top of page

Gjumin kur ta prish


Gjumin kur ta prish

Nga Fatmir Terziu


Hëna lonjarake kapërceu pragun e bulëzës. Lithkë e varur në gushën e bardhë lolitet, londitet, lomçkë e zjarrtë e lodhur nga pritjet në degën e ngritur lofashtë për shpirtin e zhuritur të një blete e unë lojcak për vete teksa pres të gudulisen dy gonxhet të shpërthejnë fluskimin.


E çelur mbete lulja ime e vyer llambadis në retinën tënde glob tërë hartat që ngritëm pa kufinj tridhjetë vite si sot mbajmë si zogun majë gjembit plot dashuri një botë.


Është ky çast kur kopshti mblidhet në frymëmarrje e lulëzimi pezullohet dhe dremitet edhe gjërat tona intime si një ndërmarje të mallëngjyera nga pluskimet pasojnë psherëtimën e flladeve refleksioneve të ëmbla të eklipsit.


Mbrëmë hëna ishte e plotë, e madhe sa një botë e druri i kallamave në kopshtin tonë mbufatej në ujëshi, i brishtë, asnjëherë e dashur nuk është vonë asnjëherë gjumin kur ta prish...

27 views3 comments

3 Comments


Pajtim Xhelo

Sa natyrshëm, sa lirshëm! Si një vijë burimi që rrëshqet ëmbël e butë!

Like

Ildije Xhemali

"E çelur mbete lulja ime e vyer llambadis në retinën tënde glob tërë hartat që ngritëm pa kufinj tridhjetë vite si sot mbajmë si zogun majë gjembit plot dashuri një botë." Urime dhe Suksese poet!

Like

Thani Naqo

Nga më të bukurat poezi terziane!

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page