Hiqmet Mehmetaj: PIKU I VERËS
- Jul 1, 2025
- 1 min read

Lëndinën e dogji dielli çnjerëzor
Vala s'valëzon më dhe lumi u shter,
Zallishtja vesh myshkun nga afshi mizor,
Gjinkalla çmendarake këngës ia merr.
Çuditshēm, mbi lëndinēn e zhuritur
Harabelat nuk njohin vapē e zheg,,
Hapin flatrat e zemrës së sfilitur
Këta zogj trimoshë çukitin mbi brengë !
Kēta vocërrakê s' më lënë fillikat
Në azilin e korrikut zheg- tërbuar,
Por fisnikërisht më sjellin dhuratë
Atë freski që kush s'ma ka dhuruar .
Sfidoni, o miq të mi, zhegun tërbim,
Freskoni me cicërima shpirtin tim !








Comments