Ilinka Dimashi: KUR HËNA PUTH DETIN
- 12 minutes ago
- 1 min read

KUR HËNA PUTH DETIN
Qẽ kur bota ishte stisur
edhe jeta kishte nisur,
lart në qiell e bukura Hënë,
me Detin në tokë ,dashuri
kishte shtēnë.
Sa herë ajo dilte e dheun
ndriçonte,
ai valë të ëmbla,çuçuritëse
i dërgonte.
----
Dhe kështu vazhduan gjatë,
pa u takuar,
veç njëri tjetrin së largu
dëshiruar.
Por ndodhte herë herë që
ajo s'dukej më
dhe nata e errët kuptim
s'kish pa të.
----
Atëherë ai gulçonte e dallgë
të larta hidhte,
tek priste e priste,të dashurën
të dilte.
S'e dinte i gjori, se kështu
ishte bërë,
që ajo herë të zhdukej e herë
të dilte e tërë.
----
Një natë Hënë e plotë kur
ishte pesëmbëdhjetë,
vendosi tek i dashuri të
shkonte vetë.
Mblodhi në sënduk gjithë
argjendin e qiellit
e bashkë me të rrëshqiti
drejt Detit.
----
Ai kur e pa,mbeti i befasuar,
Hënë e Det së bashku,
në mantel sermi u mbuluan.
Dhe yjet,xixëllonjat e
fluturat e natës,
mbi krye u hidhnin valle,
sikur të ishte dasëm.
----
Dhe bota ndali e shtangur :
"Ç'është kjo mrekulli?!....
Hëna po puth Detin
dhe kjo s'është veç magji !
Hëna dhe Deti
po bëjnë dashuri!
Ilinka Dimashi
VA,USA
Tetor,2019
P.s.Kjo poezi është frymëzuar nga foto-ja e nje fotografi amerikan me titull"Kur hëna puth detin" dhe u është kushtuar dashurive platonike te viteve '70 ,kur vajzat,nuk ishin të gjitha hëna aq të guximshme sa kjo e imja këtu .








Comments