JU DESHA…
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Oct 5, 2022
- 1 min read

JU DESHA…
Një lirikë nga Myslim Maska
Ju desha
Se më deshët shumë
Si ajo çupka nga Gorica
Që kur lahej
Në Osum,
I zhvishte gati të gjitha…
Po kjo është bota,
Kjo është jeta
E ç’mrekullira presim!
Doemos ka dhe hilera
Ndryshe pse të vdesim?...
4- tetor- 2022









I nderuar Profesor Eshrefi! Faleminderit nga une, Nokja dhe Gjergji. Vetem nje mendje e zgjuar, shpirt fisnik, dhe idol i Zotit i quan krijuesit "Hyjni", si shpreheni Ju. Mbase nuk jemi te
tille... Mbase, sic i tha milingona Elefantit te tregimi i famshem i Tolstoit "Nese duhet bere keshtu, keshtu le te behet" faleminderit.
Pa studiues, filozofe, lexues te mencur nuk zbulohet dot"Floriri" i shkrimtarit dhe poetit.
Nderi i juaj qe na vleresoni dhe nderoni... Me shume respekt, Myslim Maska, Athine.
I dashur Myslim,
I dashur Noke,
I dashur Kozma,
Jeni ju, ore të bekuarit e Hyjnisë, që keni meritën kryesore, jo unë, sepse ju jeni “mielli i situr” i poezisë dhe i prozës artistike, me të cilin unë gatuaj një çikë “byrek” për ju. Dhe “byreku” del i mirë nga “furra” e përshtypjeve të mia për krijimtarinë tuaj, vetëm atëherë kur “mielli” juaj është i cilësisë së lartë. Ju, si njerëz të penës, keni një tjetër kod shpirtëror, një tjetër kod komunikimi, i cili mbetet i pakuptueshëm për ne të tjerët që ndodhemi jashtë fushës së krijimtarisë artistike. Dhe kjo kuptohet vetvetiu, sepse ne kemi huqet e pëllumbave që kanë qejf të mblidhen tok. Kurse poetët dhe shkrimtarët …
Shume i nderuari z. Athanasiu! Se pari u gezova shume qe jeni shume mire me shendet.
Jam interesuar vazhdimisht se bashku me Kozma Gjergjin per shendetin tuaj.
Faleminderit shume per komentin e poezise time.
Ju uroj shendet, suksese dhe begati krijuese, sepse e meritoni.
Me shume respekt dhe dashuri. Myslim Maska, Athine.
I nderuari shkrimtari dhe poeti Abilekajn. Faleminderit per komentin e mencur dhe per ilustrimin nga z. Ymeri. Suksese ne krijimtarine tuaj cilesore, te vecante...
Me shume respekt, Myslimi.
Miku im lirik,Myslim!
Në Gjenevë te shtëpia e vajzës sime, tani që m'u rregullua TABLETI, vërrej lulishten rrethuar me gjineshtra. Një shi i imët më ndalon të dal përjashta, por tek shoh nga qelqet në verandë dhe lexoj poezinë tënde, mëndja më fluturon dhe përfytyrimi cek majat e vargjeve të tua frymëzuese. Faleminderit! Kështu vazhdofsh përgjithmonë!/ Xing.