top of page

Ja, bora nisi...


Ja, bora nisi... Dhe ja..., Dëbora e parë me flokët e saj të butë, Nisi të bjerë shtruar si çdo vit, Kjo bardhësi si dekor dimri, E paska zbukuruar qytetin tim me dritë... Ti, Nxitove e erdhe pranë meje, Kjo borë fytyrën ta spërkati me fije argjendi, Ndriçonin stërkalat faqeve prej molle, Bukurinë tënde kjo bardhësi e treti...! Pastaj, Më kërkove me ngulm ta dije, Përse dëborën e doja kaq shumë..., Ajo me dimrin vinte si një ogur i mirë, Dhe niste të flinte gjumë! Të thashë se..., Ajo dukej e paqtë si ty, E unë me shpirtin e bardhë si bora të njoha, Kjo borë qumështore qytetin e shndriti, Ndërsa tek ty unë diellin e zgjova...! Dhe..., Kur kjo borë bukuroshe të shkrijë, E fort në rrëpira të rrëshqasë, Unë e di mirë që, edhe për në të dy, Ajo me gurgullimë do të ketë filluar të flasë...! Gj. Sh. Dhjetor 2022


19 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page