top of page

Hiqmet Mehmetaj: TI MË IKE

  • Jan 31, 2025
  • 1 min read


Ti mē ike nē rrugën pa kthim,

Kur zverdhin drurët e vjeshtës,

Unë prita sa kaluan dy stinë,

Me shpresë stinën e pjeshkēs.


Kaluan stinët unë i vetmuar

U kota pēr aromën e pjeshkēs,

Nga pritja e gjatë u ndjeva i gjysmuar

Si drurët gjetherënë të vjeshtēs.


Ti më ike në rrugën pakthim,

Vjeshtën gjetherënë le si kujtim!...


NËPËR ËNDËRR


Ti më fshihesh larg në pyllin me kulpēr,

Freskon në oazin e shkretëtirës,

Unë nēpēr ëndērr detet çaj pa lundër

Me pash mbērrij në pragun e mugëtirës.


Prehem tek ty, në oazin luginē

Dhe dy kokrrat ftonj t'i gudulis me ëndje,

Gjersa ylli i mëngjesit e mbyll synë

Digjem nēn cipēzën e këmishēs tënde.

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page