Lisi im i vyer, i veshur me gjethe,
mos je ligēshtuar, mos ke breng' a ethe?
S'kam si ta harroj dhe pse kam munguar,
atë strehëzën tënde ku unë jam strehuar.
Ja, sot pēr merak, sa erdha tek ti,
oh, sa m'u bë qejfi, pashë një çift të ri !
Sigurisht ish djali, ishte flokëverdha,
me lisin nën lis vaponte mēshqerra.
Të paça, o mik, pērherë të bleruar,
me zemrat e brishta qofsh i shoqëruar !
Tani qē të erdha nuk kam më merak,
bujaria jote këngën e ka hak .
Kommentarer