top of page

Ilir Malindi: LIBRI “TRIUMFI I KOMBIT”

  • 1 hour ago
  • 2 min read

LIBRI “TRIUMFI I KOMBIT” I AUTORIT SKËNDER S. KAPITI DHE PROTESTAT PATRIOTIKE RINORE TË SOTME

 

 

Nga AV. Ilir Malindi

 

Në vitin 2012 në Pallatin e Kulturës “Aleksandër Moisiu” në Durrës u mbajt promovimi i Librit me titull:  “TRIUMFI I KOMBIT” i autorit Skënder Sadri Kapiti, organizuar nga “Klubi i Shkimtarëve dhe Artistëve”,Dega DURRËS, ku si pjesmarrës më kujtohet se ishin   ishPresidenti i Rublikës z. Bamir Topi, kryetarja e “Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës”,Zonja  Flora Brovina, Kryetari i Bashkisë Durrës dhe personalitete të tjera të letrave shqipe nga qytetet e tjera të Shqipërisë dhe të  Kosovës, pra  kishte një pjesmarrje shume të madhe nga intelektualë, poete e shkrimtarë nga të gjitha trevat shqiptare.

Dhe tani gjatë muajve të zhvillimit të protestave patriotike të rinisë shqiptare e lexova përsëri këtë libër dhe m’u kujtua fjala e një diskutimi të një pjesmarrësi në diten e para 15 viteve kur u mbajt promovimi se: këtë libër duhet t’a ketë në shtëpi cdo familje shqiptare; si dhe tani m’a rizgjoi këtë thënie edhe prof. Eshref Ymeri në një shkrim te tij te “Fjala e lirë” se: “Krerët e rinj politikë, që do të dalin në krye të vendit duhet ta kenë si libër tavoline veprën e Skënder Kapitit:  “TRIUMFI I KOMBIT”,

Disa autorë  veprash letrare e historike si Prof. Bedri Tahiri, Hasan Shahinaj, Xhevahur Cirongu etj., Triumfin e Kombut e kanë quajtur Projekt të Bashkimit Kombëtar.

Shkrimtari dhe studiuesi Vladimir Muca shprehet pёr “TRIUMFIN E KOMBIT” se “Në hedhjen e traktateve filozofike  si tek kapitujt “Qeverisja, komuniteti  dhe shteti”; ”Shteti dhe drejtësia”;  “Përse realiteti ynë  vazhdon të pengojë e të persekutojë”,  mbi këto probleme fondamentale për shoqërinë, autori  ka ditur të ndërthurë bukur  idetë dhe eksperiencat  reformiste të vendeve  të përparuara  demokratike ,duke sjellë të praktikuara  idetë dhe eksperiencat  e teoricienëve europianë  dhe amerikanë, por  të natyralizuar në habitatin shqiptar sipas kushteve specifike që imponon resursi  social pos totalitarist”.

Profesor Bedri Tahiri: Triumfi i Kombit  i Skёnder Sadri Kapitit përmban shkrime tё thella analitike, refleksive, filozofike, politike, historike, ekonomike e mbi tё gjitha udhёrrёfyese pёr tё dalё nga kaosi aktual e pёr tё ecur drejt bashkimit kombёtar. Brenda kopërtinave të këtij libri lexuesi kureshtar do të gjejë përditshmërinë tonë me sfidat dhe prapësitë e saj që nuk na u shqitën gjatë gjithë historisë. Me fjalё tjera ёshtё ky njё program i qartё pёr tё gjitha partitё e reja progresive qё synojnё ta shpёtojnё kombin nga shkapёrderdhja e zhbёrja.

Po t’a lexosh këtë Libër në të është parashikuar një Lëvizje rinore dhe qytetare jo politike për t’iu kundërvënë elitës politike të tranzicionit; janë paralajmëruar edhe kauzat e protestës  patriotie të sotme të rinisë shqiptare, për Shqipërisë etnike, kauzat kundër tradhëtisë e  korrupsionit; e  triumfit të drejtësisë dhe të demokracisë, të zhvillimit e progresit demokratik e kombëtar, pra të

Triumfit të Kombit. Atë se cfarë kanë kauzë tjetër protestat e rinisë sot, autori i Librit “Triumfi i Kombit” i ka kushtuar një kapitull të vecantë me Titull: “VIZIONI PËR NJË POLITIKË TË RE”, (faqe 143-154)

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page