Gladiola Jorbus: 25 Nëntor - Shkëlqimi i rremë
3 hours ago
1 min read

Trishtimi fshihet
pas kakofonisë urbane të legjislacioneve.
Çantat mbushur me fjalë peshërënda,
projektuese, futuriste.
Këpucë stileto të kuqe trokasin
mbi asfaltin artificial të qyteteve.
Hapa galopues rendin të miklojnë
egot e sëmura.
Buzëkuqi im është provokim,
një vijë e kuqe përtej
së cilës
nuk negociohet dinjiteti.
Dhe qyteti vazhdon të shkëlqejë,
me fasadat e tij të emancipimit,
me statistika, deklarata, ceremoni...
Thonë se gratë fituan.
Vërtet?!








Comments