top of page

Ikja në heshtje e Gjyshes


Minush Hoxha

E shoqëruar nga një burrë me mjeker dhe një femër e martuar me fytyren e një fëmije, në karrocen shtrat spitalor, e sollen gjyshen e asaj nuseje në gjëndje të pavetëdijshme. E lodhur dhe e rrudhur fare, dukej sikur nuk ishin rrudha por një alfabet i cili flitte për historinë e saj të dhimbëshme.

,,Ti...” pyeti me rutinë mjeku me stetoskopin që vënte në punë për ta dëgjuar zemren e gjyshes.

,,Jam mbesa e sajë…dhe e bija” ia tha.

,,Mbesa dhe …e bija?” përsëri e pyeti i habitur nga moshë e saj tek kishte vënë stetoskopin në veshët.

,,Më ka rritur. Nëna më ka vdekur që kurr isha fëmijë!”

Sa zu ta dëgjoj ritmin e punes së zemres, nusja shtoj:

,,E dua shumë…” dhe dukej u përlotua.

Doktori këqyri dhe burrin me mjekër dhe me sy e pyeti cili ishte.

,,Jam i biri” iu përgjigj disi pa vullnet.

,,E po…e shihni…është pa vetëdije. Muskujt e zemres i ka fare të dobësuar dhe…gjëndja e saj është e rëndë”

Mbeses i iken disa pika loti, por nuk tha asgjë, një që nuk dinte çfarë të thot dhe, më pas as nuk mundte nga mërzia.

,,Do të jetoj?’ e pyeti më në fund.

,,Për këte po bëjmë luften!”

Pas kësaj, urdhëroj infermieren t’i lidhin infuzionin, ti japin tableta antiaritmik dhe në çaste t’a kontrollojnë e të raportojnë ndryshimin.

,,Ti e bija…mos rrënko! Do bëjmë të gjithat që të këthehesh me nënengjyshen tek shtëpia”

Ajo qeshi nga gëzimi e falenderoj disa herë dhe ia tha se nuk do ia harroj kujdesin.

,,Unë jam e varfër, por…ndofta Zoti më bënë një mundësi t’ua këthej me ndonjë të mirë këte”

Mjeku e shikoj pak më gjatë dhe para se të dal me një qehre mirëkuptimi, ia këtheu”

,,Mos u preokupo. Të shërohet e shohim…por një kafe…patjetër!”

Në brëndakohë, infermierja vajti pastaj ardhi dhe ia lidhi infusionin në shishen e së ciles zbrazi lëngun që zëvendësonte tabletat antiaritmik dhe, pasi njohtoj zyren ku qëndronte personeli, doli.

,, Kur të përfundoj infusioni, më thirrë, t’a heq” shtoj tek mbylli deren..

Gjyshja nuk reagonte në asnjë fjalë , në asnjë lëvizje. Që nga ardhja aty! Bile, as kur infermierja shpërtheu me gjilperë lëkuren për t’i lidhur infusionin. Njësoj mbante pamjen e parahumbjes së vetëdijes. Pamjen të një të mërzituri por të kontrolluar nga arsyeja aqë, sa të mbaj marëdhëniet me rrethin, t’i respektoj dhe mbeses- të bijes t’i flas fjalë ngushllimi kur ajo trishtohej nga varfëria e humbte shpresen. Tash sëfundi, pas dy vite e pak më shumë, kur mbesa nuk lindi fëmijë, e mirte në dhomë të vetën dhe, me një butësi ëngjëllore ia thonte për ngushllim

,,Mos u shqetëso. Do t’i lindesh! Kështu më ndodhi dhe mua dhe…i linda”

Pacientja tjeter mu krah saj, në një distance jo më të madhe se një meter, e sëmuar nga më shumë sëmuarjesh, nga aritmia në veçanti dhe me ngushtimin e enëve të gjakut në veçanti tek këmbet, kurreshtare, përkundra gjëndjes, e pyeti mbesen:

,, Nga është gjyshja?”

Kurse ajo, gjithnjë, ashtu e vocerr, e rënë nga shëndeti dhe në një qeshje fëmijërore të bukur, me një zë poashtu fëmijëror melodik, iu përgjigj.

,,Nga këtu jemi, por në periferi qyteti! Gjyshja jeton vetem me të birin, ate që doli pas mjekut dhe…pa kujdes”

,, I biri…thua se nuk kujdeset?” e vazhdoj të pyes.

,,,, Jo…kujdeset dhe e do por…pasi i hiku gruaja disi u hutua!”

,,E shkreta. Sa më vie keq” ia tha pacientja sinqerisht dhe nga dhimbja ia dha një lëngë boronicash.

,,Oo,jo, nuk mundem…” dhe shtangu që të marë.

,,Mere, të lutem Kam mjaft e është nata e gjatë. Mërzitesh!”

,,Po,po, por turprohem…” dhe pasi ngulmoj Pacientja e ia mori nga dora dhe e falenderoj.

,,E gjyshja…si quhet. Ashtu, ndofta nuk të fyej me këte” vazhdoj me pyetje Pacientja.

,, Hë, si quhet…! S’di a ta them…E di…disi…mos po gaboj” iu përgjigj me ndërprerje, si e frikësuar.

,, E di Teze…-ia tha në respekt të moshes-e quajten Xheva, Xhevahire…Por…emerin që ia dhanë prindërit është Rada”

Pacientja e këqyri me dyshime në mos gaboj dhe sa për të vërtetuar se ishte vërtetë përgjigje e menduar.

Mbesa e dinte se duhet vazhduar dhe plotësoj shpiegimin:

,,E di Teze, kjo është sërbe e martuar për gjyshin tim Ademin. Sërbe e Bosnjes. Po, neve nuk na e tha kurr prejardhjen e mëherëshme. E di, sërbe, këtu…Ishin takuar kur im gjyshë punonte atje. Moti…Ashtu tek kalonte skaj shtëpisë ku banonte…”

Rrëfimi i mbeses bëhej akoma më kurioz dhe Pacientja tashmë sikur harroj sëmuarjen.

,,Dhe…?” shtoj sa ndaloj mbesa.

,,Sa ardhi tek shëpia e familja e gjyshit, ndërroj emërin dhe fenë. ,,E pranon me dëshirë” e kishin pyetur, kurse Ajo ua kishte këthye: ,,Po të donte Zoti do përcaktonte dhe fenë e njeriut, por i la mundësinë të zgjedhë. Një Zot ka e shumë religjione. Kjo do jete feja ime, kjo shtepi, këta njerezit." dhe kishte pranuar atyperaty.” Ka qenë një muslimane e forte. Njëherë e menduan t’a quanin Sabrije se ishte shumë e durueshme, por gjyshi i kishte prerë. ,,Jo, nga sjellja kjo është dhe do e quajmë Xhevahire”.

Mbesa ra në heshtje dhe sikur kujtonte ato që kishin ndodhë dhe, ashtu fëmijërore sikur ishte, edhe përfundimet në mendime të tilla i kishte.

,,Nuk i vinin kur të vetet. Ne edhe nuk i thirrnim aqë por, edhe t’i thirrnim gjyshja nuk dëshironte të vinin” Dalin problem po erdhën. …na thonte. Bile edhe vetë shkonte shumë rrallë tek ata. Vetem kur vdiste dikush…”

Nga habia Pacientja s’dinte ç’të thonte, kurse Mbesa njësoj, vazdonte të mendoj:

,, Babai i gjyshit tim, Shabani-flitet, t’i ketë thënë, në vitet e para të marteses ,,Xhevo, ç’thua po të shkoje për të jetuar afër të tuve”? e ajo kërcente me zemërim. ,,Kjo është familja ime. Shtëpia ime. Ti, burri im, të tjerët!” dhe, ishte mbyllë biseda përgjithëmon”.

Mbesa përsëri heshti sikur kërkonte në vete shpiegimin.

,,E di Teze…Gjyshja na donte të gjithëve. Shumë. Gjithnjë punonte për ne, e ne kur për te! Kur më vdiq nëna, gjithnjë më përqafonte, më lante dhe më bekonte. Po, nuk dij përse punët nuk shkonin mbarë. Disi, gjyshi mbeti pa punë, Gjyshja amvise, fëmijët-ime Ëmë dhe Daja, u linden në varfëri dhe aty mbetem. Daja nuk zhdehej dhe vetem mallkonte. Çdokend. Ëëh, Daja Shaban …I dejur në dimër, u rrëzua tek një jaz dhe mërdhiu nga të ftohtit, rruges për në shtëpi. Pa grue, pa fëmijë…”

,,Po, s’di përse të bezdis kurse ti e sëmuar. S’përmbahem dot e ti dëgjon me vemendje” shtoj ajo.

Pacientja zu të gjezdis mendjes dhe të gjej shkakun e gjithë kësaj tragjedie. E mendonte se ç’kishte Zoti në mendje dhe përse ua bëri jeten e keqe njerëzve kaqë të mirë. Kaq të pafajshëm.

,,Po ti punon, studjon?” e pyeti.

,, Jo. Lash shkollën sa hyra në të mësmen. Ashtu, u sëmua nëna dhe nuk punonte. Në të vërtetë dhe më herët, por atëherë nuk mundt të bënte asnjë punë. Unë e gjyshja kujdeseshim për te. Ka qenë shumë e dashur. E di Teze, vuante për mua! Më thirrte, ulesha nën krevatin e saj,më lëmonte floket dhe më thonte ,,je një meleq. Zoti të do. Do të jesh e lumtur” dhe tek qante, ndonjë pikë loti binte në koken time. I kishte lotet të ngrohtë”.

,,Ngjanë ti më te?”

,,Po,po. Ishte edhe ajo e verdhë, por më e bukur!”

,,E nga çfarë vdiq?”

,, Nga mushkëritë! Nuk dij ta them sëmuarjen, por, i ishin zgjëruar sa nuk mund të ngopej me ajër. Ishte vështirë ta shihte njeriu ashtu të pa ngopur me frymë!”

”Në gjëndje të tilla ishte edhe Gjyshja aty. Zemër imja, gëzimi im. Jeta! Ia thonte për ta ngushlluar, pastaj e përqafonte e qante në përqafim. Momente prekse. ,,Nëne, mati moja, e përse kështu! Nëne, gjithë kjo vuajtje! Nga njeriu a Zoti. Ooh, nëne, sa i gëzohesha jetes. Sa fatkeqe më bëri” . Njëherë pushonte e më pas, pasi ngopej me frymën sa për të folur, vazhdonte:

,, Zoti…sëpari acaroj ata që vetë i bëri e më pas Ty, neve, na hodhi mu midis përleshjes së tyre. Përse s’paku nuk u dha shpirtë pajtimi, por i mallkoj me urrejtje. Oh nëne,frymë nuk po ngopem e shpirti po më dhëmbë. Nënë, Nënë! E dij, ti je një shenjtëri, po po shenjtëri je. Dhe që të dy emërat t’u dhanë që e tillë ishe. Rada e Xhevahir! E gëzuar dhe shkëlqyese! Këte çupen time, këte ëngjellin tim, jeten time… m’a duaj. Përkëdhele. Është e brishtë e nuk mundet të mbaj mbi vete peshen e urrejtjes. T’a lë amanet dhe, ma thuaj po, e të iku e qetë!” i flitte Gjyshes e ajo orvatej të gjej justifikime. ,,Zoti është i madhërishem dhe i pagabueshem t’i përcaktoj fatin secilit. Ka bërë kohen të papërfundueshme. Ndofta, një copë nga ajo, ka ruajtur për ne dhe aty të jemi të lumtur. Dhe do jemi. Ai tërë vuajtjet, në një çast, do na i këthej me lumturi. Kjo e bukura jonë, në një kohë do jetë pikërisht e tillë, e ti do i fanitesh nga distanca e do qeshesh e gëzuar. Mos u rropat më gjëra të Zotit! Pusho!”

Tek i flitte Mbesa këto fjalë, kurse Pacientja kishte ngulitur e nemitur syt dhe me më të madhin kujdes përcjellte storien e Mbeses, Gjyshja, njëherë lëvizi buzet, pastaj hapi syt, bëri një sheti me shikim nëpër dhomë, shikoj mbesen pastaj Pacienten dhe dukej sikur do të identifikoj ambientin.

Arriti me gjysem zëri t’a thot: ,, Më bëri fatkeqe…më pas të lumtur t’i dua të tjerët…Më dha forcë”.

Heshti, kurse Mbesa e Pacientja u stepen nga habia. Ajo u zgjua nga koma! Mrrekulli! Mbesa shkëlqente e Pacientja gjente mundësinë e vetë për shërim.

Dhe, derisa ndodhte kjo, një familjar i Pacientes, do të ketë qenë bashkëshorti, që ishte aty kur e sollen Gjyshen, hyri ashtu në heshtje dhe, kur vajti në fund të dhomes dhe pau Gjyshen me sy të hapur, i gëzuar për këte ndryshim, iu drejtua:

,,Zonjë, qenkeni këndellë dhe më vie mirë, sëpaku për Mbesen që ju do kaqë”

Kurse ajo vetem e shikoj dhe sikur njeriu që është i tepërt aty ku është, me një mimikë sipas rastit, ua bëri të kuptueshme se nuk kishin asnjë rëndësi as të jetuarit e mëtej e as vdekja. Kishte pranuar me mirënjohje ndaj Zotit atë që i është dhënë, ashtu si i është dhënë, kishte shlyer borxhin me mënyren e të jetuarit, dhe tashti, pritej çasti i nisjes. Vetem e tha sa për të vërtetuar sa aqë-sa kishte përcjellë biseden: ,,Ëëh…Hajrija…!”

Kështu vajti natë e parë, e dytë dhe pasditë e të tretes.

Mbesa nuk i shqitej Gjyshes. i bënte gjithë veprimet që i duheshin një të sëmuari.

Atë brëmje, pasi përmes celularit e thirri bashkëshorti paksa me kërcnim, njohtoj gjyshen për arsyen e largimit dhe ajo pasi ,me mimikë dha pëlqimin, duke lënë një ,,natë të mire” iku.

Pas vajtjes së sajë tek shtëpi e burrit, Gjyshja, që nuk hante e nuk pinte pothuaj asgjë, ra në letargji dhe i gjithë reagimi i saj ishin lëvizjet e buzëve ose rrudhave të fytyres.

Kur të nesermen ardhi ekipi për vizitë pacientëve, Pacientja ua bëri njohtimin se vetem sa ishte gallë.

Ekipi me rutinë kreu detyren dhe, pasi infermirja i injektoj ampullat, lëshuan dhomen.

Pasdite, ashtu e përkushtuar sikur ishte Mbesa, hyri në dhomë dhe e para që bëri, ishte përshëndetja Pacientes dhe pyetja: ,,Kini bërë gjum të mirë? Meqë u përmirësua Gjyshja, unë po!”

Më pas, iu afrua Gjyshes dhe ,pasi njohtoj Pacienten se bashkëshorti kishte punuar dhe për Gjyshen, kishte blerë burek të nxehtë dhe jogurt aty në rrethinë të spitalit, thirri: ,,Gjyshe, Gjyshe. A mund të ngritesh? Të kam blerë burek e jogurt! Edi ka punuar. Do hani me komshinken ” Ajo nuk reagonte. Dhe zu t’a shkundulloj kujdesshëm. ,,Gjyshe. Gjyshe! Përse? Ooo, e mjera unë!Vdiq! Mos më lë të vetmuar!”

Pastaj, duke dnesur dhe duke e përqafuar një copë kohe, u ngritë nga ajo dhe iu drejtua Pacientes.

,, Hëë,. E mendova se Ju të dyjat do hanit bashkë byrekun”

Gjyshja pa u dëgjuar fare, pas një vjelljeje të shkurtër të verdhë, kishte vdekur. Kishte vdekur pa zhurmë, e qetë shpirtërisht, me bindje se me dashurinë ndaj të tjerëve, kishte përmbushë vullnetin e Zotit dhe se ai do e shperbleje per kete.

220 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page