Halil RAMA: Mehdi Luca, emblemë e qytetarisë dibrane
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Jul 20
- 7 min read

PROMOVIMI
𝐃𝐡𝐣𝐞𝐭𝐫𝐚 𝐩𝐞𝐫𝐬𝐨𝐧𝐚𝐥𝐢𝐭𝐞𝐭𝐞 𝐚𝐤𝐚𝐝𝐞𝐦𝐢𝐤𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐥𝐞𝐭𝐫𝐚𝐯𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐩𝐫𝐨𝐦𝐨𝐯𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐥𝐢𝐛𝐫𝐢𝐭 𝐭𝐢𝐦 𝐭𝐞̈ 𝟐𝟗-𝐭𝐞̈:
Mehdi Luca, emblemë e qytetarisë dibrane
Halil RAMA – Mjeshtër i Madh
· PROF. Dr. PETRIT BARA – Zv/Rektor i Univerisitetit “ LUARASI” : “Libri monografik, “MEHDI LUCA – Emblemë e qytetarisë dibrane”, i shkruar me një përkushtim dhe dashuri prej hulumtuesi, dokumentuesi, analisti nga pena e mirënjohur dhe kreative e Halil Ramës, është një vepër e një rëndësie, gjithsesi të veçantë, së pari për komunitetin që i përket personazhi i saj, së dyti për brezat e ardhshëm, së treti për historinë dhe krijimin e një tradite të shkrimit të dokumentuar, traditë kjo, e cila i ka munguar dhe vazhdon t’i mungojë kulturës shqiptare”
· Prof. dr. BUJAR KAPEXHIU – Nderi i Kombit: “Halil Rama ka marrë përsipër të vlerësojë personalitetet e Dibrës… Në 29 librat që ka botuar e promovuar në dy dekadat e fundit, Halili prezantohet si mjeshtër i profilit, duke krijuar personazhe që të mbeten në kujtesë. Autori përveçon protagonistë që vetëm syri i tij i mprehtë dhe mendja e tij pjellore i shpërfaq aq mjeshtërisht, siça bërë edhe me Mehdi islam Lucën që e e ka personifikuar si emblemë të qytetarisë dibrane”
Para tre muajsh në promovimin e vëllimit të parë të librit tim “Dibra dhe dibranët në pamentonin e vlerave”, premtova se menjëherë do të nisja punën me vëllimin e dytë....
Sepse ishin vërtetë pak, 70 personalitet dibrane të portretizuara në vëllimin e parë, ndonëse të të gjitha trevave e fushave, si atdhetari i flaktë HARUN DOMI që solli abetarën e parë nga Bukureshti dhe u bë mësuesi i parë i shkronjave shqipe në Kalis e Kala të Dodës; Edip Daci që refuzoi të bënte betimin fashist në Romë, por që u arrestua pas ngjarjes absurde të ambasadës ruse në Tiranë; Nderi i kombit Hazis Ndreu- ezopi i Dibrës; Prof. Dr. Petrit Bara, personalitet i shquar i mjeksisë shqiptare me integritet të lartë; Nderi i kombit BUJR KAPEXHIU, që me veprën e tij krijuese si aktor, regjisor e shkrimtar ndër më të mirët renditet me eliten krijuese te kombit;
LIRI RASHA, pasaporta artistike e Dibrës; BAFTJAR RUSI, një emër i madh i drejtësisë shqiptare; Zeri i lavdise shekullore Qerim Sula; MJESHTRI I MADH MUHARREM GJOKA, promovuesi i vlerave etnokulturore; HAMDI DODA, gjenerali nga Muhurri që ka përfaqësuar Shqipërinë në NATO, e dhjetra e dhjetra të tjerë..., shkrimtarët e mirënjohur dibranë: Ahmet Prençi, Prof. dr. fatmir Terziu, Fatos Daci, Sakip e Shpëtim Cami, Naim Berisha, Saimir Shatku, Barie Cupi, Avni Ndreu, Demir Rusi, Moza Shehi, Hysen Drvishi etj, por që kurrësesi nuk përfaqsonin gjithë elitën dibrane.
Ndaj dhe në nisje të punës për vëllimin e dytë, ndalesa e parë qe MEHDI ISLAM LUCA, monografi kjo që u promovua të pasditen e të premtes së 17 korrikun, së bashku me dokumentatn televiziv “Mehdi Luca, emblemë e qytetarisë dibrane” (sipas skenarit tim) në Akademinë e Shkencave me praninë e dhjetra personaliteteve akademike dhe të letrave si dhe qindra përfaqësuesve të komuniteit dibran në Tiranë, dhe jo vetëm,
Sepse një vit më parë, (2024) me interesimin dhe insistimin e nipit të tij, Dr.Zyber Gjoni unë hulumtova brenda një harku kohor të shkurtër dhe mundësova shkrimin dhe botimin e një portreti (In Memoriam) të tij në gazetën ´VETERANI” dhe në portalin prestigjioz Fjala e Lirë.. Dhe nuk isha gabuar. Menjëherë pas botimit, erdhën vlersësime nga personalitete të njohura dibrane për Mehdi Lucën.
VLERËSIMET….
Prof. dr. Hajri Shehu vlerëson se: “Respekti nuk kërkohet. Respekti fitohet. Mehdi Luca e pati fituar respektin. Me punë e me sjellje. Në punë e kudo. Mehdi Luca është i gjallë për të gjithë ne. Me të gjitha të mirat që pati. Dhe s’ka më mirë, kur njeriu që ikën, është përsëri i gjallë”.
Ish – Ministrja e Arsimit dhe Kulturës, Tefta Cami, e vlerëson Mehdi Lucën si ish nxënësin shembullor të Internatit të famshëm të Kastriott, si luftëtarin antifashit dhe drejtuesin e rinisë antifashiste gjatë LANÇ për krahinën Reç e Dardhë, si intelektualin e drejtuesin e shquar, si mikun e komshiun fisnik e të kulturuar që shquhej për thjeshtësi dhe mençuri… që me punën me pasion e profesionalizëm, mbolli pemën e pavdekësisë, sepse la një emër të mirë, që do të kujtohet e nderohet për shumë dekada nga pasardhësit e tij e të punonjësve, si dhe nga qytetarët dibranë.
Prof. Dr. Petrit Bara – zv/rekotor i Universitetit “LUARASI”, ndër të tjera tha se “Halil Rama, me librin e tij të 29-të, ka meritën e përjetësimit të Mehdi Lucës, një personalitet i Dardhës dhe i gjithë Dibrës që me veprimtarinë e tij jetësore mbi të gjitha fitoi titullin NJERI. Duket fare qartë kjo që në titullin sinjifikativ të kësaj monografie “MEHDI LUCA - Emblemë e qytetarisë dibrane”. Vetë forma kompozicionale e librit me pesë kapituj: “ZALL DARDHA NË RRJEDHËN E HISTORISË”, “TARTAJ, NJË EMËR I ASHPËR”; “KARRIERA E SUKSESSHME E MEHDI LUCËS NGA DREJTUES I LANÇ NË INSTITUCIONET DHE NDËRMARRJET E DIBRËS”; “KRIJIMTARIA LETRARE E MEHDI LUCËS” dhe “BASHKËKOHËSIT PËR MEHDI LUCËN”, është një qasje e veçantë e autorit H.Rama për ta bërë atë sa më tërheqës për lexuesin. Është një libër objektiv, racional që përcjell vlera tek bashkëkohësit, qoftë me përshkrimin e ngjarjeve e fakteve të reja nga qëndresa e burrave të Dardhës kundër pushtuesve të huaj, ashtu dhe me portretizimet e babës Islam e të nënë Hanishes, miqtë e familjes së tij, si dhe solidaritetin vëllazëror e miqësor. Ndërsa përsa i përket personazhit kryesor të librit, Mehdi Luca, përveçse nga autori i mirënjohur Halil Rama, karakteri i tij burrëror, mençuria, mirësia njerëzore, thjeshtësia dhe vizioni i tij bashkëkohor, përcillen mjaftë qartë e bukur edhe nga opinionet e bashkëkohësve të tij.

“ Libri monografik, “MEHDI LUCA – Emblemë e qytetarisë dibrane”, i shkruar me një përkushtim dhe dashuri prej hulumtuesi, dokumentuesi, analisti nga pena e mirënjohur dhe kreative e Halil Ramës, është një vepër e një rëndësie, gjithsesi të veçantë, së pari për komunitetin që i përket personazhi i saj, së dyti për brezat e ardhshëm, së treti për historinë dhe krijimin e një tradite të shkrimit të dokumentuar, traditë kjo, e cila i ka munguar dhe vazhdon t’i mungojë kulturës shqiptare”,-tha prof. Bara.
Në të njejtën linjë edhe Prof.Bujar Kapexhiu – Nderi i Kombit, ndër të tjera në fjalën e tij përshëndetëse në promovimin e këtij libri tha se “Halil Rama ka marrë përsipër të vlerësojë personalitetet e Dibrës… Në 29 librat që ka botuar e promovuar në dy dekadat e fundit, Halili prezantohet si mjeshtër i profilit, duke krijuar personazhe që të mbeten në kujtesë. Autori përveçon protagonistë që vetëm syri i tij i mprehtë dhe mendja e tij pjellore i shpërfaq aq mjeshtërisht, siça bërë edhe me Mehdi islam Lucën që e e ka personifikuar si emblemë të qytetarisë dibrane”,
Prefekti i Qarkut Dibër Nexhbedin Shehu – ish ushtarak & kuader i lartë në Ministrinë e Mbrojtjes me karrierë të shkëlqyer ushtarake, njerëzore dhe profesionale, ndërsa vlerësoi kontributin tim në fushën e letrave e veçanërisht monografinë kushtuar Mehdi Lucës, tha se personalitete të tilla duhen përjetësuar në veprat letrare.
Akademik Fatos Daci – Mjeshtër i Madh, pasi më uroi dhe përgëzoi për këtë botim të ri, tha ndër të tjera se: “Shërbimi që Halili I bën, ashti si të tjerë kolegë e kolegekomunitetit dibran në përgjithësi është i çmuar dhe me vlera të mëdha… Unë nuk jam brezi i Mehdi Lucës, por unë e ruaj në memorien time vizuale si një burrë të pashëm, të gjatë, të veshur mirë, të qetë, të heshtur që përcillte vetëm kirsi dhe fjalë miradije”.
Sakip Cami, studiues dhe poet i mirënjohur, duke folur në këtë promovim, ndër të tjerat vlrësoi se “ Përvoja e Halil Ramës në fushën e monografive letrare, ku numëron dhjetë të tilla, (pesë për Dardhën dhe personalitetet e saj), ka bërë që edhe kjo monografi për Mehdi Lucën të rrjedhë lirshëm sikurse monografitë e mëparshme, ajo për Muharrem Xhedikun, Skënder Calën, Bajram Ndreun, Isuf Rashën etj., por pa përsëritur njëra tjetrën. Krahinat me histori dhe heronjtë e tyre meritojnë të shkruhet sa më shumë dhe vazhdimisht…”
Dr. ZYBER GJONI, tha ndër të tjera se: “Mehdi Luca nuk kishte grada shkencor por kishte diçka shumë më të çmuara “grada njerëzore”, që i kishte f ituar duke u shërbyer njerëzve në nevojë me ndershmëri dhe përkushtim”.
Ndërsa Elmaz Lala – ish Shef i Seksionit të Arsimit e Kulturës në KE të KP të rrethit Dibër e kujton Mehdi Lucën si: “një burrë i urtë, i kulturuar, model i sjelljes shoqërore, fisnik edhe në paraqitje e komunikim, me pasion për librin, njeri që bënte vetëm miq e të "prisheshe" me të fajin kërkoje te vetja, një qytetar shumë i përgjegjshëm e që respektonte miqtë e derës së tij si pakkush”.
Qoftë edhe nga këto pak radhë kupton se Mehdiu ishte njeri i thjeshtë, njeri i mirë, i kudogjendur, që nga koha kur u mobilizua në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare e pas çlirimit si drejtues i Komitetit të Fiskulturës në Komitetin Ekzekutiv të KP të rrethit Dibër, si nëpunës finance në kooperativë e në disa ndërmarrje të Dibrës dhe mbi të gjitha babai i dy djemve, (sot burra e kryefamiljarë të shkëlqyer), dhe i vajzës, Kujtimes një zonjë fisnike e me inteligjencë të rrallë, etj.
Mehdi Islam Luca ishte ndër burrat e urtë e të mençur të odave e mexheliseve, të cilat përbënin shkallën më të lartë intelektuale të popullit të krahinës së Dibrës, për të zgjidhur probleme, që edhe drejtësia moderne do t’i kishte lakmi për mençurinë e përdorur nga “pleqtë”, që ndanin kuvendet, bashkonin njerëzit, pajtonin gjaqet, zgjidhnin problemet e pronës, u jepnin të drejtë njërës palë, pa marrë parasysh rrangun a ofiqin që kishte pala tjetër...
BASHKËKOHËSIT…..
Shkrimin e kësaj monografie ma bënë më të lehtë bashkohësit e Mehdi Lucës, si prof. Dr. Hajri Shehu; mishëruesi e përcuesi i mencurise dibrane Shuaip Methasani, 94 vjecari Hysen LAÇI; artisti Skënder Cala, mjeshter i madh; Kolonel Femi LUCA ish - oficer i Ushtrisë Shqiptare; Avni Ndreu- koreograf, Mjeshtër i Madh, nipi i prsonazhit dr. Zyber Gjoni, e bija e tij Kujtime Luca Ushtelenca, Bashkim Gjilaga, Dogjan Dervishi, Muharrem Gjoka, Idriz Kukeli e të tjerë, që e kujtojnë Mehdi Lucën si: MISHËRUES DHE PËRÇUES TE VLERAVE MË TË MIRA TË FISIT E FAMILJES; KUADËR KORREKT, I NDERSHËM DHE I DASHUR ME TË GJITHË; KOMUNIKUES BRILANT ME NJERËZIT DHE ORGANIZATOR I AFTË; si qyetarin e kuadrin e devotëshëm që DINTE TË FALTE VEÇ MIRËSI E DASHURI.
Besoj se për të gjitha këto virtyte Mehdi islam Luca ishte dhe mbetet emblemë e qytetarisë dibrane.
Le ta kujtojmë e nderojmë si të tillë edhe në këtë 100 vjetor të ditëlindjes së tij.
Tiranë, më 17.07.2025
Comments