Ja dua...


Brunilda Resulaj

Une...

Njeher rrembyer si dallget e detit , Pushtojne tokat ,zgjerojne bregun.. Pastaj leshohem si shiu tropikal, Pa pyetur per diellin.

Njeher zjarr qe shkrumbon pyje , Pastaj rrebesh qe shuan zjarre! Njeher bora qe malet mbulon. Pastaj drita qe diten nis! Njeher arome percjell, Si gaz i harruar hapur Njerzit ne gjum i ve. Postaj si lulja petallet mbyllur pres rrezet e diellit ,krahet te shtriq! Shpirtin te nis ne udhetim. Eshte qenia ime! Ja dua ; dashurine qe mbush cdo skute . Ja dua : inatin per padrejtesite. Ja dua : kapricot e zanes engjellore Ja dua : ngrohtesine qe akullin shkrin. Ja dua : qetsine qe paqe mbjell. Ja dua: lotin kur nga syri zbret . Ja dua : dliresine,qe lulet cel Ja dua : Tiparet ,te mprehta ,si shpatet e malit , Kur bora ka shkrire. Ja dua: Qeshjen qe ndrin mbi buze. Ja dua : Butesine si mendafsh derdhur neper trup . Si nje kemishe e paveshur ngjason Ne pritje e pafajshmme , hedhur ,harruar mbi kolltuk! Pret erresira e nates te ike , Te leshohet mbi supe ..!!

594 views

Shkrimet e fundit