top of page

IRMA KURTI - POEZI NGA MARIA TERESA LIUZZO


IRMA KURTI - POEZI NGA MARIA TERESA LIUZZO

 

 

MARIA TERESA LIUZZO ka lindur në Saline di Montebello Ionico dhe jeton në Reggio Calabria. Në vitin 1970 botoi lirikën e saj të parë në Il Letterato (Letrari) në Cosenza. Që nga viti 1975, antologji të ndryshme kanë botuar poezitë e saj me kritika mjaft pozitive. Qysh nga 1984 poetja bashkëpunon me revista të rëndësishme letrare, me poezi, tregime, ese teatrale dhe tekste kritike. Recensione, ese, gjykime kritike për veprën poetike të M. T. Liuzzo-s janë botuar edhe në gazeta e revista letrare ndërkombëtare si: Kristali; Ura Italiane Amerikane në Nju Jork; Amerika Sot, Nju Jork; Kronika, Çikago, Zëri i Mantovës; Muzat etj.

Më 14 dhjetor 1994, Kryesia e Këshillit të Ministrave - Departamenti i Spektaklit - nëpërmjet Komitetit teknik shkencor L. Galogero të Reggio Calabria-s i dha Çmimin e Kulturës 1994, në kontekstin e Çmimit Ndërkombëtar të Artit dhe Kulturës Homazh  Francesco Cilea-s.

Në 1996, Kryesia e Këshillit të Ministrave - Departamenti për Informim dhe Botim - i akordoi për të dytën herë "Çmim për Kulturën", si dhe më pas një tjetër "Çmim për Kulturën" për vitin 2002.

Këto poezi janë shkëputur nga libri: “Nata vallëzon në bebëzat e tua”.

 

 

NËSE TË VËSHTROJ DUKE FJETUR

brenda qepallave

hamendësoj ëndrrat e tua

dhe ndjej

një puthje të ngrohtë

në buzë.

 

NESËR DO TË JETË PRILL.

Orët rrjedhin si perla,

nga zbrazëtia e frymëmarrjes

ngrihet një melodi.

Gjithçka shndërrohet në kujtesë:

unë vëzhgoj natën

atë bukuri të zhveshur

në pasqyrë.

 

YJE HIJESH NË MURE. 

Kaq e zbrazët dhe e mjerë

është kjo dhomë pa muzikë:

një ujitje livadhesh të etura

dhe detesh me gjineshtra

spërkatur me blu.

Në kornizë, hëna buzëqesh

në kopsht: një dritë - xhevahir

e varur në degët e qershisë.

 

 TREGOMË

    kur të zinte gjumi

    në gjoksin tim

    dhe dielli perëndonte

    mbi jastëkë.

    Rrezen e fundit

    e mbaja dhe e mbushja

    me një qarje,

    që nuk i mbyllte

    dyert e shpresës.

     




Poezi të shkëputura nga libri: “Nata vallëzon në bebëzat e tua”.

PËRKTHEU NGA ITALISHTJA: IRMA KURTI

40 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page