KËNGA POLIFONIKE LABE NË FSHATIN SASAJ
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Feb 15, 2021
- 8 min read

KENGA POLIFONIKE LABE NE FSHATIN SASAJ, VAJET, INSTRUMENTET DHE FYEJT POPULLORE ME MJETE TE THJESHTA RRETHANORE TE STINES.
Nga Mentor & Ideal Serjani.
Fshati Sasaj pervec pasurive, mbitokesore e nentokesore, flores dhe faunes, frutikultures, perimeve, luleve etj; etj; ka edhe nje pasuri te madhe shpirterore te shprehur nepermjet kengeve, legjendave, gjeegjezave etj. Pasioni per kerkimin e vlerave shpirterore te thesareve kulturore dhe nxjerrjen e tyre ne drite, eshte nje detyre por edhe nje pasion I patrioteve tane qysh heret dhe ne kohen e Rilindjes. Mbledhes te folklorit tek ne jane Spiro Dine me vellimin << Valet e detit>> dhe << Bleta shqiptare>> e Thimi Mitkos. Keta te dy I perkasin periudhes se Rilindjes Kombetare. Por ka edhe te tjere me para ketyre e pas ketyre. Per periudhen 1912- 1944 kete detyre filluan ta kryenin mesuesit. Pas Clirimit te vendit, me mbledhjen e folklorit u moren Ministria e Arsimit dhe Instituti I Folklorit (me pas I Kultures Popullore). Krijimtaria popullore, ndahet ne dy dege: Lirika dhe Epika. Krijimtaria lirike (poezia) kendohet kurse ajo epike tregohet. Krijimtaria popullore lirike ndahet ne Lirike familjare dhe Lirike shoqerore.
Lirika familjare shpreh gezimin e lindjes se femijeve, gezimin e marteses, hidherimin e vdekjes. Ketu perfshihen ninullat, kenget e dasmave, te vajtjes ushtar, te marteses vetjake apo te femijeve, festimit te datelindjes etj. Tek ninullat ose kenget e djepit shprehen deshirat dhe urimet e nenes per femijen e vet; ato te dasmes mendimet dhe deshirat per jeten, admirimi per nusen e per dhenderrin.
Ne Liriken shoqerore hyjne kenget per kurbetin dhe nizamet, per padrejtesite shoqerore, per dashurine, punen, natyren etj.
Ne Epike, bejne pjese ato krijime qe kane karakter tregimtar. Kenget epike ndahen ne:
- Kenge epike legjendare dhe
- Kenge epike historike. Kenget epike legjendare kane elemente fantastike. Ne to ngjarjet dhe personazhet paraqiten si te jashtezakonshme. Epika legjendare tek ne paraqitet nga Eposi i Kreshnikeve, i quajtur ndryshe si Cikli i Mujit dhe i Halilit.
Ismail Kadare per kete shkruan: - << E posi i Kreshnikeve eshte nje varg poemash me nje natyre te vertete alpine, me nje diell te ftohte, nen te cilin levizin si nen nje ethè tragjike, personazhet e tij te cuditshme, pjella te verteta te maleve shqiptare (<<Autobiografia e popullit ne vargje>>). Ne ciklin e kreshnikeve prej tridhjete vetesh, qe luftojne per te mbrojtur trojet, nderin e tyre e te familjes nga te huajt. Jane malesore te lire qe jetojne ne male e ne bjeshke e merren me blegtori, gjueti e bujqesi. Kur te huajt kralet dhe kapedanet e sllaveve te Jugut, (shkjete apo shkjate- sic I quan populli), sulmonin trojet e kreshnikeve per t’i pushtuar e per te ngritur banesat e tyre, kreshniket u beheshin pengese e pakapercyeshme.
Cikli I kreshnikeve eshte i lashte dhe ka vertetesi historike. Keto kenge jetojne ne popull, ruhen e kendohen prej tij.
Ne epiken historike hyjne kenget qe tregojne per ngjarje qe kane ndodhur historikisht dhe per njerez qe kane marre pjese ne to, sic jane kenget per Skenderbeun, per levizjet e medha per Çlirim dhe per Udheheqesit e tyre, per luftetare te shquar etj.
***
Ne kuader te ketyre kengeve kemi ngjarje dhe evenimente shume krenare edhe ne fshatin tone Sasaj. Kemi nje kenge nizamesh e tipit te balades, qe tregon vuajtjet e nizamit nen persekutimin barbar te sherbimit te detyrueshem ushtarak dhe torturues e afatgjate (Tanzimati). Ky ishte Telha (Telo) Saliu, qe i bie te jete nga paraardhesit e deres se Seit Rezvanit.
I ziu Telo Sali (ia mori kenges vete naten e fundit; te nesermen do ikte. I kendoi fatit te tij).
Do vete nizam i ri,
Nje fjale turce s’e di,
Do me rrahen me kapshi (lloj kamzhiku qe godisnin kafshet),
Qish do bej i varferi,
A do kthehem perseri?!
- Dhe Telo Saliu nuk u kthye me. Kush e di se ku u vra, vdiq a humbi ne luftrat turke.
Kenget e djepit ne fshatin tone kane qene shume te perhapura. Gjate venies ne gjume, pas pirjes se qumeshtit nga gjiri i nenes, keto te fundit i vinin femijet ne gjume duke u kenduar me dhembshuri. Kenget e djepit krijoheshin aty per aty nga vete nenat. Dasmat ne fshatin tone ishin madheshtore. Duke qene nje fshat i vogel dhe me unitet, por qe ishin edhe te lidhur me krushqi e miqesi me njeri-tjetrin, pothuajse ne cdo dasme merrte pjese i gjithe fshati.
Ata qe pinin rakine me mend dhe me tru dinin te elektrizonin edhe ndjenjat e gezuara dhe te ndiznin ahengun. Ja nje shembell:
- Jemi ne dasmen e Qerim Memit. Te ftuarit ishin ulur kembekryq rreth sofrave. Nje heshtje e madhe pushtoi mjedisin tej e tej. Asnjeri nuk gjente dot, nje eveniment per te hapur muhabetin. Ne nje trapez qe kryetar Remzi Serjani, i njohur per bejte dhe per mbajtje te rakise. Befas Remziu thjeu heshtjen me goten e rakise me dore. - Kush na ka mbledhur sonte ketu? - Babloku (Xhafer Memi) i thane. - Hajt nje shendete per Bablokun, me fund! Deshen, s’ deshen,e pine goten e pare! Remziu vazhdoi: - Perse na ka mbledhur? - Se marton djalin! - Hajt, Shendeti i ciftit,- vijoi Remziu. Iku dhe e dyta me fund.
- Ne saje te kujt i kemi githe keto te mira?
Ne saje te Partise dhe te shokut Enver! Hajde me fund, nje per Partine, nje per Enverin, !
Iken dhe dy gota me fund njera pas tjetres, u bene kater gota. Disa te rinj qe qene aty qeshen duke thene: Ha- ha- ha, I vuri perpara Toto Remziu, i çkrehu, u gjeti havalene. Keshtu dasma u ndez sepse u ngrohen shpejt nga rakia. Atehere Babloku ia mori kenges satiro- humoristike “Qisha me buze te shkemit” Xhafer Memi ne kohe te Zogut kishte qene “ftues gjyqi” ne nenprefekturen e Pukes dhe atje kishte mesuar edhe nje kenge nga dialekti i Veriut qe shoqerohej me çifteli.
Por le te japim kengen e pare, ne fillim:
- Qisha (kisha) me buze te shkemit.
Tunde, tunde, tunde, tunde (refren. Perseritet pas cdo vargu nga te gjithe kengetaret).
Pas refrenit, cdo here, Babloku thosh vargjet e kenges, me karakter recitativ:
- E rrih topi pas akshemit,
Dridhej gumeni si qeni!
O gumen, o mjeker fshese,
Ç’i bere djemt’ e Morese,
I vrave nga shtat e tet,
Nga plumbat e shishanese! (lloj arme),
C’thot’ a derezeza,
Ta shova ta ndeza!
- Ketu perfundonte kenga. Gjate refrenit Xhaferi bertiste duke qeshur e kenduar me force dhe kenga ndizej . Kjo kenge e rralle, vetem ne Sasaj , nuk u arrit te rregjistrohej. Po ashtu, nje valle te vecante, hidhte Remzi Serjani qe edhe ajo pati fatin e se pares, ( qe nuk u rregjistrua), Ishte vallja “Rri cobani lart ne mal!”.
Ja teksti:
- Rri çobani lart ne mal
Rri e bij xamares-o,
Dhente vijne rrotull-o,
O coban o lum’, o lume,
Me lop’ e me kuaj shume,
Me katerqind dhen ne shtrunge.
- Hiqej perafersisht si vallja “Moj e bardha si jeleni ( I thoshnin “legenit”), por jo, kishte karakteristikat e saj, qe e vecante.
Vallen “Moj e bardha si jeleni” e hiqte shume bukur, ne maje te gishtave, me thua, sic i thone, Xhafer Ahmati, megjithese me nje dore. Zeneli, kengen e tij te preferuar kishte “ E zeza nat e jenarit” kushtuar deshmorit te Fterres dhe gjakur tone Fuat Mati, qe ishte edhe deshmori i pare i Kurveleshit, vrare ne jenar 1943 ne postbllokun italian te Borshit. Zenel Rezvani kish nje ze nostalgjik dhe kendonte duke qare e qante duke kenduar. Tjeter qe kendonte bukur ishte edhe Magrip Xhaferi, Fuat Ahmati me kengene tij te preferuar “ Trendeline, moj trendeline”.
Po keshtu Novruz Bashari me kengen “ Me 24 Maj…”. Lufto Ahmati “Bie per gjum e s’me ze!” Meto Zeqo kendonte bukur kengen “ Lule more trima…”. Per te kthyer mjeshtra te vertete, qe ia kthenin me gryke ishin Seit Rezvani e Godo Xhaferi. Per te vazhduar edhe me me te rinjte si: Nafiz Xhaferi,Melsi Xhaferi, Burim Xhaferi, Nadir Duka, Trifon Ahmati, Fildesa & Margarita Basari, Vito Haxhi, Limoz Kallulli, etj etj. Ndersa ne kenget solo shquheshin edhe Sokol Bashari, Jaho Serjani, Nail Ahmati nje nga talentet e rralle te fshatit me ze melodioz te vecant dhe te paarritshem.
Kenget kendoheshin edhe kur kengetaret ose fshataret tane qene te ftuar ne dasma ne fshatra te tjera, ku kengetaret e valltaret kendonin e vallzonin ne menyre te mahnitshme, per te nderuar mikun, por edhe per te lartesuar. Me 1956 babai yne u ndodh ne nje dasme ne Tirane. Martohej Sali Celi nga Fterra. Babai kish shkuar ne Tirane per vizita mjekesore me Nene Faton (gjyshen nga nena) dhe Ruhina Serjani ( nena jone) dhe goditi qe behej dasma dhe Saliu i ftoi. Dyshemeja ishte me derrasa dhe kerciste nga goditjet e kembeve. Nje nga dasmoret tha se “mos na thyhej dyshemeja”, aq duaj Remziu dhe njepernje e ngrehu: Thyeju moj dysheme/// Te ben Saliu te re,///Bukur kendonte edhe Faik Ahmati “ Neper fush’ e neper male, Parti e Punes lulee”.
Asqeri e Enver Husi, ndersa Ruhi Bashari kendonte bukur vjershen e Cajupit “ Fshati im”. Por u larguam shume nga Babloku, harruam te permendim kengen me dialekt malesor te Veriut!
- A moj delja, delja rude// As ma fal nji qingj te but-e// As ma fal nji qingji te but-e// Ver’, ver’ aman!
Qingj te but’e lara- lara// Qingj te but’e lara- lara//
Ta kullosi neper ara// Ver’, ver’, aman!///
Ta kullosi neper ara// Ver’, ver’, aman!///
Gra te vjetra qe qanin me ligje qene:
Menduhe Kallulli, Rafe Haxhiu, Sabo Bashari, Vehibe Qejvani, Hateme Ahmati, Ruke Kallulli. Zakonisht ato gra qe qanin bukur me ligje, dinin dhe te kendonin bukur dhe anasjelltas. Valle te rende burrerore hiqte Mitat Kallulli & Vejsel Celi. Por me ligje qanin edhe burrat, nje nder ta ishte dhe Duro Celi, ja dhe vargjet e vajit te tij kur vajtonte vajzen dhe djalin e tij te vdekuri:
« Un do te qaj me ze
O Manushaqe/ refreni
Shoket do me qeshenë
Si qane Durua vajzenë
Do piqesh me Çelonë,
Ashtu sic bente gjithnjë
Qe kerkon te jemenë».
Ne vitet 1945-1975 kishte nje jete kulturore dinamike. Ne pervjetorin e Clirimit te Bregdetit qe behej aty ku sot eshte fabrika e vajit Sasaj behej feste. Vinin nga te gjitha fshatrat nga Nivice-Bubari e deri ne Corraj dhe c’te degjoje: lloj lloj kengesh, intonacionesh e variantesh. Dita e Flamurit dhe dita e Clirimit beheshin fshace ne shkolle me mishera e bureqe. Ngjarje e rendesishme muzikore spektakolare ishte korrja e grurit ne Lavan. Femijet benin <<pipite>> qe tingellonin shume bukur edhe teke, por edhe dy e nga dy qe tingellonin si longara (dyjarja) dhe duke levizur gishtat neper vrima formonim melodi. Pastaj neper ara buçisnin borite te bera me lekure meni, çuçumi e lofate, por edhe “kacaule” qe u viheshin ne krye borive ne forme koni.
… Pra, ne Sasaj, nuk kendonin vetem te medhenjte por edhe te vegjelit, kendonin pylli dhe luginat, mali e fusha baçet me peme, pyjet dhe burimet krojet dhe korijet e ketij vendi, kendonte i gjithe Sasaji. Dikush tenton t’i quaje bilbila kengetaret e fshatit te tij,ndoshta me te drejte, por Sasaji ka me shume bilbika se cdo fshat tjeter, se ka pyje, lisa, peme, burime, lugina, gryka, vende te bukura e piktoreske. Dhe ne keto vende, vene bilbilat qe kendojne gjithe diten deri vone ne mbremja. Pra Sasaji i ka bilbilat. Ju ftojme te shkoni t’i shijoni!.
Dhe se fundi kurora e kengeve dhe vajeve eshte pjesemarrja e grupit folklorit te Sasajit ne Festivalin Folklorik Kombetar te Gjirokastres, me 1978, me vallen e kenduar “Shihni Sasajin ne nje gryke” Ja pjesemarresit:- Besime Memi, Fetije Memi, Luftije Duka, Arta Haxhi, Lina Zeqo, Vejushe Xhaferi, Senije Bashari.
Me 1986, erdhi ne fshat nje ekspedite e Institutit te Kultures Popullore dhe ne oborin e shtepise se Rakip Memit & Magrip Bocit u flmua vallja: Kalander, o lume, o lume! Dhe ne oborrin e Meto Dukes vallja lapce e burrave “ Bir, o bir, Shahin Delvina”.
Kurse vallet “Rri cobani lart ne mal (vallja e cobanit) dhe “Moj e bardha si jeleni! Nuk u filmuan per shkak te pafuqise nga pleqeria te valltareve te ketyre valleve. Burrerore kane qene vallet “Kur vate viti njezete”, Maj’ e Pusit kullon sere! Nendori me njembedhjete, Ushtri e Kuqe e Stalinit! Vate dipllomati, vate// Ismail Beu me sharte!.
Ndersa cules pa bilbil I binte mire Novruz Bashari dhe Surja Bashari si dhe Jonuz Duka, por qe kohet e fundit u semur nga azma dhe nuk e preferonte me. Te tjere te rinj amator por edhe profesionist qe u binin veglave muzikore jane Ali Memi, Myftar Ahmati ne fizarmonik, Ideal Serjani , Hair Rezvani ne mandolin si dhe kitaristi virtuoz Albert Ahmati i cili deri tani ka nxjerr 2 CD me mbi 30 kenge se muzikes se lehte. Keta ishin dhe mbeten bilbilat e Sasajit, bilbilat e korijeve, krojeve dhe hojeve!
Mentor Serjani & Ideal Serjani.
Comments