Jemi asgjë
Astrit Lulushi
E vërteta është gjë. Na thotë se kush jemi, na tregon se me çfarë duhet të përballemi dhe si ta pranojmë atë. E vërteta pret. Ajo që vlen për të gjithë është se çdo gjë zhduket. Ti, unë, gjithçka, do të bjerë në errësirën e pavlerë. Dhe askush nuk është në krye të fajit. Në fund gjithkush mbetet zbrazët, me asgjë, si pikturë e varur edhe më pa jetë. Dhe çfarë bën njeriu përballë saj? Buzëqesh, si në tablonë e Monalizës. Misteri vazhdon.
Realizmi, gjithashtu, është gjë; thjesht, pranim i një situate që është. Dhe të jesh i përgatitur për tu marrë me realizmin në përputhje me rrethanat do të thotë se jo ajo që thua, por ajo që sheh nuk është ajo që merr. Po t’i shtosh një mbiemër, realizmi shtrembërohet, bëhet shgjë, nuk është më ai që sheh.
Miqësia është thelbësore. Miqësia është e veçantë për shpirtin. Dhe nëse beson se shpirti nuk ekziston, është zëri i brendshëm që e zevendëson. Kjo është gjë e mirë. Tregon se s’ka njeri pa ndërgjegje.
“Asnjë kockë e thyer” - i tha mjeku, “skanimi CT nuk gjeti shenja të tronditjes. Presioni i gjakut është mirë. Zemra, normal. Mushkëritë janë të shkëlqyera, edhe pse pi duhan. Sa paketa në ditë?”
-Nuk e di, mbase një.
“Nuk kam asnjë shpjegim për këtë. Është mister. Një lloj anomalie shkencore. E vetmja gjë që mund të kuptoj është se është një kombinim i fatit të mirë gjenetik. Përpiqem t’ju bind të lini duhanin, por kam frikë se do t'ju bëj dëm më shumë sesa dobi. Kur bëhet fjalë për gjëra të tilla si kanceri, nëse do t'ju vriste, do t’ju kishte vrarë”,
Pra, njeriu vjedh të drejtën për të jetuar; vjedh sytë e Zotit; rrëmben zemrën e tij; merr e shpërdor shkëlqimin, që duhej, të paktën, të kishtë bërë pakëz dritë. Tani ecën rrugëve prej ari dhe dëgjon gjuhë të argjendta, e zë nata, bie thellë në gjumë, dhe i lë të gjithë vetëm, duke besuar në ëndrrat që vijnë si shkëlqim dhe paralajmërojnë fushē me lule.
Comments