top of page

Hasan M. Shahinaj: Parukerët e poezisë...

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Parukerët e poezisë...


Po, po... e sakatuan poezinë,

mbase, së pari e mashtruan,

ata / ato, parukerët kopjativë

që gërshërën ia futën befas,

ashtu si kaur-qorr pelës!

Oh... ç'pësove, moj poezi,

të hëngrën deri kashtën e stelës;

të lanë zhveshur pa samar,

pa fre, litar e pa shalë;

thuajse pa frymë, kinse gjallë!

Oh, oh... vulgarët, parukeret shalëdalë,

mizorisht të sakatuan ty, o e

urta poezi;

në fakt, të keqen ta kanë marrë,

se ti ke qenë e je, e flakta,

më e zjarrta dashuri!

Por ama, veçse hirën e shëllirën

ta vodhën tinës;

kurse ajka mbeti aty, thelbit tënd,

porsi lulnajë, kryemotiv e mirësi,

për të ngrohur zemrat njerëzore në gjithësi.

Prandaj, mos çaj kokën, e mira poezi,

ti, ende s'je bërë e s'bëhesh

kursesi kurban;

ti, o e ndritura, e vyera virgjëreshë,

mjaft u ngryse vetullash, tani buzëqesh!

Ti, moj e uruara, e këndshmja, s'bëhesh

dot e kot kurban;

këtë ta uron mirëfilli mes nesh,

edhe i moshuari poet Hasan!...

 

Shënim: Recituar në mbrëmjen festive të fundvitit, më 29.12.2025 me kolektivin e Shtëpisë së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Durrësit; ku mori pjesë dhe vallëzoi bukur, edhe romancierja e talentuar, mikesha ime Zamira Hoxha (Kamberaj), ardhur enkas nga Italia, të cilën e përshëndes nga zemra...

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page