top of page

I DASHURUAR ME MBRETERINË E GJELBERT DHE VAJZËN E BUKUR TROPOJANE


-portret-

Një ditë inxhinieri Kristo Kauri më fliste për thellëzat.Ai nuk është vetëm një rrefimtar i kendshëm, por edhe një enciklopedi e gjallë. Kur flet ai, futesh pa kuptuar në Mbreterinë e Gjelbert si në perralla.Si udhërrëfyes në këtë botë magjike, ai të mrekullon, të mahnit. Fjalën e kisha te thellëzat...ai tregon kaq gjera interesante për to.Unë kap vetem një detaj: ato i përshtasten ngjyrës së mjedisit ku jetojnë.Shoh sytë e Kristos. Të kaltërta plot vezullime ..Kujtoj Syrin e Kaltert... Sa ngjajnë.Mos vallë sytë e Kristos kanë marrë ngjyrën dhe bukurinë e Syrit të Kaltert? Si thellëzat? Apo Syri i Kaltert imitoi sytë e Kristos? Se fshati i Kristos ,Krongji, është si ballkon qe kundron Syrin e Kaltert. Në këtë ballkon është ulur qe fëmi Kristoja dhe është harruar duke endërruar e marrë ngjyrën dhe bukurinë e Syrit. E magjepste kjo mbretëri.Dhe fantazonte natyrën si një kopshtar të zotë e të talentuar qe krijoi një vend mistik, magjik, befasues me male, pyje, lumenj, kullota e lugina.Si keshtjellë i dukej tek e sodiste atje pamje të mrekullueshëm të luginës ku me çapkenllëk i shkelte syrin Syri i Kaltert dhe i thoshte ‘’Ja, kush më mbron mua, ja kush e mbron këtë bukuri’ Vetë Kristoja tani e përkufizon keshtu: ‘Kurorat e maleve formojnë një basem të rrumbullakët, ose më saktë formojnë një orë gjigante natyrore ku ingranazhet janë fshatrat, malet, pyjet,kullotat,lumenjtë,burimet,flora dhe fauna..’ Ky adhuruesi i natyrës,i përkedhelur nga bukuria e luginës së tij të Bistricës, do t’i realizohej endrra në Fakultetin e Inxhinierisë së Pyjeve në Kamëz, të cilën do ta mbaronte në vitin 1976. Në diplomen e tij do të shenoheshin rezultate të larta, deshmi e pasionit të tij.Tani ai u miqësua me Mbretërinë e Gjelbert dhe u dashurua pas saj. Dhe koiçidencë? Ai u emërua në Tropojë, ku luginën e tij fantastike të Bistricës me Syrin e Kaltert, do ta gjente te simotra , lugina e famshme e Valbonës.Ai hyri në Mbretërinë e Gjelbert të drureve të Tropojës. Atje gjeti edhe shtojzovallen, vajzën e bukur tropojane Melin, siç e therret ai me ëmbëlsi. Me modesti inxhinieri pasionat, djaloshi i palodhur thotë: ‘Kur fillova punësi inxhinier pyjesh në rrethin e Tropojës, dija shumë pak për botën magjike të drurëve’.Këtu në Mbretërinë e Gjelbert , zanat i mësuan edhe gjuhën italiane dhe franceze., Lugina e Valbonës dhe e lumit të Gashit , masivi i geshtenjave do të jenë vende fantastike për të riun Kristo qe do të behet një adhurues ,studiues, mbrojtes dhe kujdestar i tyre.Ai është bashkëpunëtor shkencor i katedrës së pyllëzimeve në Fakultetin e Pyjeve. Ai punoi në mjaft detyra , si specialist, përgjegjes sektori, kryetari i degës teknike në Ndermarje pyjore të Tropojës, ku dha modelin e një inxhinieri pyjesh novatar në zbatimin e teknologjisë bashkëkohore. Tropojanët e shohin me admirim këtë inxhinier të talentuar të dashuruar pas pyjeve.Ja çfarë thotë vet ai për këtë ndjesi: ‘Çdo ditë në pyll përjetohet një ditë e re dhe një udhëtim i ri. Kuptova qe drurët nuk janë thjesht drurë, por edhe ato janë qenie të gjalla si njerezit, kanë tru, kanë kujtesë, ndjejnë dhimbje. Drurët prindër jetojnë, rrinë e kujdesen për drurët fëmijë, për vëllëzerit, për drurët e moshuar, të semurë....Në këto mjedise magjike dhe mistike duhet ecur me shumë kujdes, bile në majë të gishtave, qe të mos prishim qetësinë e këtij universi... ’ Edhe kur u kthye në Sarandë, kreu shumë detyra, qoftë kryetar kooperative, qoftë si inxhienier në ndermarjen e kullotave Sarandë, drejtori i ndermarjes pyjore. Kudo shkelqeu dora dhe mendja e inxhinier Kristos.Sepse ai tashmë është një specialist mjaft i njohur në gjithë vendin. Dhe Saranda ndihet krenare për të , se aq shumë ka dhenë për të, në çdo kend të qytetit, në gjelberim, është dora e inxhinierit të palodhur. Sigurisht një falemnderim të madh e ka nga palmat qe i kuroi me aq dashuri kur ato lengonin nga një seundje e rëndë. Ai ka hartuar projekte e ka bërë studime për përmirësimin e gështenjës, pishës, hormoqit, ahut, dushqeve , kullotave. Projektet e tij për mjedisin, rritjen e vlerave floristike,faustike, turistike në PK të Butrintit , Monumenteve të Natyrës në Syrin e Kaltër, në Dhrovian, , Borsh e të tjera, janë me shumë vlerë dhe ka një numër të madh artikujsh shkencor të botuar në shtypin e ditës dhe periodik. Unë do ta mbyllja me fjalët e tij : ‘Kam mbi dyzet vjet qe merrem me drurët dhe pyllin, me gjelberimin, me ekosistemet pyjore dhe kam mësuar shumë gjera por nuk do të ndalem kurrë të mësoj nga kjo mbretëri. Edhe kur të më lenë këmbët, do të shkoj zvarë, do të eci me zemër dhe me shpirt.’ Ky është inxhinieri ynë qe ngeli i dashuruar me Mbretërinë e Gjelbert dhe vajzën e bukur tropojane

36 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page