
Vilhelme Vrana Haxhiraj
Ismail Qemal bej Vlora - Babai i Kombit, Elitë e mohuar
Paragraf nga libri im “Elitat...,Kranari Kombëtare”,f.215-223
Ismail Qemal Bej Vlora është Arkitekti i Shpalljes së Pavarësisë Kombëtare, i cili njihet historikisht , si shtetformuesi i parë.
.
Ismail Qemali lindi në Vlorë, 16-I-1844 dhe vdiq në Peruxhiamë 24-I-1919, në rrethana të dyshimta.
Cili është Ismail Bej Vlora?
Ismail Qemal Vlora i njohur thjesht si Ismail Qemali ka qenë nëpunës dhe deputet i Perandorisë Osmane, veprimtar i çështjes kombëtare dhe themelues i shtetit shqiptar. Ismail Qemali ishte firmëtari i parë i Deklaratës së Pavarësisë
Ismail Bej Vlora, ka meritën e zbulimit arkeologjik të Dodonës antike, kryeqendër e Thesprotisë.
. Ismail Qemali sipas kutimeve të tij të botuar dhe përkthyer nga stërmbesa e tij, Nermin Vlora, me titull “In Memorie”, ai shkruan: “Linda në qytetin e Vlorës,babai im është Mahmud bej Vlora dhe nëna ime,Hedije hanëmi. Kur isha 4 vjeç, më 1848 Vlorajt i syrgjynosën, burrat në Konjë e gratë e fëmijët në Selanik. Pasuria iu sekuestrua si pasojë e kryengritjes kundër Tanzimatit më 1847. “
Ismaili nisi shkollën fillore ku mësoi turqishten, dhe pasi më 1852 u kthye në Vlorë,ku shkollimin e vazhdoi me mësues privat. Thelloi turqishten dhe mësoi italisht nga një italian i dëbuar. Më pas e edukuan i ati dhe e ëma. Më 1855 u regjistrua në gjimnazin «Zosimea» në Janinë, i vetmi nxënës musliman, aty mësoi greqishten e vjetër, latinishten; arabisht e frëngjisht(privatisht) si dhe mori njohuri në matematikë e fizikë. Sipas regjistrave të «Zosimeas», Ismail Qemali provimet e vitit të fundit i dha më 15 korrik 1859. Në kujtimet e tij, Ismail Beu tek flet për Janinën si vendin ku kishte kryer studimet, si rajonin ku zbulonte gjurmë të qytetërimit parahelen ose pellazg. Për të cilin shkruan se "raca shqiptare i kishte të gjitha të drejtat ta quante të vetin dhe që ishte burimi nga kishte mbirë qytetërimi helen”.
Ndërkohë që vazhdon studimet për drejtësi, punon në zyrën e përkthimeve të Ministrisë së Jashtme. Kthehet në Janinë, ku emërohet ndihmësdrejtor i çështjeve politike ddroi më 1864. Valiu i Thesalisë, Ismail Rahmi Pashës, e emëroi pak kohë shef të kabinetit të tij. Më 1865 u rikthye në zyrën e përkthimeve të Portës së Lartë. Emërohet Sekretar i Përgjithshëm në Janinë. Ismail beu më 1867 shkoi në kryeqytet, ku emërohet valiu i Varnës. Më 1870 u emërua kryetar i Komisionit Evropian të Danubit. si delegat osman.Më 1876 pas një gjakderdhjeje në viset bullgare, Porta e ngarkoi Ismail Beun që të studiojë dosjet dhe qe në krye të komisioneve hetimore të Filipopolit. Pasi iu dha mundësia që të zgjidhte ndonjë post tjetër nga ai në Mardin, Ismail Beu zgjodhi të ishte në krye të sanxhakut të Bolusë më 1884. Më 1890 paraqiti tek Porta dorëheqjen nga posti, por jo shumë kohë më pas u caktua vali i vilajetit të Beirutit, ku pranë tij shërbente edhe kolegu i tij i Komisionit të Filipopolit, Vaso Pasha. Ishte në Beirut ditët kur kolegu dhe bashkëatdhetari i tij u ligështua nga zemra dhe vdiq.
Më 1892 i propozoi Sulltan Abdyl Hamidit një memorandum për federalizimin e Rumelisë. Pas një tjetër studimi për çështjen e Egjiptit, u emërua vali i Gjiritit po atë vit. Më 1897 u thirr nga Porta në kryeqytet, ku e emëruan vali në Tripoli, por nisi të dyshonte dhe t'i trembej emërimit. Më 1 maj 1900, pasi u nis për të marrë postin, u arratis nga perandoria nën mbrojtjen e britanikëve, pasi kishte kërkuar strehim në jahtin e ambasadës angleze në Bosfor. Shkoi në Athinë, ku kontakti me politikanët arbërorë i ngjallën nevojën për rimëkëmbjen e vendit të origjinës. Më pas nisi një udhëtim, Napoli, Romë, Lozanë të Zvicrës, por i shqetësuar nga ndonjë atentat i mundshëm, shkoi në Paris. Pasi komunikoi me Faik bej Konicën,u vendos në Bruksel, ku drejtoi botimin e Albanisë. U largua nga Brukseli dhe pas pak kohe Ismail Beu hapi gazetëN “Le Salut de l'Albanie” që botoe në shqip, turqisht e greqisht. Me ftesën e kolonisë shqiptare të Egjiptit, shkoi në Kajro ku u prit nga Kedivi. Pas një trilli të sulltanit, u dënua me vdekje në mungesë, me humbjen e të drejtave civile, gradës, meritave, dekoratave dhe pronave. Në shkurt të 1902 mori pjesë në Kongresin e organizuar në Paris nga Princi Sabahedin dhe Lutfullah, si përfaqësues i shqiptarëve, ku takoi mareshallin Rexhep pashë Matin.Këta po organizonin njëfarë komploti për të bindur sulltanin për reformat që duheshin ndërmarrë. Plani dështoi pasi rrethanat ndërkombëtare nuk ishin të favorshme. Pas Revolucionit Xhonturk më 1908 dhe rishpalljes së Kushtetutës më 21 korrik, I.Qemali u kthye nga mërgimi. Më 17 dhjetor të 1908,parlamenti u zgjodh deputet i Beratit, ku me 26 deputetët shqiptarëhyn në partinë opozitare “Hyrrjet ve ltilaf” (“Marrëveshje e Liri”) për decentralizimin e perandorisë dhe lirinë e mësimdhënies së gjuhëve kombëtare. Gushtin e 1910 udhëtoi nëpër Evropë dhe kërkonte "autonomi administrative" për shqiptarët. Verën e 1911 shkoi në Cetinje të Malit të Zi te krerët e malësorëve, ku kishin gjetur strehë pas fushatës së Shefqet Turgut Pashës dhe kryengritjes së tyre. Pas Kuvendit të Gërçes, nxit nënshkrimin e një memorandumi me nxitjen e tij, me 12 pika me kërkesa kombëtare, ku shprehu edhe njëherë zotimin për lidhje me perandorinë. Deputetët opozitarë shqiptarë ishin të vetëdijëshëm se pa kryengritje Porta e Lartë nuk do të t'i jepte Shqipërisë të drejtat kombëtare. Përveç deputetit të Pejës, Ibrahim Efendiut dhe atij të Elbasanit, Haxhi Ali Efendiut, deputetët dhe anëtarë të parisë u mblodhën në shtëpinë e Reshit Aqif Pashës, e më pas në shtëpinë e Halil pashë Alizot-Gjirokastrës, si dhe në shtëpinë e Syrja bej Vlorës. Të pranishëm ishin, Ismail Qemalit, Hasan bej Prishtina e Myfid bej Libohova që t'i thërrisnin arsyes,të mos hidhej fara e përçarjes në dobi të shpëtimit të kombit dhe atdheut.Pas një takimi në hotelin "Pera Palace" mes Ismail Qemalit dhe Hasan Prishtinës, më 12 janar u mblodhën në shtëpinë e Syrja bej Vlorës në lagjen "Taksim" deputetët e Beratit, Ismail Beu dhe Aziz pashë Vrioni, deputeti i Gjirokastrës Myfid bej Libohova, deputeti i Durrësit Esad pashë Toptani dhe i Prishtinës, Hasan Beu. Deputetët shqiptarë pasi kuvenduan mbi masat që kërkonin nevoja e rrethanave lidhën besën, duke u betuar mbi Kuran për sakrificat e mëtejshme që do të ndërmerreshin në dobi të kombit e atdheut të tyre. Ismail Qemali dha fjalën se do të ndihmonte me armë dhe të holla që kryengritja mbarëshqiptare ta mbante nën trysni Portën deri kur të bindej për dhënien e lirive kombëtare. Lidhja mes lëvizjes në terren dhe Ismail Qemalit jashtë shtetit u vendos të mbahej përmes konsullit britanik në Shkup. Syrja beu me të birin, hyn në marrëveshje me diplomacinë austro-hungareze për përgatitjen e shpalljes së Autonomisë e më pas Pavarësinë. I. Qemali u nis më 2 nëntor me avulloren Regele Carol që bënte linjën Stamboll-Kostancë, bashkë me të birin Qazimin dhe Luigj Gurakuqin. Më 3 nëntor u vendosën në hotelin Kontinental në Bukuresht, në kryeqytetin rumun, ku takoi një përfaqësi të kolonisë shqiptare nën drejtimin e Pandeli Evangjelit. Ende nuk dihej se ç'trajtë do të merrte realiteti politik gjatë dhe pas Luftës Ballkanike që kishte shpërthyer. Mbrëmjen e , 5 Nëntorit, Ismail beu u takua me ambasadorin e Austro-Hungarisë në Rumani, Karl Emil Prinz zu Fuerstenberg. Sipas Vllamasit, ministri i Brendshëm rumun Ionesku, përmes Kristo Meksit i kishte dhënë Ismail Beut një çek prej 500.000 frangash ari për shpenzimet e rastit dhe e siguroi për ndihmën e Rumanisë dhe përkrahu lëvizjen shqiptare që po fillonte." Të nesërmen pasdite u nis në orën 5 e 30 me tren nga Bukureshti drejt Vjenës, I shoqëruar nga sekretari i tij, u vendos në Grand Hotel. Më 9 nëntor u prit nga gjeneral-majori Blasius Schemua, shef i shtabit të përgjithshëm të forcave austro-hungareze, në Budapest. Më 10 nëntor Ismail Beu u takua me ambasadorin britanik në Vjenë, Sir Fairfax Cartwright, të cilit i shpjegoi idenë se "Shqipëria mund të ndahej në kantone fisnore," si të modelit zviceran, Më 12 nëntor gjëndet në Ballplatz, ku u takua me zyrtarë të ministries Po atë mbrëmje mori trenin për Budapest, u vendos në hotelin Royal. U takua me ministrin e Punëve të Jashtme të Austro-Hungarisë Kontin von Berthold, i cili:]"miratoi pikëpamjet e mia për çështjen kombëtare dhe pranoi kërkesën e vetme që i bëra: të më vinte në dispozicion një anije, e cila do të më bënte të mundur të arrija në portin e parë shqiptar para mbërritjes së ushtrisë serbe." Më 17 nëntor u kthye në Vienëdhe ngaqë planet ndryshuan, nuk mund të shkonte në Romë. Bashkë me Gurakuqin me tren shkoi në Trieste mëngjesin e 19 nëntorit. Në stacionin e trenit në Trieste, Ismail Beun e priti Mark Kakarriqi, që e shoqëroi në hotelin Excelsior Palace. Nga ora dy rreth 15 shqiptarë i hypën avullores Brünn të linjës Lloyd dhe në det kaloi në një vapor tjetër të linjës, Graf Wurmbrand diku pranë Kepit të Rodonit. Avullorja Wurmbrand mbërriti në Durrës mëngjesin e datës 21 nëntor. Mëngjesin e 23 nëntorit, me një karvan prej 40-50 vetash, i shoqëruar nga Dom Nikollë Kaçorrin, Abdie Murat bej Toptani, Mustafa Merlika, Qemal Karaosmaninnga Berati i solli kuaj karvanit dhe u nisën. Esat Pasha, valiu i Janinës lëshoi urdhër arresti; ndaj atë natë u ndalën në Çermë,te Dervish bej Biçakçiu dhe biseduan se duhej shmangej të kalonin nga Divjaka. Natën e datës 24 e kaluan duke bujtur në Petoshanj të Libofshës te Nedim bej Leskoviku. Me ndërhyrjen e Myfid Beut dhe kadiut të Janinës, Esat pashë Janina e tërhoqi urdhërin e arrestit. Me datë 25 hëngrën drekë në Fier tek Omer pashë Vrioni dhe u lajmërua nga zyra telegrafike se ushtritë serbe po mërrinin në Durrës e Elbasan. Ismail Qemali udhëzoi: "T'i prisni mirë, me flamurin kombëtar në dorë dhe deklaroni se i prisni si mysafirët e Shqipërisë".Ismail Qemali mbërriti në Vlorë më 25 nëntor. U përshëndet nga mësuesi Jani Minga, Ismaili shkoi për darkë te shtëpia e Hasan Sharrës në lagjen Muradie. në Sheshin e Flamurit.Vlerat e pamohueshme të Ismail Qemalit në shpalljen e Pavarësisë Kombëtare
“Vlerat e pamohueshme të Ismail Qemalit në shpalljen e Pavarësisë Kombëtare”-
Sesion shkencor në Vlorë më 24- I- 2011.
Ismail Qemali, Arkitekt i Shpalljes së Pavarësisë Kombëtare(Vivra- kumtesë mbajtur në Vlorë më, 24.I.2011.
Vo: Vivra: “Pa koment” Nacional, Tiranë,2016, fq.30: Të gjithë shqiptarët në fillim të shekullit XX, shpresonin se kishte ardhur koha që Shqipëria të ishte e Pavarur, pas 5 shekuj robëri. Pas vdekjes së Skënderbeut, grindjet mes principatave nuk e favorizonin kurrë njohjen e Shqipërisë si komb. Patriotët e Rilindjes Shqiptare dhe Arbëreshe kishin punuar për ta përgatitur opinionin për domosdoshmërinë e shkëputjes nga Turqia. Këtë mision e mori në dorë njeriu që e njihte mirë Turqinëdhe politikën e saj.
Ismail Qemali si diplomat, i pajisur me kulturë të gjerë, njohës i disa gjuhëve, shfrytëzoi rrethanat e kohës.
*Pozita gjeografike e Shqipërisë si nyje në Mesdhe;
*Shtrirja nga Danubinë Gjirin e Artës, nga Vardari në brigjet e dy deteve;
*Kushtet fiziko- gjeogrfike, (vend malor i alternuar me fusha, ultësira dhe kodra), ndikuan në ruajtjen e kulturës, gjuhës dhe traditës, jo vetëm si dëshmi e etnisë pellazgo-iliro-arbëre, por faktorë që ndihmuan për Pavarësinë.
*Bashkëjetesa e tri besimeve fetareka ruajtur etninë dhe vëllazërimin e shqiptarëve, faktorë që i shfrytëzoi I. Qemali, i cili vuri në plan të parë:
a-Çështjen kombëtare.
b- Synimi kryesor i tij evitoi përçarjet mes shqiptarëve
*Vrasja e gjyshit të tijnga sulltani, bëri që ai të ishte shumë i matur në kërkesat ndaj P. Lartë.
*Për këtë arsye fillimisht kërkoi Autonominë e Shqipërisë.
*Si njohës i shumë gjuhëve dhe përkthyes i zoti, ai bëri karrierë politike. Qysh në moshë të re.
*E mërimi si Guvernator i Varnës (Bullgari), ku jo më kot priti Perandorin Franc Jozef. Pas internimit në Azi të Vogël,shkon
*Kryetar i Komisionit N/kombëtarnë Danub.
*Më vonë Kryetar i Dhomës së Deputetëve në Parlamentin turk, ku zhvilloi biseda mbi gjendjen aktuale të P.Osmane dhe zgjedhën e shteteve nën sundimin e saj. Këto takime apo poste titullare, ai i shfrytëzoi për çështjen kombëtare.
*Analiza e tij mbi gjëndjen e Perandorisë në Egjipt, mbi çështjen e Kretës dhe luftën ruso-turke, e pavlerësuar nga sulltani, bëri që Porta e Lartë të pësonte disfatë.
*Porse pasojat ranë mbi shtetet evropianenën sundimin e Turqisë.
*Veçsekjo analizë social-politike e I. Qemalit,ingjante projektit të një arkitekti për të ngritur një ngrehinë të shndërruar në gërmadhënga shekujt. Pra u bë përvoja parësore e Ismail Qemalit për të synuar drejt shpalljes së Pavarësisë kombëtare.
*Posti i Ministrit të Jashtëm, që e dëmtonte çështjen shqiptare, u refuzua nga I. Qemali.
*Njohja me rrethet përparimtare të Evropës e me personalitetet e shquara politike të kohës, e favorizonin për të bërë prezent problemin kombëtar në opinion botëror. Pas Mit’hat Pashës,
*Kryetar i Partisë liberale turke u bë I. Qemali. Në një intervistë në Giornale d’Italia) më 23 qershor 1909, Ismail Qemali thekson: “Liberalët e Europës Perëndimore ngjajnë me trashëgimtarët e një pasurie të madhe, që shqetësohen për t’u kënaqur me të ardhurat e grumbulluara nga pararendësit e tyre. Nëse në Perëndim liberalizmi është etiketë e një partie për të marrë pushtetin; në Lindje mjafton mendimi liberal që të ngjallen dyshime të cilat sjellin të këqija të mëdha.”
*Kjo analizë i vlente për të nesërmen e afërttë vendit dhe ishte një afirmim diplomatik i tij në botën evropiane.
*Ardhjen e turqëve të rinj ai e quan anarki të rëndëqë vjen nga lart, e cila është më e rrezikshme dhe më e dëmshme se ajo që vjen nga poshtë. *Komitetin “Bashkim e Përparim” të xhonturqve e quan shtet brenda shtetit, që imponon vullnetin e tij, shtyp liritë e njeriut dhe i kundërvihet kushtetutës. *Politika e Xhon turqvee detyroi atë të ndërtojë platformën e qeverisjes së Shqipërisë. "*Kushtetuta nuk është qëllimi, por mjeti për zhvillim dhe përparim.”- thekson Ismail Qemali. Ndërkohë Sulltani e emëroi Guvernator në Tripolitani, të cilin e refuzoi. Ai nuhati rrezikun dhe kërkoi strehim politik në ambasadën angleze, e cila e nisi në Athinë.
*Menjëherënisi fushatën diplomatike nëpër oborret e Europës, me ftesën e bërë nga shqiptarët e Australisë që aktualisht ndodheshin (në Athinë). Që arkitekti të ndërtonte ngrehinën e shqiptarëve, i duhej lënda e parë, e cila ishte: *Mbështetja e Fuqive të Mëdhaevropiane.
*Menjëherë nisi publikimin e situatës politike të kohësme maratonën nëpër oborret e Evropës . *Nuk harroi dhe udhëtimin e nisi me vende ku *çështja shqiptare njihej mirë, si me Romën, Siçilinë e Kalabrinë. *Shfrytëzoi mosmarrëveshjet Austri- Italipër influencën e secilës në Shqipëri. Ismail Qemali frenoi disi përpjekjet për epërsi ndaj Shqipërisë si: të Austrisë, Greqisë, Italisë e Serbisë. *Me shkathtësinë e tij, ai shfrytëzoi mirë situatatdhe grindjet politikemes shteteve evropiane për influencë dhe të secilit në veçanti. Më pas shkoi në Gjenevë, Bruksel, ku takoi Faik Konicën për të reklamuar çështjen kombëtare në gazetën e drejtuar prej tij, "Albania". Botimi i gazetës së tij (I.Qemalit) me titull “Shpëtimi i Shqipërisë”, në gjuhë shqipe, greke dhe turke, u përdor për të ringjallur ndjenjën kombëtare te shqiptarët në botë. *Me nuhatje shfrytëzoi vdekjen e mbretëreshës Viktoria të Anglisëdhe shkoi në Londër për ngushëllim, ku u takua me personalitete të politikës botërore. Shkoi në Egjipt, ku kishte shumë shqiptarë. Sulltani, për hesape të vjetra, e dënoi me vdekje në mungesë. Ai shfrytëzoi me *mençuri dobësimin e P. Osmane, për shkak të kryengritjeve, sidomos në Ballkan, të cilat ai diti t’i shfrytëzojë me maturi.
*Traktati i Shën Stefanit dhe Kongresi i Berlinit 1878,e copëzonin Shqipërinë, gjë që nuk ishte në favor të terrenit që po përgatiste I.Qemali. *Në çastin fatlum, këtij burri të mençuriu desh të shfytëzojë ndarjen e turqve të rinjmë 1908. *Ndaj për I.Qemalin shpallja e kushtetutësdo të ishte faza e parë për Autonomi. *Përvoja diplomatikedhe vizitat nëpër oborret e Europës, bën që ai u mbështet në 2 Fuqi të Mëdha: Austro-Hungari dhe Itali, të cilat për qëllimet e tyre, ishin kundër pushtimit të Shqipërisë nga Greqia dhe Serbia. Bisedimet me qarqet e lëvizjes përparimtare në Athinë, Romë,Vjenë, Paris, Londër, Kajro, Bukuresht dhe me shqiptarët jashtë vendit, bënë të ndryshonte opinioni i Europës për shqiptarët, të cilët i konsideronin pa ideale kombëtare. *Hartimi i Memorandumit të Gërçës ngaI. Qemali dhe Hasan Prishtina, me 12 kërkesa, sipas të cilave të 4 vilajetet shqiptare të kishin autonomi administrative për çastin, nën vartësinë e Xhonturqëve, pati rëndësi: *Nisën kryengritjet e Malësisë së Madhe me Ded’ Gjo’ Lulin, dhe *kryengritjet e përgjithëshme1909-1911.
*Arkitekti i shtetit të parë shqiptar, IsmailQemali si largpamës dhe vazhdues i programit të Rilindasëve, e dinte se rruga e nisur, dontembështetjen e ndërkombëtarëve, para të cilëve doli me këto kërkesa:
*1- Kushtetutë dhe Autonomi administrative për popujt e ndryshëm të P.Osmane; *2- Shqipëria të ketë 2-3 apo 4 vilajete me krahina shqiptare; *3- Hapja e shkollave shqipe dhe shpërndadja e librave në gjuhë amtare në çdo trevë ku flitet shqip. *4- Gjuhë zyrtare të ishte shqipja. *5- Të krijohej policia, postë telegrafa. *Marrëdhënie diplomatike me Perëndimin dhe fqinjësia e mirë.
*Kërkesa për autonomi dhe jo Pavarësi, përputhej me kushtet ekonomike, si ide përparimtare për kohën. *Ai kërkoi organizimin e shtetit me frymë europiane.*Në Nicë të Francës*më 19 shkurt 1912 ai doli me idenë e Pavarësisë. Ambasadori italian Tommasso Tittoni njoftoi se në Nicë po mbahet një kongres sekret, me praninë e I. Qemalit. Ai shprehet:”Një fis që kërcënohet nga serbët e grekët, është fis i vjetër ilir i shqiptarëve, që ruan e do të ruajë traditën dhe identitetin e lashtë kombëtar”. *I. Qemali më 5 Nëntor 1912 u takua me shqiptarët e Bukureshtit, ku dolën me një Rezolutë. Por kjo varej nga Fuqitë e Mëdha. Në Vjenë, gjeti mbështetjen e Berchtold dhe ambasadorit Avarna. Më 20 /XI /1912 nga Trieste niset për Shqipëri. Ditën që Skënderbeu ngriti flamurinnë Krujë, edhe Ismail Qemali më 28 -XI- 1912 ngriti flamurin e kuq me shkabën e zezë në Vlorë. Shpallja e Pavarsisë së Shqipërisë u mirëprit nga Italia, Austria dhe Rumania. Kurse Serbia nuk e njohu aktin madhor që shpalli pavarësinë e Shqipërisë. Stambolli heshti, kurse Greqia dhe Mali i Zi, synonin copëzimin e Shqipërisë. Formimi i Qeverisë së Vlorës me Kryeministër I.smail Qemalin, me anëtarë kabineti nga të gjitha trojet shqiptare dhe me përfaqësues nga tri besimet fetare, ishte akti final i njohjes së Shqipërisë si komb i pavarur. U mbushën 100 vjet dhe vendi ynë përsëri ka mjaft probleme që po ia lemë kohës t'i zgjidhë!
Shqiptarë, kudo që jeni, Ju uroj :"Gëzuar 100 vjet Pavarësi Kombëtare!"
Vivra, Botoi më 09/11/2012-Fjala e lirë, Dielli, Illyria, Tribuna Shqiptare