top of page

Hapje




Ndikimi transformon prandaj kontrollohet. Me ndikim të lirë, pamje ndryshe marrin njerëzit dhe bota. Izolimi është armë për të shuar ndikimin. Shqiptari e ka provuar. S’bëjmë keq që e themi. Nuk duam të përsëritet dhe të ndërpresim fjalën.

Dostojevski dhe Tolstoi janë padyshim novelistë të mëdhenj. Ata janë të kohës dhe vendit të tyre, dhe i bëjnë personazhet letrarë të spikatur e universalë. Por a mund të krahasohen me Servantesin, i cili jo vetëm shpiku në thelb romanin, por parashikoi aq shumë aspekte saqë u deshën qindra vjet që shkrimtarët e tjerë t’i arrinin.

Dhe Uliksi i Joycit mund të quhet romani më i madh i shkruar, por nëse parametrat vendosen lirshëm, atëherë Joyci mbetet tërheqës vetën në biseda. Nëse diskutohen thellësia dhe depërtimi psikologjik me njohuritë e sotme, duhet të mbahet mend Kafka. Ndërsa Gëte shkroi disa romane të shkëlqyera, Fausti është arritje e mahnitshme dhe poezia dhe drama e tij e bëjnë Gëten një figurë të jashtëzakonshme.

Dhe ekzistojnë romanet e shkëlqyera të Dickens, George Eliot, Henry James dhe William Faulkner për t'u marrë parasysh. Balzaku, Stendali, Floberi, Zola dhe Prusti? Apo Milton dhe Arioston. Po Sofokliu, Eskili, Euripidi, Aristofani, Virgili dhe Ovidi?

Por le të mbajmë vetëm një dorë të lirë, jo të dyja, nëse shihet letërsia botërore dhe kujtohen emrat si Dante

Shekspiri e Homeri, nuk mund të flitet seriozisht për Tolstoin si "shkrimtari më i madh ndonjëherë". Ndoshta ishte për shqiptarët që jetonin si në dhomë, jo vetëm pa dritë, por edhe të mbyllur. Nejse, është kohë e shkuar.

Idea e "shkrimtarit më të mirë ndonjëherë" është përpjekje për të reduktuar pasurinë dhe kompleksitetin e letërsisë në ekuivalentin e rezultatit të lojës Nuk funksionon kështu.

Përgjigja e shkurtër është një jo e prerë.

Dhe mua më pëlqen Dostojevski. Por…?

16 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page