HUMANIZMI DHE PROTESTA ARTISTIKE


Muharrem Kurti

HUMANIZMI DHE PROTESTA ARTISTIKE E LIBRIT ME TREGIME “PESHA E LOTIT”


Autori Tahir Bezhani, tashmë i dëshmuar me librat poetik, dhjetë përmbledhje poetike, që i shquan një figuracion i zgjedhur poetik, me përmbajtje-dhimbjen personale dhe kombëtare, i prezantuar me monografi, gjashtë sish, dëshmi vlerash arsimore, këngëtaresh-rapsod dhe luftëtarësh të lirisë, i sprovuar në kritikë, me dy libra, dhe autor i dy librave me tregime, po tregon se përkushtimi jep rezultat, edhe në krijimtari.

Natyrisht objekt shkrimor, i imi, është libri me tregime “Pesha e Lotit”, i sapo dalë nga shtypi dhe, mesazhi humanist i saj, po ashtu protesta, në shumicën e tregimeve. Pa humbur kohë, mund ta quaj libër me përmbajtje humaniste. Në fakt vet autori, niset nga ky parim i madh, përcaktues i njerëzimit, humanizmi, me tregimet e tij.

Në tregimet “Rrugët e vdekjes”, “ Darkë për të varfrin”, “ Mësuesi X”, “Pesha e lotit të nënës”, nxjerrin në pah, humanizmin, përkatësisht mungesën e humanitetit të shoqërisë sonë, e të klasës politike, përveçse barbarisë së pushtetit pushtues te robërisë, e shekullit njëzet dhe njëzet e një.

Rrëfimet e autorit në këto tregime përshkohen nga humanizmi, cilësi e lartë e krijueseve të mëdhenj vendor dhe evropian, ndërsa nxjerrin në sipërfaqe të kundërtën. Atëherë shtrohet pyetja: A jemi ne shoqëri humane? Apo e vuajmë të kundërtën? Natyrisht, në atë shoqëri që mungon humanizmi, ceket nga humanistët, në ketë rast vet autori, e kundërta.

Por, le të analizojmë tregimet një nga një që kanë humanitet. “Rrugët e vdekjes”, ky tregim ka për protagonist kryesor një luftëtar të lirisë, që i duhet të nxjerr nga ferri i Dantes ( barbaria serbe e luftës ), si në vrimë të gjilpërës, familjen e ngushtë, për në Shqipëri, për t’i shpëtuar nga kasaphana karpatiane. Në ketë tregim ka humanizëm, përveçse sakrificë dhe barbari të luftës, përveçse mbrojtjes së familjes nga zjarri i luftës dhe plumbat vrasës të armikut, se, fillimisht ndihmohet një bashkëvendës, i gjendur në rrugë, në prag të vdekjes, për ta qitë edhe atë në Shqipëri, në vendin ku gjejnë shpëtim, Kosova dhe kosovarët. I ndihmuari i gjendur në rrugë, vdes. I duhet varros. Pra, nuk hidhet breg udhe, por varroset dhe pas lufte ua bën me dije familjareve të tij, vendndodhjen e kufomës së tij. Në ketë tregim ka vepër humane në rrethana çnjerëzore të luftës. Në ketë tregim, njihemi me lindjen e një miqësi ndërmjet familjes së protagonistit të tij dhe familjareve të ndihmuarit, duke e varros në dheun e Kosovës për të mos ta ngrënë bishat e egra, apo marrë armiqtë dhe zhduk viktimën e luftës, fal këtij humaniteti, krijohet një miqësi e thellë dhe e pandashme. Duke parë gjestin e ndihmuesit, shtrohet pyetja: A ka sot në liri, humanizëm nga qeveritaret tanë? Mund të themi pak, ose aspak, s’mund ta pohojmë tjetrën.

Te tregimi “Darkë për të varfrin”, protagonisti i tij, ndanë nga ushqimet e veta dhe ia dërgon atij që s’ka çfarë të hajë. Tejet akt njerëzor ky dhe social. Mirëpo, shtrohet pyetja: pse kemi në liri, njerëz që nuk kanë çfarë të hanë? Sepse kemi pushtetar të papërgjegjshëm, që mbushin xhepat e vet dhe kontot e veta, dhe as që qajnë kokë për të varfrin, bashkë vendasit e tyre.

Te tregimi “Mësuesi X”, i cili një jetë i ka shërbyer shoqërisë së tij, duke i shpërndarë dritë të diturisë, sidomos gjatë rezistencës paralele, ku në Kosovë, fal mësuesve ( mësuesit në ketë rast), u mbajt mësimi shqip, edhe pa pagesë, nga mësuesit tanë, dhe shkolla shqipe mbijetoj, nën robëri barbare, falë mësueseve, kurse në pensionin e lirisë sonë, detyrohet të mbledh duqa të cigares, të hedhura, për të pirë. Mësuesi i harruar, dhe një shoqëri që nuk i nderon mësuesit, nuk është humane. Mësuesi i braktisur, me një pension të vockël, më të cilin zor siguron bukën e gojës, dhe nuk arrin të siguroj ilaçet e shëndetit të pleqërisë, s’ka ku shkon me keq. Prandaj, mbledh duqa cigare-hedhurinë. Merreni me mëndë, po ta shikoj ish nxënësi i vet, ish-mësuesin e tij, duke mbledh hedhurina, si do të ndjehet? Kurse klasa jonë politike vezullon nga luksi dhe pompoziteti krekosesh. Pra, kemi institucione jo humane, raste të shumta sociale, njerëz që jetojnë në mjerim ekstrem, edhe të mësueseve dhe të tjerëve, mjerisht dhe fatkeqësisht, në lirinë e shumëpritur. Ndodh kjo, pse qeveritaret tanë, as që duan të ia dinë, për mësuesit, për shumë të varfër, të cilët edhe kanë kontribuar që të arrihet liria, duke mos kursyer shëndetin, mundin dhe besa edhe jetën, ndërkohë që trajtohen mizorisht nga institucionet tona. E dhimbshme dhe e patolerueshme, një situatë e tillë.

Te tregimi “Pesha e lotit të nënës”, pasqyrohet fati i një nëne, e cila gjatë robërisë, ngaqë nuk i ka djemtë në shtëpi, se kanë qenë të detyruar të emigrojnë, për t’i shpëtuar urisë dhe vdekjes së policit apo ushtarit serbo-malazez, behet shtyllë mbrojtëse e nderit të familjes. Sa herë dëgjon ndonjë lëvizje në afërsi të shtëpisë, të lehura të qeneve në errësirën e natës, kollitet si burrë dhe e ka të gatshme pushkën, që të ndal ata që mund të ia cenojnë vajzat e shtëpisë, edhe më qëndresë, duke mos kursyer as jetën e vet. Kurse, në prag të ndarjës nga jeta, është harruar në vetmi totale, fëmijët e të cilës janë shkapërderdh në botë, dikur si emigrantë politikë, tani si të rehatuar në botën perëndimore, dhe as që duan të ia dinë që prindi i tyre po vdes në pikëllim brenda mureve të zbraztë të shtëpisë. Prindi i tyre mbyllë sytë, në vetmi, duke e njomë jastëkun me lotët e vet dhe ua lë amanet bijve, që, kur të vijnë në vendlindje, t’i marrin aromë, jastëkut të njomur me lot, që t’u kujtohet nëna e braktisur. Plagë e shoqërisë sonë, e para luftës, e gjatë luftës dhe sidomos, e pasluftës. Një jetë-tmerr e prindërve ( nëna) jo të pakta, të cilët po vdesin pa pranin e fëmijëve dhe të fëmijëve të fëmije, sot. Një nënë e harruar që e mbyll jetën në vetmi, e cila, jo vetëm rriti djemtë, po dhe mbrojti nderin e familjes, kur ata nuk ishin në shtëpi, dhe vdes e braktisur. Shikoni sa thellë godet ky tregim, më peshë loti të nënës së braktisur.

Te tregimet “Zyra numër 316”, në të cilin pasqyrohet represioni i dhunës së okupatorit barbar karpatian, ndaj shqiptareve, që merreshin në biseda informative, nga UDB-ja famëkeqe serbe dhe ushtroheshin mbi ta lloj-lloj torturash mizore, vetëm e vetëm që ishin shqiptar dhe dëshironin të jetonin të lirë në vendin e vet, në truallin e vet, në shtëpinë e vet. Ky tregim na kujton atë periudhë të egër, në të cilën u keqtrajtuan, madje u gjymtuan dhe dhanë edhe jetën, nëpër zyrat famëkeqe të pushtetit, pushtues të Millosheviqit, shumë shqiptar. Te tregimi “Gazetat”, trajtohet aktualiteti i ynë, i lirisë së ndyre nga politika vendase, e pa përgjegjshme, të cilin e përshkon një ironi e kohës kot së koti, shumë zhurmë për