuritë që kanë pasur nga gjuha shqipe autorët, si e kanë përdorur gjuhën amtare dhe sa e kanë zotëruar atë. Pikërisht për këto arsye titujt e veprave, që ribotohen, duhet të shkruhen në origjinalë. Në shumë raste nuk veprohet në këtë mënyrë, që do të thotë se titujt e veprave gjatë ribotimit shpesh ndryshojnë për arsye të shumta: për arsye drejtshkrimore, morfologjike, leksikore etj. Të papritura kanë ndodhur sidomos në “Fjalor Enciklopedik”, botuar në Tiranë më 2002, ku janë shënuar ndryshe titujt origjinalë, si p.sh.: “Bagëti e Bujqësi” (FE); “Bagëti e bujqësija” (Dr.Eqrem Çabej:“Elemente të gjuhësisë e të literaturës shqipe”, Prishtinë, 1996”);”Luletë e verësë” (“Elemente...”); “Lulet e verës”(FE); “Shkronjëtore e gjuhësë shqip”, Bukuresht, 1886;“Shkronjtore e gjuhës shqipe”(FE);“Gramatika e gjuhës shqipe” (FB); “Baba Tomori”(FE); “Baba Tomorri”(“Elemente...”); “Lahuta e Malcisë”. (FE); “Lahuta e Malcis” (“Elemente..”) etj.

44 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page