
Insert nga ,,Dufi, pas fitores, i shpirtit të trazuar"
Pra, isha kundër atyre që jasht demagogjisë shpërfaqur pa ndërprerje, në të vërtetë synonin rrënimin e vlerave që tashmë kishin bërë moshë pas aprovimit dhe zbatoheshin gjithandej (amandamentet-68, Kushtetuta-74). E them tani për atëherë me tundje koke shfaqë habinë: çfarë paradoksi: 74-shi përmes Kushtetutes federative, republikane e të Kosoves, i lidhen të dy këmbet Sërbisë, e fyen dhe frustrojë deri tek një luftë, 2008-shi i Pavarësisë së Kosoves, përmes Asociacionit të Ahtisarit dhe Kushtetutes, ia lidhi dy këmbet Kosoves. Në v.80-ta Kosova kërkonte të lirohet nga Sërbia kur ajo pa pëlqimin e Kosoves, smund të bënte atë që donte në shtetin e vetë, kurse Sërbia donte të zgjidhte lakun e këmbëve që ia kishte vënë Kosova. Kosova më tepër se lakun në këmbet e Sërbisë, e Sërbia më pak se lakun në këmbet e veta.Në v.2008 e këtej, Sërbia i shtrëngon lakun këmbëve të Kosoves, e Kosova përpëlitet të kërcej tutje me lakun e lidhur tek këmbet mu si një kengur. Por, të eci tutje me shkrimin: I tëri që isha (pas v.1991- pasi nuk kisha pranuar të jam anëtarë i ndonjë partie tjetër-LDK-së bile nënkryetarë i Deges me numerike në Pejë), isha Kryetari i Deges dhe anëtarë i Këshillit Drejtues i Partisë Secialdemokrate të Kosoves të vogël (me konceptin socialdemokratik bazë të programit politik të pranuar gjithandej Evropes demokratike të përparuar ekonomikisht dhe që nuk e pranonte realiteti i Kosoves aniqë në programit politik kishte futur ate postulatin ,,Kosova republikë”). Dhe, sado e përbërë nga emëra me autoritet public / Shkëlzen Maliqi /kjo mendje brilante/, Arben Xhaferi, Luljeta Pula, Kaqusha Jashari, Iliaz Kurteshi, Kadri Metaj, Behlul Beqaj, Ibrahim Osmani, Anton Berishaj, Fahri Musliu, Ajri Begu, Bashkim Bokshi, Bajram Krasniqi, Palok Berisha, Ramush Mavriqi, etj./. Kur u fraksionua Partia midis Kryetares Luljeta Pula e Kryetares së krahut tjetër Kaqusha Jashari, për shkak të konsideratave të veçanta ndaj personave të caktuar, u orientova nga Luljeta Pula. Bile, në zgjedhjet të krahut të Luljeta Pula të mbajtura në Gjilan, u zgjodha dhe nënkryetar, post këte që e refuzova për shkaqe fare praktike duke e propozuar Skënder Belegun e ndjerë. Por, kjo është histori e Partisë dhe një ekzagjerim këtu, do ishte i pavend. Përkundra se nuk isha ai i më larti dhe nuk kisha detyrime pune të fiksuara në të tillë normativë, unë kisha mbërrijtur një konsensus në vetën me një qëndrim të fiksuar përpikërisht nga i cili dilte detyrimi moral e politik që idenë e caktuar tashmë shndërruar në preokupim qëndror, me energjitë që kisha-t’a çoj përpara. Ishte ai refleksi detyrues i paprapsueshem nga gravitonte gjëndja. Tashmë ishte akceptuar të themi unanimisht avancimi statusor i Kosoves deri në piken e aspirates së shekullit dhe ishte ngritur në detyrim atdhetarie të të gjithëve, kurse, rrethanat e imponuan që fuqi politike pothuajse kryesore që duhej t’a bënte jetë-ajo në vijen e parë të frontit, ishte studenti. Ishte ai që nga aspekti ligjor, ishte akoma i alimentuari dhe nën përkujdesje nga prindërit (sipas Ligjit Penal për të Mitur, madhori i ri deri në moshen 21-23 vjeçar-në Norvegji deri 28 vjeç) dhe në po këte kohë edhe person i formuar që do bëjë ndryshime shekullore! Ofroj me sinqeritet e guxim rinor vënien në shërbim të qenies së vetë i gatitur të durojë shpirtërisht të gjitha torturat dhe çdo të qëlluar me tomangë nga pushteti! Pra, ishin studentët ata (që dikur bënin revolucione tashti rezistojnë e luftojnë për pavarësi dhe se ç’më përkujtonin ato pamjet mahnitëse të Revolucionit Francez të përshkruara tek ,,Të mjeret” e Viktor Ygo-s- atë Gavroshin e varfër, Mariusin që bënë revolucionin e Kozeten- kujdesin ndaj së ciles e trajton si shpagim haku Zhan Valzhan i ndjekur) që në një mënyrë (shtresimi i struktures shoqërore dhe pozicionimi sipas rrethanave në gjëndje krize e konflikti) ua lanë në dorë detyrën por edhe e ndjenin vetë dhe e pranuan të janë ushtria e idesë për t’i hyrë me guxim realizimit të ndryshimeve e statusit të Kosoves duke protestuar gadi gjysem shekulli (1968-1999). Ishin ata që kishin kuptuar e përvetësuar më së miri nocionin për pavarësinë, që ndjenin nevoja për lirinë dhe të drejtat e njeriut sipas Kartes së 1789-shit dhe asaj të KB nga v.1945, duke studjuar në gjuhen njëherë sërbe, kroate, sllovene bile edhe maqedone në Bgd., Novi Sad, Suboticë, Nish, Zagreb, Ljubljanë, Maribor Sarajevë, Tuzëll, Shkup, Titograd, etj. e më pasë (pas v.1960/61, në Prishtinë tek disa fakultete e shkolla të larta/. Nuk do harroj kurr rastin dramatic nga nëntori i v.1968 mu përpara Librarisë ,,Rilindja” përballë ,,Restorantit-Ekspresit” në Prishtinë, ku, tek iknin nga Policia drejtë Postes e vrushkull uji nëntori ndiqte shqiptarët dhe kur trimat e patrembëshëm studentët Hysni Meka e Banush Xhemshiti (ky i dyti, tek ndërhyri të ndajë të përleshurit shqiptarë, në v.70 e qëllua me plumbë dhe nga gjakderdhja ndërroj jetë) thirren: ,,Këthehuni vëllëzer shqiptarë” dhe zunë të këthehen e të sulmojnë duarthatë drejtë në ta kurse Afrim Loxha ai heroi, jo më pak se u ngjitë tek dritare autozjarrëfiksi dhe rroki vozitësin nga jaka e e tërhiqte nga dritarja dhe ndërpreu hedhjen e vrrushkullit. Atëherë! Më pas Afrimi-në v.90-ta, nga afërsia u qëllua në kokë mu nga ai armik! Nuk do harroj kurr Hydajet Hysenin tek lexonte kërkesat e demonstrantëve hipur mbi ,,Filigranin” e Simon Shirokes përkrah atëherë Teatrit Krahinor, në vitin e largët 1968. Nuk do harroj as atë masen impozante të studentëve disa dhjetamijëra tek marshonin nga Fakulteti Filosofik drejtë Qëndres, tek i pritnin tanket e toget e armatosura. Nuk do harroj as studentin-tim vëlla Xhelalin, tek e zë ndjekja policore (në protestat e v.1981) dhe më pas ia bëhu me fytyr të zharitur në shtëpi (as ime Ëmë që në shqetësimin e tim Babë iu përgjigj: ,,Burro, mos rrënko! Kjo është luftë për vatan dhe djali yt nuk është i vetmi!”). Nuk kishte më tepër se 22 vjet moshë. Ishin ata çastet heroike e ata heronjët! Ata që do shtynin Kosoven tek 74-shi, 90-shi e 2008-shi.. Ata që më pas, tek përdhosen ate që kishin në ideal, i ngujuan, i betonuan në harresë! (por ashtu e kemi ne! Lufta u takon studentëve e popullit, liria, lavdia e pasuria pushtetarëve!). Në vitet pastaj, kur edhe me armë kur e kërkonte kauza e rrethanat që të mbërrijten tek caku. Dhe, kur shihja vendosmërinë e guximin e tyre që kishin një jetë të tërë përpara, deri dhe kalamajt tek ecnin me veturë rruges dhe nëpër dritare mxjerrnin ,,V-hin”( ,,viktoria”) e fitores me dy gishtërinjë të ngritur dhe thrritnin me zë fëmije të lartë ,,Kosova Republikë!”, tek i admiroja dhe konfirmoja në vete fuqinë shpirtërore të kombit, më dilte vetja neveritse, e më mësyente mendimi denigrues: Do rri anash trim kafeneshë! Horllëk! Pa justifikime! Bëhu krah i tyre sëpaku. Ata janë fëmijët tonë!” Mendimi në mos do më përcaktoj opinion frika apo ai ngacmimi i emocionit hedonist dhe nuk do pranoj vetëqortimin, më dridhi! Por, furria që më vinte nga tjetra anë, më shkundulloj fuqishm dhe saora i hika çastit të ligshtisë! Devoçmëria kishte fuqi rezatuese tepër të madhe sa t’a injorosh! Vendosa pa këthim të kokes pas t’i dalë zot asaj ushtrie epike (me cca 30 mijë veta), shtetformimit që si nevojë imediate dilte nga shkallë e zhvillimit kombëtarë e kishte zënë vend në një vision sociojuridik e filosofi politike. Si mënyrë e organizimit, e donim në përmasen e cilësinë të imagjinuar me shekuj. Dhe ajo, ishte shtrirë suverene në tërë vetëdijen e popullit. Ashtu, tek kishte ecur gjatë duke u rritur progresivisht deri tek shpërthimi. Që nga fund i shek.XIX (Lidhja e Prizrenit-1878/ për të depërtuar me furi në veçanti në dekadat e gjysmës së dytë të shekullit XX. I dijtur për këte, ndjeja detyrë që, sëpaku të zbutja atë ndjenjen e të qenëmit të studentëve vetem, tek trajtoheshin pamëshirëshëm nga pushtetarët sërbë mu në sy të pranishmëve (Elez Meshi i SHLE kishte gëlltitur si një ëmbësirë fletëparaqitjet e provimeve sipas urdhërdhunes sadiste të Policisë) dhe, duke bërë këte, tok përkrahnim pavarësimin e popullit të Kosovës dhe lirinë e qytetarëve që sillte ajo. Mbrojtjën e dinjitetit të tij pa të cilin, ashtu i përdhosur e nëpërkëmbur, dukej aqë i gjorë. ,,Ej Šiptaru, hoćes republiku!” u drejtoheshin duke qeshur policët ndonjë hallxhiu të pashkaktuar më asgjë dhe i qëllonin. Nga ky synim dhe që causa të mbrrijten objektivin, sikur e ceka më lartë, jipja aqë sa m’a mbante krahu. Modeste fare. Nuk mendoja se synimi varëj nga unë, por gjëndje ime shpirtërore varej shumë nga synimi. Dhe që i jipsha krah, më parë se për shkaqe të tjera, ishte të bërit sa më të qëndrueshëm të monolitizmit në idenë e shtetformimit aqë të nevojshem për kohen (kjo dhe ishte arsyeja që sillte në pushtet e në poste nga pushteti sërbë persona pa zotësitë e duhura dhe të prultë nga natyra dhe Ju dini se cilët ishin). Dhe tani, politiken e kuadrove politike dhe të ekonomisë që bëhej në qëndrat e vendosjes pa marë parasyesh motivin e proklamuar, e konsideroj miopi politike dhe dështim të krerëve të atëherëshëm. Që në v.1988 në bisedat fare të shlirta e të çiltëra që i bëja me LL.R. një koleg sërbë imi shumë i respektuar për sa ishte i ndërshem dhe i ndritur-por nacionalist fare-ia pata thënë mu në zyren time (ndjesë për përsëritjen!): ,,Ju nuk kini fare akademi shkencash. Ata të quajtur ashtu, janë matuf me probleme të patejkalueshme cerebrale dhe kanë humbur orientimin në kohen. Në fund të shekullit XX duan të veprojnë me mendësinë e shek. XIX. Zgjedhja e Millosheviqit, është pikërisht produkt i kësaj mendësia. Dhe…nuk do ta rikëtheni Kosoven…”

Në foto Demonstratat e 27 nëntorit të v. 1968, para Teatrit Krahinor tek lexon kërkesat Hydajet Hyseni përmbi Argjendtarinë e Simon Shirokes.